lsh-kryetari i KQZ: 2017 nuk është precedent për situatën aktuale

Edona Llukacaj

lsh-kryetari i KQZ dhe konstitucionalisti Kristaq Kume deklaroi se rasti i vitit 2017-të i Kolegjit të Gjykatës Kushtetuese, ku përcaktohej se Gjykata Administrative kishte kompetencat për të trajtuar dekretin e presidentit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, nuk mund të trjatohej si precedent për situatën aktuale.

Duke folur në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit, në TCH, Kume theksoi se dekreti i presidentit Ilir Meta është totalisht i ndryshëm nga dekreti i paraardhësit Bujar Nishani kur vendosi shtyrjen me një javë të zgjedhjeve parlamentare në 2017-ën.

“Është vetëm Gjykata Kushtetuese që mund të vendosë për kushtetueshmërinë e këtij dekreti të presidentit Meta. Gjykata Kushtetuese nuk ka prodhuar precedent në trajtimin e kësaj çështjeje.

Nuk jemi të njëjtat situata. Dekreti i sotëm i presidentit nuk është objekt që ka për qëllim vetëm caktimin e një date zgjedhjeje, por është një dekret që shfuqizon një dekret të mëparshëm dhe si rezultat ndalon një proces të nisur. Ndryshimi është shumë i madh nga ai i 2017-ës për ta konsideruar edhe këtë dekret si veprim administrativ”, u shpreh Kume.

Sipas vendimit të datës 16 qershor 2017-të Kolegjit të Gjykatës Kushtetuese, akti i presidentit për të shfuqizuar 18 qershorin si datë për zgjedhjet parlamentare nuk hyn në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese, por është pjesë e juridiksionit të gjykatave administrative.

e.ll./dita

 

Share This Article
6 Comments
  • O i mjeri ish kryetar i KQZ-se!
    Ti thua se vendimi i GJK i vitit 2017 nuk eshte i njejte si ky i tanishmi!
    Lexoje edhe nje here arsyetimin e asaj Gjykate dhe do mesosh se eshte po i njejte, jo me data,por me faktin se behet fjale per nje AKT ADMINISTRATIV INDIVIDUAL te presidentit te Republikes!
    Per te tjerat ben mire te kryesh nje vizite mjeksore per shendetin mendor ne se nuk ke arsye te tjera!

  • O Dita , o nga c’senduk e nxorret qe z. Kume qenka konstitucionalist???
    Qekur matematicienet quhen juriste?
    Pune kadrinjsh…

  • @turi
    Ke te drejte, zoti Kume eshte matematicien, ka punuar per Ministrine e Bujqesise, ne zanatin e vet.

  • O qelbesire, mire thote komentuesi, po ku bere ti nga arithmetikist ne konsttucionalist. Pleh sa ke marre per kete sherbim qe mundohesh ti besh lesh e lise dhe like hajdutit??? Diten e pare the qe presidenti me kushtetute nuk ka te drejte, por duhet shpetuar vendi. A thua kushtetuta e ketij vendi qenka kunder qytetareve!!! Dhe ti e soji i like hajdutit jeni me te ndershem se kushtetuta e ligji. Mbylleni more ate hale e ktheni rruge se do te perfundoni shume keq, atje ku nuk ju a merr mendja, qelbesira.

  • Ky ja fut kot, plak matuf. Dhe e ben se vete eshte antzr i lsi, ndersa djali ish kandidat per deputet i lsi. Prandaj keto jane parti private familjare. E mbani mend kur u be Iliri president? Vajza e vogel e tij qau dhe e pyeti Moniken: po lsi tani, mama? Pra lsi ishte lopa qe milte Iliri me Moniken, prandaj keta njerez duhen sikterrosur nje here e pergjithenje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *