“Los Blancos” i sigurt : Kylian Mbappe ose Neymar

J L

Kylian Mbappe ose Neymar! Njëri prej tyre do të transferohet në Madrid gjatë merkatos së verës. I guximshëm, por edhe I bujshëm është titulli i të përditëshmes spanjolle “AS”, që njihet për afrimitetin e saj me klubin “Los blancos”.

Gazeta tregon se dy sulmuesit e Paris SG janë në krye të listës së blerjeve të Florentino Perez, i cili duhet të zgjedhë. Për momentin i preferuari është futbollisti francez.

Duke qëndruar në atë që raporton “AS”, deklaratat e fundit të Mbappe, ku kërcënonte qartë klubin parizien  se do të largohej nëse nuk merrte më shumë përgjegjësi kanë ndezur shpresat në klubin madrilen.

Real Madrid, prej muajsh vijon përpjekjet e fshehta me babain-menaxher të Neymar por tashmë duket se janë tërhequr nga bisedimet. Për momentin të gjitha energjitë janë përqëndruar te Kylian Mbappe.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *