Lotari dhe fatura, si nxiteshin shqiptarët në 1951 të kursenin

editor

Është viti 1951.

Në këtë periudhë, në vend aplikohej i ashtuquajturi “regjim kursimi” e në këtë kuadër, shqiptarët nxiteshin jo vetëm të kursenin në përditshmërinë e tyre (pavarësisht varfërisë)  por edhe të pajiseshin me librezë kursimi.

Fotot e mëposhtme janë botuar nga SCAN.

Por cilat ishin përfitimet që qytetarët kishin në atë kohë nga një librezë kursimi?

Në një reklamë të botuar në fund të revistës së asaj kohe “Financat dhe krediti” (organ i Ministrisë së Financave që dilte një herë në dy muaj) shqiptarët informoheshin se cilat ishin përfitimet që mund të kishin nëse pajiseshin me librezën e kursimit.

Për të bërë më “joshës” për qytetarët marrjen e një libreze të tillë ishte edhe një lotari që hidhej çdo 6 muaj e ku qytetarët që kishin libreza mund të përfitonin rritje të kapitalit të tyre.

Po ashtu, në reklamën e publikuar në revistë evidentohet se depozituesit e librezave të kursimit mund t’u paguhej, pa pasur nevojën e paraqitjes; qiraja e shtëpisë, fatura e energjisë, kuota e çerdhes etj. mjaftonte vetëm që arkës së kursimit t’i lihej një autorizim i posaçëm.

b.m. / dita

Share This Article
7 Comments
  • Nuk e kuptoj se perse jane futur ne thonjeza fjalet ” rregjim kursimi “. Dhe nuk e kuptoj se perse ky shkrim ka nje note te theksuar mosbesimi e percmimi.
    Librezat e kursimit duhet te jene ne cdo kohe nje ane e dyte e buxhetit familjar apo e individeve. Amerika dhe sistemi amerikan qe nga krijimi e deri me sot eshte ngritur e mbajtur nepermjet kursimit. Edhe atje ka varferi, nganjehere ekstreme ne zona te tera dhe ne grupe te tera te popullsise, dhe perseri amerikanet kursejne shume. Ajo Amerika qe eshte sot eshte bere nepermjet kursimit.
    Nga ana tjeter qeveria nepermjet depozitimit te parave te qytetareve ne librezat e kursimit, pra ne banka, thith dhe perdor ate pjese te kartmonedhes qe eshte e lire, pa perdorur metoda te tjera si ajo e emetimit, duke shmangur rritjen e inflacionit dhe duke mbajtur te qendrueshem parametrat financiare makro.
    Shqiperia ne ate kohe me shpejtesi po hidhte hapat e para te te berit shtet, gje qe u arrit ne nje kohe te shkurter me pjesmarrjen e 95% te shqiptareve.
    Tani ketyre l…oqeve ju duket cudi.
    I varferi kursen dhe i llogarit shpenzimet. I pasuri shpenzon.
    Pas kesaj, me lejoni tju them se jeni tallur me paditurine tuaj. Beni mire qe i botoni keto, por spjegoini ashtu si duhet.

    • zoti Demi

      rralle shikohet nje koment kaq domethenes ne faqet e komenteve on-line

      .
      eshte bere normale nje “shit-storm” stuhi me fekale ndaj sistemit te viteve 1945-1990 dhe shumica e autoreve te tyre jane ish turbo-enverista qe u kthyen ne elez-biberista…dhe do permendja Mehmet Elezin qe nga antar i KQPPSH u gradua ambasdor ne Zvicerr nga junta berishiste..
      .
      Mjafton te lexohen “zbulimet” e Dashnor Kalocit–Blendi Fejziut..Kastriot Dervishit..Nevila Nikes (bija e spiunit serb Bujar Hoxha) sinqerisht dhe me antienveristi behet enveriat sidomos me cfare ka ndodhur pas 1991

      .Per shembull firmat piramidale—inteligjenca e huaj dhe shkaterrimi i shtetit shqiptar ne 1997 mjafton ti themi ketyre “poshtruesve te kohes enverit”

      ju lutem mos na i beni enverin Profet..

  • Në atë periudhë ka patur dhe obligacionet që kishin blerë njerzit dhe ato ndërtoheshin vetëm në Arkat e Kursimit.Paret që ngriheshin nga obligacionet depozitohedhin aty.

  • Edhe soit ne kapitalizem Banka e Shqiperise ka norma te larta interesi per bonot e trhesarit!
    Une vjet futa 100 milion leke te vjetra per nje vit dhe Banka me dha si interes vjetor nje shume marramendase,qe m’u desh go9mari qe t’i mbaja prej…..100 mije leke te vjetra!
    A e shihni se si tallen sot Bankat me leket tona?
    Dhe shajne akoma keta kriminele e hajdute kunder soicializmit!
    Beni,more qelbesira qiofte edhe nje gje te vetme me te mire se socializmi per shumicen e popullit dhge atehere llapni sa tre doni ne gropen e halese!

  • Ne 1951 dominonte ekonomia shteterore. Privati ishte ne zona malore e kodrinore dhe bisnesi i vogel .Tendenca ishte me e likujduar privatin sic dhe u be. Keto Libreza Kursimi te “paditnin” ne lidhje me fitimet dhe pastaj i kishe kontrollet ne dyqan……..tung

  • Per ju qe po na e mburrni aq shume ate lloj sistemi dhe ate kohe qe me sa duket keni qene drejtues partie duhet te ju kujtohet mire qe ate 100 lekesh te vjeter qe ndermarrjet me urdher partie ta mbanin cdo 15 ditesh njerezit shkonin ne fund te 15 diteshit e terhiqnin.Nese ky ju duket nje sistem i drejte ekonomie atehere ai ishte shteti me i perkryer ne bote por me sa me kujtohet mua njerezit per te blere dicka qe u nevojitej per shtepi qofte dhe nje krevat apo dhome gjumi organizonin llotari tines shtetit perndryshe nuk bleje dot asgje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *