Pranvera Kola
Nesër nis aplikimi për Lotarinë Amerikane. Të gjithë qytetarët që janë të interesuar për të siguruar një vizië emigrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet këtij programi, duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit online në afatet e përcaktuara. Sipas udhëzimeve të shpallura tashmë, regjistrimet për programin e lotarisë për kuotat e 2023 duhet të kryhen në mënyrë elektronike në adresën: https://dvprogram.state.gov/ , duke nisur nga mesdita e ditës së nesërme (6 tetor) për të vijuar deri në orëm 12:00 të datës 9 nëntor të 2021.
Për të pasur një regjistrim sa më të sukseshëm, ekspertët udhëzojnë që të mos prisni deri në javën e fundit të periudhës së regjistrimit për të përfunduar aplikimin tuaj, pasi kërkesat e shumta që shfaqen për këtë program mund të shkaktojnë mbingarkesё të faqes së internetit, e për rrjedhojë regjistrimi juaj mund të mos jetë i vlefshëm. Edhe për këtë vit bëhet e ditur se nuk do të pranohen në asnjë rast aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara. Në udhëzuesin e shpallur për regjistrimet në këtë program, sqarohet se ligji lejon vetëm një regjistrim për cdo person gjatë periudhës së përcaktuar. Ndaj duhet të dini se Departamenti i Shtetit Amerikan përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta, dhe për individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi do të skualifikohen. Regjistrimet e papërfunduara nuk do të pranohen. Aplikimi për lotarinë në çdo rast është falas.
“Ne ju rekomandojmё fuqimisht të plotësoni vetë formularin e regjistrimit, pa ndihmën e një “këshilluesi për viza”, “agjenti të vizave” ose personave të tjerë që ju ofrojnë ndihmë. Nëse është dikush tjetër që ju ndihmon, duhet të jeni të pranishëm në momentin e përgatitjes së regjistrimit, në mënyrë që t’u përgjigjeni të gjitha pyetjeve në mënyrë sa më tё saktё, të merrni fletёn e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të pajiseni me faqen e konfirmimit dhe numrin e konfirmimit. Pa këtë informacion, nuk do të jeni në gjendje të hyni në sistemin online, i cili do t’ju informojë mbi statusin e regjistrimit tuaj. Duhet të jeni të kujdesshëm në rastin kur dikush ofrohet të ruajë fletёn tuaj të konfirmimit dhe numrin tuaj të konfirmimit. Ju gjithashtu duhet të keni akses te posta elektronike që keni vendosur tek regjistrimi juaj në E-DV”, rekomandohet në udhëzuesin e shpallur nga Ambasada Amerikane në lidhje me procedurat e aplikimit të lotarisë.
Pasi të keni dorёzuar elektronikisht regjistrimin e plotë, juve do t’ju shaqet një faqe konfirmimi, e cila përmban emrin tuaj dhe numrin tuaj unik të konfirmimit. Ju duhet të printoni këtë faqe dhe ta ruani, pasi nëpërmjet këtij kodi do të bëni të mundur verifikimin nëse jeni përzgjedhur për të vijuar më tej procedurat e sigurimit të vizës. “Kontrolli i Statusit të tё Regjistuarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2023 dhe, në rast se jeni përzgjedhur, mund të lexoni udhëzime se si të vazhdoni mё tej me aplikimin tuaj. Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk do t’ju informojë në mënyrë direkte. Në rast se jeni përzgjedhur dhe dorëzoni një aplikim për vizë, së bashku me dokumentacionin e kërkuar, duhet të përdorni Kontrolli i Statusit të tё Regjistuarit për t’u informuar mbi datën e caktuar për intervistë”, sqarohet më tej në udhëzues.
Rekomandimet rreth vlefshmërisë së pasaportës
Sipas ekspertëve, aplikuesit kryesor i duhet një pasaportë e paskaduar për udhëtim jashtë shtetit, numri i pasaportës, shteti i lëshimit të pasaportës dhe data e skadimit. Kjo kërkesë aplikohet vetëm për aplikuesin kryesor, dhe jo për vartësit e tij. Ju duhet te vendosni një pasaportë të vlefshme valide për udhëtime ndërkombëtare përveç nëse jeni pa shtetësi, ose i përkisni një kombësie të shteteve të kontrolluara nga komunizmi dhe për këtë nuk mund të merrni një pasaportë të atij shteti, ose jeni përfitues i përjashtimit individual të miratuar nga Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Sekretari i Shtetit. Në rast se nuk fusni informacionin e një pasaporte të vlefshme, nuk do të jeni të ligjshëm për një lotari (DV).
Si të përzgjidhni fotografitë e duhura për aplikim!
Për të bërë një regjistrim të sukseshëm duhet të ngarkoni gjatë plotësimit të formularit fotografi personale pa syze, të nxjerrë 6 muajt e fundit, për ju si aplikant kryesor, të bashkëshortit/es, si dhe të të gjithë fëmijëve të përfshirë në regjistrim. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuara specifikime teknike dhe të kompozimit që duhet të ketë fotografia juaj dixhitale. Nuk është e nevojshme të përfshini një foto të bashkëshortes/it dhe fëmijëve tashmë qytetarë amerikanë ose Rezidentë të Përhershëm të Ligjshëm (me green card), por në rast se i përfshini nuk do të ketë pasoja në aplikimin tuaj për vizë shumëllojshmërie. Fotografitë në grup nuk do të pranohen; duhet të paraqisni nga një fotografi për çdo individ. Regjistrimi juaj mund të skualifikohet ose viza juaj të refuzohet nëse fotografitë tuaja nuk janë të kohëve të fundit, janë të manipuluara në një formë apo në tjetrën, ose nuk respektojnë specifikimet e mëposhtme. Nëse përfshini fotografi që e kishit përdorur në regjistrimin e vitit të kaluar, ju do të skualifikoni automatikisht, ndaj përdorni fotografi të nxjerrë kohët e fundit.
Kërkesat pёr arsimimin dhe përvojёn punës që duhet të keni
Ligji dhe rregullat e Emigracionit të Shteteve të Bashkuara kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një arsim të shkollës së mesme ose ekuivalentin e saj, ose brenda pesë viteve të fundit të ketë dy vjet përvojë pune në një profesion që kërkon përvojë ose trajnim të paktën dy vjet. Një “arsimim i shkollës së mesme ose ekuivalente” përkufizohet si përfundimi me sukses i një kursi dymbëdhjetëvjeçar fillor dhe të mesëm në Shtetet e Bashkuara ose përfundimin e suksesshëm në një vend tjetër të një kursi arsimi zyrtar të krahasueshëm me filloren dhe të mesmen të një shkolle në arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara. Vetëm kurset zyrtare të studimit e përmbushin këtë kërkesë, kurset e korrespondencës, me kohë të pjesshme, ose çertifikata të ngjashme (të tilla si me kohë të pjesshme GED.) nuk janë të pranueshme. Prova të dokumentuara të edukimit ose përvojës së punës duhet t’i prezantohen zyrtarit konsullor në kohën e intervistës për vizë. Nëse ju nuk i përmbushni kërkesat për edukim ose për përvojë pune, regjistrimi juaj do të skualifikohet në ditën e intervistës për vizë dhe as juve e as anëtarëve të familjes suaj nuk do t’ju lëshohet vizë.
Sa shpejt pas regjistrimit të formularit do të marr njoftimin për konfirmimin elektronik?
Ju duhet të merrni njoftimin konfirmues menjëherë, sëbashku me numrin e konfirmimit i cili duhet ruajtur dhe mbajtur. Megjithatë, duke u nisur nga natyra e paparashikueshme e internetit, mund të njoftoheni me vonesë. Ju mund të shtypni butonin “Submit” sa herë të jetë e nevojshme deri në pranimin e plotë të formularit dhe deri në njoftimin për marrjen e konfirmimit. Megjithatë, sapo të merrni njoftimin konfirmues, mos e ridërgoni informacionin tuaj.
Përzgjedhja e aplikantëve
Përzgjedhja e Aplikantëve do të bëhet bazuar në shpërndarjen e vizave tё disponueshme për çdo rajon dhe shtet, individët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri ndёrmjet aplikimeve të kualifikuara. Të gjithë aplikantët e DV-2023 duhet të shkojnë tek “Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve” duke përdorur numrin unik të konfirmimit të ruajtur nga regjistrimi për DV-2023 i aplikimit të tyre në internet për të gjetur nëse aplikimi i tyre është përzgjedhur në programin e DV. Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve do të jetë në dispozicion në faqen e internetit të E-DV https://dvprogram.state.gov duke filluar nga 8 Maji 2022 deri më 30 shtator 2023. Nëse aplikimi juaj është përzgjedhur, ju do të drejtoheni tek një faqe konfirmimi që do t’ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacione për pagesat lidhur me procedurat e emigracionit për në Shtetet e Bashkuara. Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve do të jetë mjeti i vetëm me të cilin do të njoftoheni nëse jeni përzgjedhur. Po ashtu, edhe individët të cilët nuk janë të përzgjedhur do të njoftohen vetëm përmes Kontrollit të Statusit të Regjistrimit.
“Të gjitha regjistrimeve tё marra nga secili rajon do u caktohet një numër individual dhe nё përfundim të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të përzgjedhë rastësisht aplikime të marra nga secili rajon gjeografik. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar, aplikimi i dytë i përzgjedhur do të jetë rasti i dytë i regjistruar, etj. Të gjitha regjistrimet e marra gjatë periudhës së aplikimit do të ketë një shans të barabartë për të qenë të përzgjedhur në çdo rajon. Në qoftë se ju jeni përzgjedhur dhe ndiqni udhёzimet e dhëna online nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarve, Qendra Konsullore nё Kentucky (KÇ) e Departamentit tё Shtetit do të shqyrtojë rastin derisa kandidatët e përzgjedhur për intervistë të marrin udhëzimet për t’u paraqitur në intervistë për vizë në një Ambasadë ose Konsullatë të SHBA, ose derisa ata që ndodhen në SHBA, të aplikojnë në një
Po nëse humbas numrin tim të konfirmimit?
Ju duhet të keni numrin tuaj të konfirmimit që të hyni tek Kontrolli i Statusit tё tё Regjistruarve. Nëse ndodh që për arsye të ndryshme të humbisni këtë kord, ju duhet të dini se një buton është tani në dispozicion në Kontrollit të Statusit tё tё Regjistruarve në faqen e internetit E-DV që do t’ju lejojë të rifitoni numrin tuaj të konfirmimit përmes adresës së regjistruar të postës elektronike duke plotësuar informacione të caktuara personale për të konfirmuar identitetin tuaj. Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-sё dhe Qendra Konsullore në Kentucky nuk janë në gjendje që të kontrollojnë statusin tuaj të regjistrimit për ju apo të sigurojnë numrin tuaj të konfirmimit tek ju direkt (përveç butonit gjetës nëpërmjet Kontrollit të Statusit tё Regjistrimit). Departamenti i Shtetit nuk mundet të sigurojë një listë të atyre që përzgjidhen për të vazhduar procesin e vizave.
Fotografitë tuaja duhet të jenë:
- Me ngjyra.
- Në fokus. Personi që fotografohet duhet të jetë me fytyrë drejt aparatit.
- Lartësia e kokës ose përmasa e fytyrës (matur nga maja e kokës duke përfshirë edhe flokët deri tek pjesa e poshtme e mjekrrës) duhet të jetë ndërmjet 22 mm dhe 35 mm ose nga 50% deri 69% të lartësisë totale të fotografisë.
- Të jetë nxjerrë brenda 6 muajve të fundit dhe të tregojë pamjen tuaj aktuale.
- Të jetë nxjerrë me një sfond të bardhë e të ndriçuar.
- Të jetë nxjerrë me fytyrën që shikon drejtpërdrejt kamerën. Koka e personit nuk duhet të jetë pozicionuar lart, poshtë ose anash.
- Me një shprehje neutrale të fytyrës dhe me sytë të hapur.
- Me rroba që vishni si zakonisht çdo ditë
- Nuk duhen veshur uniforma, përveç veshjeve fetare që vishen çdo ditë.
- Jo shami apo kapele që pengon flokët, përveç veshjeve fetare që vishen çdo ditë. Fytyra juaj duhet të jetë e dukshme dhe shamia e kokës nuk duhet të krijojë ndonjë hije në fytyrën tuaj.
- Kufjet, pajisjet ëireless, apo të ngjashme janë të papranueshme në fotografinë tuaj.
- Hiqini syzet kur të dilni në fotografi.
- Nëse ju mbani një pajisje dëgjimi çdo ditë, ju mund ta mbani atë edhe kur të dilni në fotografi.
Fotografia digjitale duhet të jetë: në formatin JPEG (.jpg), baras ose më pak se 240 KB si madhësi, teksa dimensioni i fotos duhet të jetë 600×600 pikselë.

Cuna mos beni vaksinen se nuk ju duan gocat!