Nga Bedri Islami
…Vijon nga dje
Në të gjitha sprovat politike të bëra deri tani, pra nga ndarjet dhe nënndarjet e bëra, vetëm njëra prej tyre arriti të ketë zërin e saj dhe të mbijetojë në gjithë përplasjet e deritanishme të politikës: Lëvizja Socialiste për Integrim.
Tani, si duket nga sondazhet e fundit, të cilat janë disa dhe jo vetëm brenda vendit, LSI mund të jetë në fundin e shkëlqimit të saj, por, gjithnjë duke pasur dyshimin se, sa herë që është pritur rrëzimi, aq herë njerëzit që e kanë dashur rënien, janë zhgënjyer. Ajo ka mbijetuar.
A do të mbijetojë edhe tani?
Në fillimin e saj ajo kishte një trupë drejtuese, të sapo shkëputur nga gjeneza socialiste, të cilët ngjallnin besim, pasi figurat që e përbënin atë ishin të spikatura, njerëzore, të frytshme dhe përfaqësues të njohur të së majtës. Asnjëri prej tyre, si Sabit Brokaj, Pëllumb Xhufi, Fatos Klosi, Ndre Legisi, etj, nuk kishin pasur nevojën e një partie politike për të qenë të njohur; në fakt, prania e tyre e kishte bërë të njohur LSI-në dhe drejtuesi i saj, Ilir Meta, në fillimet e lëvizjes kishte gjetur disa nga më të mirët e mundshëm mes të majtës.
Megjithëse Fatos Nano e kishte quajtur Lëvizje e Skraparllive të Inatosur ai e dinte krejt mirë se pikërisht këto, të sapobashkuarit në një parti të së majtës, do i hiqnin pushtetin në vitin 2005. Në kulmin e fushatës së zgjedhjeve ai nuk pranoi kompromisin e afruar për të dhuruar deputetë dhe priti që të kishte një dështim, sipas normës së njohur: kur ndahesh, të ha ujku. Në fakt “ujku” i politikës, Berisha kishte hapur dyert e stanit të tij dhe i pari që e nuhati këtë do të vinte nga rradhët e pushtetit të dikurshëm, drejtor i një institucioni ku kishte pasur gjithnjë lumë parash, KESH, Dritan Prifti, njeriu i pasionuar pas videove të fshehta, të cilat mund t’ja kenë larguar ditët e jetës.
LSI dhe Meta u bënë njësh fillimisht, e më pas, familja Meta dhe LSI u bë një. Njëra ndër familjet më të korruptuara, e sulmuar ashpërsisht, herë nga e djathta dhe herë nga e majta, sulmuese e së majtës nga kishte dalë dhe e të djathtës kur kishte rënë përsëri në shtratin e parë “martesor”, Ilir Meta nuk do të ishte as i së majtës, nga sjell shembuj sakrifikimi dhe as i të djathtës, ku aktualisht kanë lidhur kuajt e betejës kundër Edi Ramës; pragmatik i shkallës më të lartë, i kaluar në të gjitha postet e mundshme qeveritare dhe sot të duket e pabeueshme se njeriu që shkaktoi 21 janarin si akt, përmes një regjistrimi me zë dhe figurë, ku kërkonte 700 mijë euro për një firmë, do të bëhej pikërisht nga ata që kërkuan kokën e tij, fillimisht kryetar kuvendi e pastaj, president.
Ky do të jetë presidenti i parë në historinë e 30 viteve pluralizëm që zgjidhej, thuajse forcërisht, nga ata që kishin dashur dërrmimin e tij, pasi rruga pranë zyrës ku do të kryesonte do të përgjakej nga 4 të vrarë dhe dhjetra të plagosur, pasi ishin harruar të vrarët nga lideri i së majtës, sheshi ishte larë nga gjaku dhe rruga ishte hapur.
Do të jetë i pari president që, duke u thirrur në kushtetutën e vendit, bëhet shkelësi më i ashpër i saj, që bën thirrje për përmbysje, edhe me dhunë të pushtetit dhe që në zyrën presdenciale ka vendosur shtabin e opozitës.
Kryemadhi, vazhduese e kryetarllëkut në LSI, pas sprovës jetëshkurtër me Vasilin, më i përçudshmi i politikanëve shqiptarë, nuk ka as frymën, as forcën dhe as lidhjet mafioze të bashkëshortit të saj. Ajo mund të kërcënojë, por askush nuk ia ndjen; mund të kërcëllitë dhëmbët, por e dinë se politikisht ata janë dhëmbë të prishur; mund të bëjë deklarata të forta, por ata harrohen shumë shpejt; mund të prbetohet për devotshmëri, por të gjithë e dinë se pushteti është devota e saj; mund të ketë devizë luftën ndaj korrupsionit, por të gjithë e dinë se vetëm në vilën e saj në lalëz, tualetet e kafshëve janë më të bollshme se banesa e një njeriu të zakonshëm.
Nëse dikur është folur dhe janë mallkuar familjet e bllokut, ku burrë e grua bënin një pjesë të ligjit, çifti Meta e shndërroi këtë në një shkallë sipërie, ku luksi, makutëria dhe lufta për pushtet janë bërë të neveritshme dhe të papërballueshme.
Largimi nga LSI i një pjese të elitës së njohur ishte edhe divorci i saj politik me idetë, vizionet dhe përkushtimin politik. Divorc i turpshëm, por i pritur. Nga dy personazhe që nuk kanë bërë asnjë punë tjetër, veçse janë paguar duke qenë në politikë e, prej saj, në pushtet, përmes së cilës kanë bërë pasuri të mëdha, nuk mund të presësh devotshmëri, edhe nëse dikur e kanë pasur atë.
Lagimi i elitës u tregoi drejtuesve se për të mbijetuar kanë një rrugë: drejt një gjenerate të re, të cilët joshen përmes pushtetit, afrohen nga mundësia e të qenurit dikush dhe që pastaj shndërrohen si shefat e tyre, deri sa arrijnë e këndojnë si një marsh luftarak, “Prij, burrneshë”, çka të kujton lëvizje të tjera politike, që dihet se si përfunduan.
Meta, në rrugëtimin e tij pak më shumë se 15 vjeçar ia arriti të mund Fatos Nanon në vitin 2005, kur sistemi i ri i zgjedhjeve politike me një rund solli në pushtet Berishën dhe të majtës i munguan 17 deputetë. Riciklimi i Berishës ishte mbijetesa e tij. Më pas, përmes një trioje, PD-LSI- komunist e Hysni Milloshit të ndjerë, rrëzuan Edi Ramën nga bashkia, duke patur edhe dorën e gjatë të Arben Ristanit; e në fund, pas një marrëveshje ngjalash me Edi Ramën, në një 1 prill, rrëzoi edhe Berishën.
Për shumë kohë ai ishte i treti i domosdoshëm i politikës, deri sa në vitin 2017, për herë të parë, u gjet jashtë pushtetit dhe ai e diti këtë para se të votohej, pasi, duke pasur petkun e presidentit , u fut në fushatë, duke patur thirje rebeluese, “Ilir Meta dhe miqtë e tij po vijnë”, dhe asaj kohe diheshin miqtë e tij.
I gjetur para dilemës së pritshme, nëse do të ishte një ditë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, ai nisi luftën me ambasadorët e saj, duke futur në këtë betejë një mumje qorre, si Adriatik Llalla, kryeprokurori i përgjithshëm, që mendoi se e gjitha ishte veçse një lojë, nga e cila mund të dilte kur të donte dhe pa u lagur. Tani është lagur deri në grykë. Kryemadhi e dinte atë që do të ndodhte, ndaj nuk “përtoi”, hoqi çizmen e shtrenjtë dhe ia vërviti Edi Ramës, sikur t’i thonte, “haram e paç, çfarë kemi bërë për ty dhe çfarë kemi bërë sëbashku”.
