Dita e sotme shënon edhe hapjen zyrtare të procedurës për njoftimin e aplikuesve të përzgjedhur në fazën e parë. Verifikimi kryhet në adresën http://www.dvlottery.state.gov duke kontrolluar statusin e konkurruesit. Në këtë faqe mund të hyni vetëm nëse keni të ruajtur kodin unik të aplikimit. Procedura e plotë deri në marrjen e vizës së emigrimit për në SHBA
Pranvera Kola
Sot nis zyrtarisht konfirmimi i aplikimeve që janë pranuar në fazën e parë të programit të lotarisë amerikane për 2014-n. Sipas burimeve zyrtare të Ambasadës Amerikane, kandidatët e regjistruar në këtë program duke filluar nga sot duhet t’i drejtohen faqes zyrtare të internetit për të mësuar nëse aplikimi i tyre është përzgjedhur ose jo.
“Për ata që kanë aplikuar për lotarinë 2014, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entry Status Check), i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 1 Maj 2013, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë”, thuhet nga burimet zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Lajmërimi i fituesve
Ky verifikim do të kryhet nëpërmjet “Kontrollimit të Statusit të Konkurruesit (Entry Status Check) në adresën zyrtare të internetit të programit të Lotarisë Amerikanehttp://www.dvlottery.state.gov/. Kontrolli i statusit të aplikimit do të jetë mjeti i vetëm me të cilin fituesit apo të përzgjedhurit do të njoftohen që janë selektuar për programin e vizave të lotarisë amerikane DV-2014”, konfirmohet nga burimet zyrtare të Ambasadës Amerikane.
Kjo është e vetmja metodë me të cilën do të bëhet lajmërimi i fituesve për të vijuar procedurat e mëtejshme të aplikimit deri në marrjen e vizës së emigrimit. Një gjë e tillë do të thotë se nuk do të ketë më lajmërime nëpërmjet postës elektronike individuale. Njëkohësisht kontrollimi i statusit të aplikimit do t’ju ofrojë të përzgjedhurve udhëzime se si të vazhdoni me aplikimin duke diktuar informacionet për datën dhe orën e takimit për vizën e emigrimit.
Në këto kushte të përzgjedhurit e rastësishëm nga sistemi kompjuterik nuk do të njoftohen me anë të postës elektronike (e-mail). Procedurat e mësipërme janë shpjeguar në udhëzimet e Lotarisë DV-2014, seksioni “Përzgjedhja e Aplikantëve”, në të cilat detajohen të plota afatet në lidhje me datat se deri kur do të vijojë shpallja e fituesve.
Procedura deri në marrjen e vizës
Nëse ju jeni përzgjedhur për të vazhduar më tej me procesin e Lotarisë, pasi të merrni udhëzimet, ju duhet të tregoni që jeni i ligjshëm për një vizë emigrimi, duke përfunduar me sukses hapat e ardhshëm. Kur kërkohet të bëni këtë nga Qendra Konsullore në Kentaki, do t’ju duhet të plotësoni aplikimin për vizë emigrimi, paraqisni dokumentet e kërkuara dhe formularët, të paguani tarifat e nevojshme, të përfundoni ekzaminimin mjekësor, dhe të intervistoheni nga një zyrtar konsullor në Ambasadën ose Konsullatën Amerikane për të demonstruar se ju kualifikoheni për një vizë emigrimi diversiteti.
Kodi unik për verifikimin e aplikimit
Të gjithë të regjistruarit në programin e lotarisë fillimisht duhet të kenë të ruajtur faqen e konfirmimit me kodin unik të përcaktuar që në fazat e aplikimit të zhvilluara në mbyllje të vitit të shkuar. Vetëm në këtë formë do të mund të vijohet më tej për të parë se çfarë ka ndodhur me aplikimin e bërë. Kjo pasi numri juaj i konfirmimit bën të mundur që të futeni në faqen e internetit të lotarisë për të marrë njoftimin nëse regjistrimi juaj është përzgjedhur nëpërmjet Kontrollimit të Statusit të Regjistrimit “Entry Status Check” që do t’ju vihet në dispozicion nga data 1 Maj 2013 në adresën http://www.dvlottery.state.gov. Të përzgjedhurit do të drejtohen në një faqe konfirmimi ku dhe do t’u jepen udhëzime të mëtejshme, përfshirë dhe informacione për pagesat lidhur me emigracionin në Shtetet e Bashkuara. Kontrollimi i Statusit të Regjistrimit do të jetë e vetmja mënyrë me të cilën të përzgjedhurit do të njoftohen.
