Ish-kapiteni kuq e zi Lorik Cana në një prononcim para ndeshjes për RTSH ka zbuluar edhe dëshirën e tij se me çfarë do të merret tani që nuk do të luajë më futboll.
Ai tha: “Bota e sportit është e madhe dhe këtu do rrimë, drejtues është dëshira ime, trajner nuk është në projektet e mia, ndoshta drejtues në një klub”.
“Kombetarja ka pasur gjithmonë lojtarë të mirë, të zotë, këto vitet e fundit ka pasur vërtet një kombëtare”, tha ndër të tjera.