Tani gjithçka është në dilemën e mbijetesës së shumëfishtë. Të zemëruar me ndërkombëtarët pasi e ndjejnë izolimin, rritin presionin dhe presin ndonjë sinjal sado të vogël paqtimi, si ishte ky i fundit nga ambasadorja e tashme amerikane, që uroj të mos i ngjajë ambasadorit Arvizu me atë thënien marroqe “burrë shteti”, kur gjaku i vrasjeve ende nuk ishte tharë, dhe të bjerë prehë e shantazhit presidencial me gjykatën kushtetuese!!!
Mbijetesa e tyre varet nga Lulzim Basha, ndaj të cilit kanë frikën e tradhtisë deri në momentin e fundit. Basha kërkon të shpëtojë nga kthetrat e shumëfishta të LSI-së dhe të tjerëve grumbulluar rreth tij, pasi edhe ai nuk e ka të largët dita kur mosbesimi ishte vrastar. Të braktisen nga Basha – kjo do të thotë të jenë të vetmuar dhe fundi i pushtetit është afër. E bashkë me fundin e pushtetit edhe fillimi i hetimit për shumëçka.
Një fakt është. Në politikën shqiptare, megjithëse mbijetoi, LSI solli dëme të pallogaritshme, njësoi pushtetin me paranë dhe paranë e drejtoi drejt pushtetit. Ajo i shnderroi partinë në një zyrë pune, ku krekoseshin djem e vajza të reja, të cilët u mesuan me pushtetin, para se të mësoheshin me punën dhe ku shkalla e korruptimit arriti nivele të pamenduara.
Nuk është i panjohur fakti tjetër se të dy partitë e medha, por edhe të tjerat rreth tyre, nuk e duan LSI-në, që është majmur në kurrizin e votave të tyre dhe është sjellë si padrone e politikës.
Kryemadhi nuk ka as forcën, as mendimin e as “të fortët” rreth vetes, si ndodh me presidentin, shefin real të LSI dhe të opozitës. Kryemadhi ka fjalë të cunguara dhe makiazh me bollëk. Meta është ende i furishëm dhe i qartë se çfarë do të thotë humbja e pushtetit.
Ndërsa Kryemadhi noton në retë e krijuara nga vetë ajo, Meta ka zbritur prej kohe në tokë dhe është i gatshëm për çdo lloj harakiri.
Nga të gjithë harakirët, ai politik, ai e di këtë, është më i rrezikshmi, sepse gjithnjë ka diçka nga pas.
——
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Hajde Bedri Islami, nxirre macokun nga barku! Thuaje cope se kur merr ne “analize LSI ke vecse hallin e Rames qe nuk e ka me ne aleance!
Kjo LSI ka qene kur ishte ne qeveri me Ramen, por rty nuk ta tha dora te shkruaje nje rrjesht kunder saj. Mire thone “Provo mos ta duash dike e do i shohesh shume te meta”.
LSI eshte nje parti ashtu si tjerat me llum e ma balte brenda sa te duash por nuk ja kalo dot Rilindjes qe plus llumit e baltes eshte dhe plot Bajga te tipit deputete me precedent penal, kategori qe nuk gjendet ne asnje parti tjeter…apo harrove se u detyruan te bejne Ligj kunder Dekriminalizimit te Parlamentit (!) per ti nxjerre qe andej?
Bravo e ke qendis kete familje hajdute,presim SPAK nje dite te zbres ne gjirin e lalezit tu tregoj se sa e keni rrogen per keto 30 vjet?
sa keni shpenzuar per vilat pa fund?
dhe ku i marrin parat per shkollimin e tyre ne londer
kaq dhe e mjaftueshme per tu hap sipari i kesaj familje hajdute
Nuk pushuat njiher se mbajtur ndezur Konfliktin ne
Shqiperi ju medie ordinere ,
qe keni 30-vjet i fryni vetem Politikes se djallit ne ate vend.
Perse duhet gjate gjithe vitit ,ju llapaqene te cirreni mbi
Politiken ,duke semurur shqiptaret e cuar ne depresione
me te tilla tema idiote ,pa asnji sens per opinionin.
Ka shume tema e kendveshtrime e shqetesime te tjera
kjo shoqeri se sa ndezur ne cdo kohe
Konflikti Politike !!!!!!!!!!!!
