Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar sot kandidaten për deputete të PS-së, Ermonela Felaj. Sipas LSI-së, Felaj po kërcënon komisionerët në Kuçovë.
Po ashtu LSI pohon se ministrja ndodhet në qendrën e votimit në shkollën “Gaqi Karakushi”, duke ushtruar sipas tyre presion.
Ndërkohë, afati që ishte vënë në dispozicion për votuesit ishte ora 19:00, por KQZ vendosi që ta shtynte atë edhe për një orë, konkretisht deri në 20:00.
Dita e sotme është shoqëruar me akuza nga LSI, dhe kundërpërgjigje e sulme nga PS. Po ashtu, ka pasur edhe incidente, ku disa persona janë përleshur mes tyre. Një rast i rëndë ishte dhe ai i Shëngjinit, ku u plagos një përkrahës i LSI-së.
