Lotët mposhtin Suarez: Klubi ku linda si futbollist

Gazeta Dita

Luis Suarez nuk mundi dot të përmbajë lotët gjatë një udhëtimi emocional që ai realizoi në fushën në Uruguai, aty ku lindi aventura e tij futbollistike. Sulmuesi i Barcelonës dhe familja e tij shkuan tek klubi i tij i parë, Nacional, ku një fushë është emërtuar në nder të Suarez. Të qenit në skenën ku ai nisi udhëtimin e tij të futbollit, natyrshëm që pati një event gjigant te ish-ylli i Liverpool. Ai u mallëngjye përballë turmës së grumbulluar në fushën Luis Alberto Suarez në kompleksin stërvitor të Nacional Los Cespedes në Montevideo.

Ai deklaroi: “Ndjesia është e ndërthurur mes emocioneve dhe gëzimit. Për një kohë të gjatë nuk kam mundur të vij, çdo kush do ta mirëkuptoj këtë, për shkak të një çështje kalendari, që është vështirë të bjerë në kompromis. Dëshiroja që fëmijët e mi të shikonin se nga vij unë, ku kam lindur si futbollist”.

Suarez u bashkua me skuadrën e të rriturve në moshën 16-vjeçare, dy vite pasi ishte bërë pjesë e ekipeve zinxhir të klubit. Ishte pikërisht pas asaj, në vitin 2006, gjatë udhëtimit për në Europë, kur jeta e tij ndryshoi, duke nisur me një transferim te klubi holandez, Groningen. Por pavarësisht suksesit të tij të jashtëzakonshëm, Suarez u tregua shumë egoist duke mos i treguar fëmijëve të pranishëm se si të mund të arrijnë në nivelet e tij.

“Ndonëse do të përballen me kohëra të vështira, në moshën 13 vjeç, 14, 15, 18… në fakt në çdo moshë, djemtë duhet të kënaqen duke luajtur. Kurrë të mos dorëzohen. Nuk mund të dorëzohen për krenarinë e gjithsecilit prej tyre. E them këtë sepse kam kaluar shumë peripeci dhe këtu te Nacional më kanë trajtuar gjithmonë në mënyrë spektakolare. Jam i privilegjuar që të kem një fushë të emërtuar sipas emrit tim, i jam shumë mirënjohës Nacional-it”, deklaroi Suarez.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *