LSI, akuza të forta për Haki Çakon: E kontrollon karteli i drogës

DITA Online

 

Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako se kontrollohet nga karteli i drogës në vend.

Akuzat i bëri sot Luan Rama gjatë një konference për shtyp ku reagoi për kallëzimin që policia i ka bërë administratorit të njësisë nr. 2, Elez Gjoza për regjistrim fiktiv të banorëve në shtëpinë e tij.

“Ftoj Prokurorin e Përgjithshëm të hetojë këtë rast. Dua ta ndaj njëherë e mirë përgjegjësinë e drejtuesve të policisë nga roli i përgjegjshëm i policisë së shtetit.

Ftoj ministrin e Brendshëm të vërë nën autoritetin e ligjit veprimtarinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit sepse nuk mundet që policia të merret peng kur u mboll kanabis, që të merret peng edhe në kanabizimin e zgjedhjeve.

Zv.kryeministrja duhet të analizojë rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Karteli i drogës vazhdon të ketë nën kontroll drejtorin e Përgjithshëm të Policisë”, tha Luan Rama.

 

 

Share This Article
17 Comments
  • atje ku u preken interest juve te gjithe I akuzoni per drogen , thua te jini kaq te paster dhe te pa ngatruar me drogen ju?

  • O Luan, po eshte turp per ty te dalesh te mbrosh qelbesiren Elez Gjoza.
    Eshte turp kush e ka vene aty ku eshte sepse gjithe jeten ka qene hajdut..

  • keta te Lsi qenkan me legena se vete Saliu, pse tani u kujtua ky katnari qe drejtori policise qenka nen kartelin e droges. Pak te mos ju shkosh pas avazit dhe dhe cfare pislliqesh nuk thone. Edhe fryhen si politikane te medhenj.
    qenkan surogato fare

  • Ju jeni vete Karteli, ju jeni cdo gje, ju jenini vjedhes, kriminile, demagoge, pse s’thate asnje fjele per Lazaratin kur qeverisnit me kriminelin Berisha, ku droga jo vetem mbillej e tregtohej per qejfin tuaj por na behej edhe cokollate, ptu rrace mashtrusish..

  • Tani qe kerkohet ndjekja penale per Elez Gjozajn e LSI-se , qe iu preken njerezit e tyre , na u zgjua palo Luani per te implikuar me kartelin e droges , drejtorin e policise ! Po ku ka qene deri tani ky bicim politikani mafjoz , qe nuk eshte ndier ?!aketa te LSI-se jane me te felliqur se PD-istet !

  • Ky monster , ka qene minister i brendeshem ne qeverine Nano , dhe kur ai e shkarkoi per budallalleqet qe bente ,
    (L.Rama) e braktisi PS-ne dhe iu hodh ne qafe Ilir Floririt , se me te i bashkonte ideali i kusareve !Ketu ai gjeti veten .

  • Luan te dija burre me mend,e parimor,por me qendrimin qe po mban ndaj ketij rasti,po e ul shume dinjitetin dhe vlerat morale.E njeh mire Elez GJozen?,Ulu te pish nje kafe me administraten e minibashkise NR.2 dhe do ta kuptosh kush eshte Elezi.Nqs do te vazhdosh te mbash te njejtin qendrim edhe ne do te shumezojme me 0 ty ,sepse dhe ai person kete vlere ka.

  • Një pyetje për Ramën Junior!
    Ku mbillet kannabisi në ngastrat e policisë apo të LSI-së? Se si toka bujqësore po ashtu edhe toka pyjore janë “pronë” zyrtare e dy ministrave të LSI, ministrit të bujqësisë dhe të pyjeve…

  • Elez Gjoza nje ishpeshengrites si Likja me te Meta, nje kryhajdut dhe poshtersire qe ngjall neveri ne gjithe banoret e Tiranes. Me keta hajna Likja do te dale force e pare. Haki Cako nje burre i nderuar, profesionist dhe i paperlyer ne aferat e hashashit sic e akuzon vemja Luan R.

  • Kjo eshte periudha me e bukur kur ujqit fillojne te hane njeri tjetrin dhe nxjerrin te palarat sheshit. Vetem se nuk ka nje organ te pavarur qe te verifikoje dhe te hetoje me subjektivitet ne menyre te pavarur. Tani po qe eshte me vend shprehja “Nuk keni pare akoma asgje ” .

  • Ju keni qene gjithe kohen me te poshterit e ketij sistemi,vemje qe ushqeheshit ne kurriz te te tjereve dhe gjithe mutrat qe benit, ja faturonit te tjereve.Drejtoret tuaj binin burg nga tre ne vit ne te njejtin vend pune.Hajduter ordinere dhe zhvates te ketij populli.Erdhi sahati te merrni reston.
    Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, eshte nga njerzit me te paster moralisht ne kete vend,por ju jeni shperfytyruar njelloj si ish kryetari juaj qe ka filluar e po nxin.

  • O luan po trego mor nga i gjeti gjith keto pare likja qe po financon kete fushat elektorale ai blloku i atij ministrit prifti per 700 mij euro dhe mos u mer me drejtorit sepse ai ben detyren

  • Luan Rama ?-nje politikan P O R D H A C. As mish as peshk.Ne te gjitha fjalimet e tij i jep rendesi formes dhe jo permbajtjes.

  • Kur hajdutet therrasin kapeni hajdutin . Luan duhet te falimentoje ndermarrja LSI qe te behet Shqiperia .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *