Loret Sadiku ka marrë nënshtesinë shqiptare me dekret të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Mbrojtësi i Helsingborgut ka rënë dakord të luajë me kombëtaren kuqezi, por më parë i duhet të kalojë disa etapa, një prej të cilave ishte marrja e nënshtetësisë, gjë e arritur më 19 shtator, data që mban dekreti i publikuar në faqen zyrtare të presidencës në internet. Etapa e parë ishte bindja e lojtarit, pasi joshej edhe nga Suedia, vendi ku jeton dhe luan, ndërkohë që tani ka mbetur edhe një pengesë, marrja e lejes nga FIFA. Sadiku ka luajtur më parë me kombëtaret e të rinjve të Suedisë, ndaj duhet një leje nga ana e institucionit botëror, megjithatë kjo konsiderohet si formalitet tani. Pas marrjes të së njëjtës leje nga ana e Migjen Bashës, më vonë atë e morën në një kohë shumë më të shkurtër Vullnet Basha, Agon Mehmeti dhe Amir Abrashi. Në këtë mënyrë, është plotësisht e mundshme që Sadiku, i cilësuar nga trajneri i Helsingborgut si “mbrojtësi më i mirë në Suedi”, të jetë i gatshëm për ndeshjet e fundit kualifikuese të Shqipërisë, kundër Zvicrës dhe Qipros.

Lajm i gezushem,por duhet qe traineri ta aktivizoj ,dhe te mos ndodh si me Abrashin dhe Gashin qe i mori formalisht.