Nuk jetoni dot ne paqe e diskutoni dicka me vlere qe i sherben vertete ksaj shoqerie te braktisur nga te gjithe ?
Fuck off All Bestie
Z.Bedri!
Nuk e kuptoj pse harxhoni kohe,qe merreni vetem me LSI-ne,kur dihet se ajo parti eshte pjelle e ketij sistemi kriminal qe i instaluia ne Shqiperi nga agjenturat e huaja antishqiptare,per deri sa mbeshteten per 30 vjet rresht qe te sundonin vetem ish komunistet dhe bijte e tyre,nga me te poshterit ,vetem qe ata u shnderruan brenda nates nga komuniste new ish komuniste!
Kjo ishte dhe eshte ARSYEJA E VETME pse kane DESHTUAR PLOTESISH keto 30 vjet ne Shqiperi!
Ndersa partizanet shqiptare,qe cliruan Shqiperine nga pushtuesit nazi-fashiste dhe bashkepuntoret e tyre ballisto-zogiste e RINDERTUAN vendin e shkaterruar nga lufta brenda 5-6 vjeteve,te kunderten bene banditet antikomuniste,se e SHKATERRUAN DHE GRABITEN te gjithe pasurite kombetare brenda 2-3 viteve ne emer te gjoja antikomunizmit antishqiptar!
Ish burgaxhinjte e djeshem,shumica te denuar si hajdute,vrases,pederaste,spiune,diversante etj u perdoren vetem si fasade e regjimeve antipopullore qe Sali Berisha dhe vecanerisht Edi Rama i mashtruan militantet e tyre tru shplare se vetem me ata ne krye do te hynin ne Europe,por ne fakt hyme ne GROPE!
Asnje dallim nuk u duhet bere te gjitha partive politike,se te gjitha i kane sherbyer mjerimit te shumices se shqiptareve,ndersa per vete numerojne turli lloj llogarishe bankare,pasuri pa fund,por qe askush nuk u thote nje fjale!
Ata ndertuan nje palo shtet,qe ne emer te gjoja demokracise funksionon Kontrolli i Larte i Shtetit, i cili heton dhe kap dhjetra pushtetare hajdute e te korruptuar,por vetem kaq shkon kjo pune.,se raportet e KLSH as i pjerdh njeri dhe hajdutet e te korruptuarit vazhdojne te shtojne fitimet!
Hapur fare,ligjerisht pushohen njerezit nga puna e administrates qendrore e vendore edhe pa ASNJE MOTIVACION,sepse shefat,qe pushojne vartesit nga puna per qellimet e tyre morale apo korruptive,i mbroin ligji,se edhe ne se ata fitojne gjyqet per largim te pa ligjshem nga puna,nuk e paguan demshperblimin shefi fajtor,por SHTETI!
Keshtu sot nga buxheti i shtetit shkojne per te paguar per nje vend pune miliarda leke ne muaj dhe askush nuk merr mundimin ta ndryshoje klete rregull kriminal!
Se po ta paguante shefi fajtor demshperblimin,kurre nuk do merrte guximin ta pushonte punonjesin e vet thjesht se ashtu i donte qejfi atij vete!
Dhe kane SURRAT keta bandite te akuzojne shtetin socialist per lufte klasash,padrejtesi etj!
“–LSI solli deme te pallogariteshme ,njesoi pushtetin me parane dhe parane e drejtoi drejt pushtetit. Ajo e shndroi partine ne nji zyre pune,ku krekoseshin djem e vajza te reja,te cilet u mesuan me pushtetin para se te mesoheshin me punen ,sic kishte bere vet IIir Meta , dhe ku shkalla e korrupsionit arriti nivele te tilla ,qe bota sot i perdor per ”njisi matese”!Sikur vetem keta rreshta te kishe shkruar Bedri Islami ,do te na e jepje te plote “portretin” e kesaj force politike ,qe nuk dihet si u krijua nga kush u krijua dhe perse u krijua !Por sidoqetejete , ajo mbetet nji perzjerje e dy forcave kruesore politike ne vend me garnitur “patriotike”,”diktature”qe jane si perde qe pengojne te shohesh direkt kriminalitetin e
shkalles me te larte!