Ata individë që nuk janë përzgjedhur do të njoftohen vetëm duke parë statusin e tyre në Internet tek “Entry Status Check”. Edhe për fazat e mëtejeshme “Kontrollimi i Statusit të Regjistrimit do të jetë mjeti i vetëm i informacionit për përzgjedhjen tuaj për DV-2014, duke ju dhënë udhëzime mbi vazhdimin e procesit të aplikimit, dhe duke ju njoftuar për datën dhe kohën e takimit tuaj në Ambasadë për vizë emigrimi.
“ Mbani mend, vetëm aplikantët e përzgjedhur njoftohen nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentaki (QKK). Asnjë organizatë tjetër apo kompani private nuk është e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për të njoftuar aplikatët e DV-së për përzgjedhjen e aplikimit të tyre si fitues apo të hapave të mëtejshëm në procesimin e aplikimit për vizë”, thuhet nga Ambasada Amerikane.
Kujdes nga mashtrimi!
Nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. Vitet e shkuara aplikantët fitues njoftoheshin nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK) me anë të postës, jo me e-mail dhe të përzgjedhurve u jepeshin udhëzimet se si të vazhdonin në hapat e mëtejshëm të procesit.
QKK-ja nuk ju kërkon juve t’u dërgoni para, po ashtu as ambasadës amerikane apo ndonjë ambasade tjetër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (me postë apo nëpërmjet shërbimeve si Western Union). “Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar procesimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga QKK-ja që ju njofton juve të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj”.
Deri në mbyllje të kësaj procedure në asnjë rast nuk nevojitet derdhja e parave për të mësuar nëse jeni përzgjedhur ose jo. “Nëse ju merrni një e-mail që ju duket të jetë një njoftim mashtrimi me Llotarinë DV, ne ju kërkojmë që ju ta dërgoni atë e-mail në adresën tonë të postës elektronike [email protected]
Kjo pasi disa adresa interneti mund të tentojnë t’ju çorientojnë duke ju bërë të mendoni që ato janë adresat zyrtare të internetit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë. Ato mund të tentojnë t’ju kërkojnë të paguani për shërbime si formulari dhe informacionet, të cilat janë falas në adresat e internetit të Departamentit të Shtetit dhe të Ambasadave”, thuhet më tej nga Ambasada.

pershendetje: urime per gazeten tuaj,tv qe ju do te nisni do te jete dhe ne satelit?
po per vitin 2013 do te jepni ndonje pergjigje ju lutem
Po per 2015 kur do jepen pergjigjet ?
Ah te shkretet shqiptare, genjehen nga “endrra” amerikane, dhe kur shkojne ne amerike pesojne zhgenjmin me te madh te jetes se tyre.
Do merrni leke me shume, por do mbylleni brenda vetes tuaj, do punoni kaq shume qe te paguani faturat sa sdo keni kohe ti thoni miremengjes dhe naten e mire njeri-tjetrit.
Amerika te blen me dollare dhe te merr shpirtin.
Nejseeeeeeeeeeeeee
Ne te njejten kohe te jep dhe mundesi per tu bere njeri dhe per te jetuar nje jete normale.
Te jep mundesine e edukimit dhe shkolles ne cdo moshe, dhe njekohesisht mundesi per te bere me jete me se normale, me nje biznes te vogel apo dicka tjeter qe dikush mund te sajoje.
Ku eshte normaliteti i jetes kur nje cift kalon kohe bashke vetem nje dite ne jave? Ku eshte normaliteti kur prinderit e tu nuk ambientohen dot dhe nuk kane nje njeri qe te flasin, kur nuk kane njerezit e tyre afer?
Sigurisht, shkollohesh, edukohesh, dhe rropatesh per te paguar 40000 dollare ne vit per nje shkolle. Biznesi i voge? Picerite…po, patjeter, por le te mos shkojne tek bizneset e vogla se i dime shume mire si jane, sidomos ato te shqiptareve.
Shqiptaret kane hapur lokale dhe ne to shkojne vetem shqiptare, dhe jane te vetmet vende ku pihet duhan, totalisht duke shkelur ligjin.
Jane hapur ca firma ndertimi, sigurisht, por mbrapa tyre qendrojne ca pastrime parash.
Une e kam diku tjeter 🙂
Enea, ty nuk te pengon njeri te kthehesh ne atdheun tend te mrekullueshem. Mos harro te marresh edhe prinderit me vehte.
Ah, edhe dicka tjeter: Ai/ajo qe shkojne ne amerike nuk jane “njeri”. Pse, Amerika te ben njeri??????
You are funny 🙂
po ne shqiperi po te punosh tere jeten nje “M” te madh merr ndersa atje vertet jane rregullat e punes strikte dhe punohet shume por paguhesh shume ne te njejten kohe
Po te punonim dhe te zbatohej lixhi ketu si ne amerik edhe ne shum shpejt do jetonim si amerikanet por ne shqipetaret ketu ne kosov dhe shqiperi mendojm se duhet pasuruar menjiher me hajni me korrupsion prostitucion kontraband dhe gjera tjera te ndyta prandaj jemi ketu ku jemi si ma se keqi
Edhe ne Amerike ka korrupsion, prostitucion, por e bukura eshte se Amerika, me TV e saj ben nje propagande qe mpin trurin e qytetareve te saj, duke u thene perralla dhe keshtu asnje se ve ujin ne zjarr.
do na tregoni nese jemi fitues ose jo apo jop
Rilindja do ju siguroj te ardheme te lumtur,sa amerikanet e europinet do kerkojn te marrin shtetsin shqiptare.
Kete e thua ti Mark, e beri kellira Sali Berisha…ai e riti mireqenien me tej se sa ajo e gjermaneve,aq sa gjermanet po thyjne portat e ambasades shqiptare per te ardhur ketu
pershendetje …i uroj te fjith ato qe kane fituar llotarine amerikane shpresoj ta ke fituar edhe unee …
JU LUTEM A MUND TE ME TREGOJE DIKUSH NESE ATA QE NK E KANE PARE ME DT 1 MAJ NESE JANE FITUES NK MUND TA SHOHIN ME NESE JANE FITUES
SHPRESOJOJM SE ZOTI ESHTE ME NE
Pershendetje sot shpresoi te fitojn shum shqiptar lloton e te fitojne ma te miret si puna ime
Pershendetje! Mund te me thote ndokush se deri kur eshte data e fundit x te kontrolluar pergjigjen nese je fitues apo jo?
po ata qe nuk kane ruajtur kodin, si mund te zbulojne a jane perzgjedhur apo jo???? Ju lutem me ktheni pergjigje.
pershendetje! doja te dija nese do kete shtesa per nr te tj ne muajin gushte. ju lutem me ktheni pergjigje .
kur do te dalin pergjigjet e llotarise qe jan bere tetorine kaluar te 2014
ju lutem me ktheni pergjigje
denada,
nga data 5 maj 2015.
Ne vend qe te beni pyetje ndiqni linkun e treguar ne artikull dhe aty do te merrni pergjigjet e pyetjeve.
Amerika eshte per njerzit e punes e jo te llafeve e te klubeve. Te gjithe ata qe njoh,duke filluar nga doktore,infermiere,guzhinjere,ish-oficere,ish-sigurimsa, profesore,juriste,artiste,gazetare,shkencetare,puntore,fshatare,myslimane,krishtere,vllehe,sllave,minoritare,egjyptiane,qe kane patur fatin te punojne e jetojne ne u.s.a.,jane sistemuar per bukuri,90%,e tyre kane shtepi,kane shkolluar femijet(tre prej femijeve te atyre qe njoh,jane bere DEKANE ne univ.e HARVARDIT),te gjithe pa perjashtim jane te punesuar ne profesionin e deges qe kane zgjedhur,me rroga te larta.Shume Shqiptare qe kam njohur,si dembele e parazite ketu,kane ndryshuar menyren e jeteses dhe kane patur sukses ne cdo aspekt te jetes.
Amarika eshte per njerzit e punes,kaq !
Ke te drejte o Taku qe nuk qenke halabaku..:) Amerika eshte per njerezit e punes. Dhe te mos harrojme qe edhe Shqiperia drejt asaj menyre jetese po orientohet pavaresisht se ka edhe nja 100 vjet qe ti afrohet..
Njeriu qe zgjedh vete te aplikoje per ne US, mund te marri informacion te plote perpara se ta beje kete. Nese ne Shqiperi ske shprese per pune, nese femijet ke deshire ti shkollosh me mire pra nese nuk shikon perspektive, atehere vendos te levizesh per te ndryshuar jeten.
Nese do te pish 3 here kafe ne dite neper lokale e te mos punosh, Amerika nuk eshte per ty.
Prinderit e kane deren te hapur te vijne e te ikin brenda mundesive, po mos i kerkoni Amerikes se ku do bejne muhabet prinderit e tu ama..
pershendetje.kam aplikuar per llotarine por nuk gjej dot godin me 16shifra.si mund te shikoj emrat e rezultateve?
prsh; dua ta di si ka dal per vete.ardit koro
prsh. dua ta di per vete
pershendetje per vitin 2015 edhe 2016 a ka ndonje ,, ofert per ,, vize amerikane ,,?