Lorik Cana i është bashkuar korit të lëvdatave për portierin Etrit Berisha, i cili e shfrytëzoi më miri shansin që iu dha nga mungesa e titullarit Federiko Marketi dhe tani nuk ka lëvizur më nga formacioni. Berisha dhuroi të njëjtën paraqitje solide edhe kundër Juventusit, në barazimin 1-1 të arritur të shtunën në mbrëmje. “Nuk është e lehtë për të, pasi është vetëm fillimi dhe mosnjohja e gjuhës ia komplikon paksa gjërat. Unë jam duke i mësuar gjuhën dhe përpiqem ta ndihmoj jashtë fushës”, thotë kapiteni kuqezi për portierin.
“Gjëja më e bukur është se ai ka arritur t’u japë besim shokëve të skuadrës, por edhe tifozëve”. Berisha erdhi te Lacio duke ditur që vendi i titullarit ishte thuajse i pamundur, nisur nga prania e Marketit, por Cana këtë gjë e konsideron si pozitive për portierin shqiptar, pasi ai mund të mësojë shumë nga italiani. “Berisha ka fatin të punojë çdo ditë me një portier të madh si Marketi, i kombëtares italiane, prej të cilit mund të mësojë shumë. E ka të ardhmen përpara. Kur i është kërkuar të luajë e ka bërë më së miri detyrën”.
Edhe pse në shtypin italian ditët e Marketit te Lacio shihen si të mbaruara, për shkak të paraqitjes së Berishës, Cana i sugjeron shokut të skuadrës në kombëtare që të mos nxitohet, duke i kujtuar konkurrencën e fortë. “Marketi është numri një i Lacio, ndër portierët më të fortë në Itali. Nuk mjaftojnë pak ndeshje për t’u bërë numri një. Marketi ka punuar shumë vite për të qenë ky që është dhe e ka bërë mirë punën e tij. E thashë që Berisha është me fat që ka atë përpara. Ne në skuadër jemi të lumtur që kemi dy portierë të këtij niveli”.
Ndërkaq, ndeshja me Juventusin ishte një arritje edhe për vetë Canën, pasi luajti për herë të parë si titullar që nga koha e rikthimit të trajnerit Edoardo Reja. Kapiteni i Shqipërisë pati paraqitje pozitive në mbrojtjen me tre lojtarë dhe ndoshta kjo mund të ndikojë për qëndrimin te klubi roman dhe më tepër aktivizim. Nga ndeshja i ka mbetur peng vetëm rezultati, pasi Lacio i pati mundësitë të fitonte përballë kundërshtarit me dhjetë lojtarë. Dy herë Juventusit i erdhi në ndihmë shtylla, pas goditjeve nga Klose dhe i riu Keita. “Meritonim të fitonim, edhe pse Juventus di të sulmojë edhe kur është në inferioritet numerik. Në rastin e Kloses unë isha pas tij, në 99 për qind të rasteve përfundon në rrjetë, por këtë herë nuk ndodhi”.
Une e pashe ndeshjen dhe do te thosha qe Cana ishte shume mire ne mbrojtje duke spastruar disa here zonen ne raste te rrezikshme per gol, por edhe sulmonte topin e pare jashte zones se vet duke mos mundesuar organizimin e sulmit nga Juventus.
Berisha nuk u vu shpesh ne prove nga sulmi juventin pasi mbrojtja i kreu detyrat relativisht mire, por 2 nderhyrje ishin vendimtare ndaj Lorientes dhe Tevez duke shpetuar porten nga gola te sigurte.
Nje falenderim per Igli Taren qe me aq mundesi sa ka patur ka arritur te afroje shqiptaret e kombetares ne Serie A. Po nuk pate nje manaxher te forte, apo te jesh yll i padiskutuar, eshte e veshtire te hysh ne listen e preferencave te ketyre ekipeve te medha europiane.
Nje bravo te madhe per te dy lojtaret dhe Igli Taren.
Edhe une e pashe ndeshjen dhe mendoj se traineri Reja nuk duhet ta largoje Canen drejt Fiorentines,por ta mbaje se do ti duhet shume.
Keto fiksimet psikopatike te disa trainereve,disa lojtareve te mire, u a prishin avenirin dhe pastaj thone: Sa gabim bera qe largova x lojtar.
Per te shtuar ne lidhje me artikullin…me keto keshilla Cana ka treguar mençuri prej vellait te madh ne keshillat ndaj Berishes dhe indirekt ka shprehur respektin dhe mbeshtetjen per Marchetin qe ne kete moment mund te mos e perjetoje mire stolin.
Cfare Cana thoni more njerze,ai ka marre rrugen e m…si futbollist.
Sa mire do kishte qene, nese Lorik Cana do te kishte pasur nje “keshilltar” prane vetes,,,ne ate kohe kur ishte me e nevojshme. Po ta kishte patur, ai do kish mesuar se thjeshtesia dhe puna me disipline jane te vetmet virtyte qe vleresohen larte ne jete dhe qe te bejne nje njeri te respektuar.
Pare ne kete aspekt, Ertrit Berisha nuk duket i predistinuar te jete nje tip qe mezi pret te luaje nje ndeshje te mire, per tu sjelle si Superstar apo si radio e prishur. Jane te tjere lojtare te kombetares shqiptare qe ngaterrojne lepurin me tigrin. Jane ata “keshilltaret” qe e kane me te nevojshme nje terheqje veshi. Eshte thjesht ceshtje karakteri. Njeri e ka, e tjetri jo.
Nga thjeshtesia e Ertrit Berishes mund te mesojne lojtaret e rinj shqiptare. Nga urija e Lorik Canes per tu ekspozuar dhe dukur, mund te mesosh se si nuk duhet te jesh.
ç’ja fute kot cana ekspozohet paksa si teper.!
lorik cana eshte nje nga mbrojtesit me te mire ne itali dhe pse nuk gjithnje mediat ne favorin e tij,psh biava qe eshte nje kundershtar i canes i japin gjithnje note te larte dhe pse asnjehere nuk ka bindur me lojen e tij.
i rikthehem ekspozimit loriku eshte shembullor me sjelljet e tij ,dhe po ecen ne rrugen e igli tares.