lsh-ministri Ahmetaj: Edhe mua më ka thënë kryeministri ‘hë mo si duket’

Edona Llukacaj

lsh-ministrin e Financave Arben Ahmetaj ka komentuar përgjimet e publikuara në gazetën Bild. Sipas tij, përgjimet e “Bild” treguan se kryeministri Edi Rama flet me një koordinator të fushatës, i cili pas orarit zyrtar mund të punojë e të jetë simpatizant i cilësdo forcë politike që ai dëshiron.

Në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24, Ahmetaj tha se zgjedhjet e 2017 janë zgjedhjet më të pranuara në Shqipëri.

“Zgjedhjet e 2017-ës janë pranuar nga të gjithë, nga lojtarët dhe arbitri. Zgjedhjet e 2017-ës janë zgjedhjet më të pranuara në Shqipëri. Si mund të gjykojmë për një fenomen të lokalizuar rezultatin e zgjedhjeve?! OSBE-ODIHR e ka thënë fare thjeshtë që nuk kanë cenuar rezultatet. Me një akuzë të PD janë vënë në përgjim 50 veta. Si mund të thuash që prokuroria është e imja…Kryeministri po merr një koordinator elektoral i cili është me ligj me kod që mund të punojë pas orës 17:00 e të jetë simpatizant. Sa herë më ka pyetur kryeministri mua ‘hë mo si duket’”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj, gjithashtu, nënvizoi se ai distancohej nga çdo individ që shet dhe blen votën. “Prokuroria të hetojë me urgjencë. Unë distancohem. Ne kemi kërkuar në kod, që ta bëjmë kodin dhe ta përmirësojmë që këto të mos ndodhin” tha ai.

Gjatë emisionit, Ahmetaj i bëri thirrje edhe simpatizantëve të PD-së në Shkodër që të distancoheshin nga aktet e dhunës dhe të ruanin qetësinë, me fjalët:

“Unë gjej rastin t’i bëj thirrje gjithë simpatizantëve të PD-së në Shkodër që të ruajnë qetësinë sepse çdo veprim do marrë përgjigje nga organet ligjzbatuese, që nga policia deri tek prokuroria e gjykatat që do bëjnë detyrën e vetë për këto pamje të rënda.

Rruga do ta zgjidhë, gurët do ta zgjidhin se kush ka të drejtë Presidenti me dekretin e vet apo KQZ? Kjo është përgjigjja e Voltanës? Voltana po përgjigjet me zjarr. Kjo është Shqipëria?”.

e.ll./dita

 

Share This Article
3 Comments
  • arbenke ahmetaj,keshtu beni te gjithe ju shkerdhata politikane,kur ju iken karrigja!
    Perse nuk flisnje me pare o corbe harram zagar ?

  • He mo Beno si duket ajo puna e doktoratures tende?
    Je qerratani madh ti, te tjeret ndiqnin shkollen e nates dikur ti e bere ne fundjave. Me thuaj me qafsh ne c´fare fushe e bere vertet se ajo qe pretendon nuk eshte ne programin e universitetit.
    Ne shkolle ne Shqiperi nuk shkelqeve asnjehere, as tek pedagogjikja ne Gjirokaster, as tek filologjiku ne Tirane (te kujtohen provimet e vjeshtes besoj).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *