Loriku: Ndihmoje veten, dhe më pas edhe Zoti të ndihmon. Ne bëmë maksimumin

redaktor

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka deklaruar pas ndeshjes se ka mbetur ende punë për të bërë për kualifikimin, teksa u shpreh se fitorja ishte plotësisht e merituar.

Pas ndeshjes Cana u shpreh shumë me këmbë në tokë për vijueshmërinë e kualifikimeve, por përgëzoi skuadrën për fitoren.

“Nuk e di është vështirë për të thënë. Por, sonte e kaluam një hap tjetër të rëndësishëm me gjithë vështirësitë që i patëm me një gol të pësuar herët që na prishi pak planet e lojës”.

“Edhe çunat e bënë të veten, ne fituam në ndeshje më të mëdha, ishim duke fituar në Beograd dhe tash po rritemi edhe sonte e treguam. Në fund futbolli është për atë që fiton dhe ne merituam fitoren pas atyre rasteve që krijuam. I përgëzoj djemtë, kanë bërë të pamundurën”.

“Ndihmoje veten, dhe më pas edhe Zoti të ndihmon. Ne bëmë maksimumin tonë dhe disa herë fati nuk na buzëqeshi, por në fund na buzëqeshi dhe ne e merituam. Ne bëmë gabime. Duhet të menaxhojmë më mirë mbrojtjen por urime çuna, ka mbetur shumë punë përpara”.

“Eshte e vërtetë ne kemi thënë se grupi është dhe do jetë shumë i vështirë për ne pavarësisht pikëve, por më mirë që i kemi dhe ne po shohim se çfarë ekipi kemi dhe tani ne po vazhdojmë me lojë të mirë dhe shpresoj ta mbajmë nivelin e lojës. Të shohim si do të ndodhë, cilësia po rritet dhe lojtarët që po futen në fushë po bëjnë dallimin”, u shpreh Lorik Cana pas takimit.

Share This Article
5 Comments
  • Fitimtaret nuk duhet te gjykohen,por paten shum fat qe fituan dhe per ket gjo duhen motivu.
    dhe shperbly nga,… Bleona Qerreti

    • Katherinaqi, Shqiperia eshte realitet dhe luan edhe futboll te bukur. Kjo eshte paksa me mire se Serbija qe hengri dru,…prape. Per te mos folur per ate Greqine tende qe ka nja 350miliard borxh:) Degjo mua, mer ndonje zanat se s’kane me euto te te paguajne…

  • Kjo fitore u arrit edhe ne saj te Sali Berishas qe “ndertoi ate stadiumin e ri” ku do te luhet finalja e kampionatit europian. Ka vendos Platinia qe finalja do te lujet ne stdiumin e ri qe inaguroi Sali Berisha me Platinin …… Hade stadium hajde qe eshte. U propozua qe te hiqet emir I Qemal Stafes si komunist I vjeter e te quhet stadium “sali Berisha ” si komunist me I ri ……. besoj te gjithe jane dakort.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *