Lorik Cana, ceremonia e lamtumirës para ndeshjes Shqipëri-Itali

DITA Online

Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana, do të mbyllë zyrtarisht karrierën e tij në datën 9 tetor, përpara ndeshjes zyrtare eleminatore të “Rusia 2018”, Shqipëri-Itali, që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Me këtë rast, FSHF-ja do të organizojë ceremoninë e posaçme për mbylljen e karrierës së kapitenit të saj ndër vite, i cili numëron edhe rekordin e pjesëmarrjes me fanellën kuqezi, me 93 ndeshje.

Përpara nisjes së ndeshjes kualifikuese, një ceremoni speciale do të organizohet në vlerësim dhe mirënjohje për ish-kapitenin Lorik Cana.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *