“Loro Boriçi”, punimet nuk mbarojnë më 2015-n

redaktor

Nën zë thuhet se firma e cila po merret me rikonstruksionin e stadiumit nuk ka marrë lekët për punimet që po bën dhe, në rrethana të tilla, ka ulur ritmin e punës, ngaqë tashmë nuk ka edhe një afat përfundimtar

Dy tribunat e reja kanë mbaruar së ngrituri në këmbë, por normalisht që duan shumë punë për t’u përfunduar plotësisht, ndërsa rikonstruksioni i dy tribunave të vjetra vetëm sa ka nisur, por duan shumë punë për të përfunduar

Ishte menduar që të mbaronte në nëntor të këtij viti dhe madje po bëheshin plane edhe për miqësoren në të cilën do të inaugurohej, por stadiumi “Loro Boriçi” është e sigurtë se nuk do të mbarojë deri në fund të vitit 2015. Kjo ngaqë ritmi i punimeve ka rënë shumë dhe në këtë kantier aktualisht nuk punojnë më shumë sesa 20-30 punëtorë. Nuk dihen arsyet pse po ndodh kështu, por me këtë ritëm, natyrisht që duhen së paku edhe 3-4 muaj për t’u përfunduar ky stadium, në mos më shumë.

Nën zë thuhet se firma e cila po merret me rikonstruksionin e stadiumit nuk ka marrë lekët për punimet që po bën dhe, në rrethana të tilla, ka ulur ritmin e punës, ngaqë tashmë nuk ka edhe një afat përfundimtar se kur duhet të mbarojnë ato. Fakti që nuk u luajt ndeshja me Serbinë, ka bërë që tashmë gjërat të neglizhohen, megjithatë, nuk pritej deri në këtë pikë.

Dy tribunat e reja kanë mbaruar së ngrituri në këmbë, por normalisht që duan shumë punë për t’u përfunduar plotësisht, ndërsa rikonstruksioni i dy tribunave të vjetra vetëm sa ka nisur, por duan shumë punë për të përfunduar. Nga ana tjetër, sa i takon tapetit të fushës, ende nuk dihet se kur do të nisë shtrimi i tij dhe në këto kushte, natyrisht që duhet të presim vitin e ardhshëm për ta parë të përfunduar stadiumin “Loro Boriçi”.

Share This Article
4 Comments
  • Rama flitej ne Shkoder se e mban fjalen dhe stadiumi do te perfundoje ne fillimin e tetorit , por njerezit po shofin se punimet jane po thujse nderprerë ne stadium . Nga qytetaret pritej se do te vinte INUK per te pastruar ndertesat per rreth stadiumit qe i zëne frymen stadiumit , po punet ne kte vend qenka e zorshme te behen siç duhen bere .

  • Stadiumin dikush po e saboton ne kohe dhe ne cilësi . Kryeministri duhet ti çoje punet e nisura deri ne fund per te mbajtur premtimin.

  • Pa tjeter qe do kontriboje Sali Berisha dhe SHQUPI per ta perfunduar,pasi shkodren e kane te tyren. Ma do mendja se dhe Jozefina do shesi tokat e marra dhe to ndihmoje ne ndertimin e stdiumit,meqenese nuk ndertoi dot parlamentin dhe stadiumin “Qemal Stafa”

  • Stadiumin i gezon kur te ndertohet te gjithe shkodranet verioret dhe te gjithe sportdashesit shqiptar , por mir e ka ,populli ,,te vetmit qe nuk gezohen dhe po e sabotojne jane ato qe kane marr peng Shkodren tash 25 vjet per interesat e tyre .
    Ne kte foto shikohet kjo mbulese tribune qe perçudnon krejt stadiumin , ne projekt ishte mbulesa me harqe shum e bukur .
    Kryeministri eshte ideatori dhe ndertuesi i stadiumit dhe duhet te informohet se ne stadium eshte ndaluar punimi .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *