Lotito hap thesin, 10 milionë euro premio për titullin

Leda Hysa

Do të jetë një fund sezoni i nxehtë për Lazion nëse ky kampionat do të rifillojë pasi Claudio Lotito ka vendosur të hapë thesin.

10 milionë euro është premio që ka vendosur numri 1 i Lazios në rast triumfi të bardhekaltërve në këtë sezon të Serie A.

Aktualisht Lazio ka një pikë më pak se Juventusi kur mbeten për të luajtur edhe 12 raunde deri në fund të sezonit.

400 mijë për kokë do të jetë shpërblimi për Thomas Strakoshën me shokë. Për momentin Lazio ka prenotuar një vend në Champions për sezonin e ardhshëm.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *