Komisioni Qendror Zgjedhor ka rrëzuar sot kërkesën e LSI-së për rinumërimin dhe rivlerësimin e votave në 15 QV në qarkun e Kukësit. Në nisje të mbledhjes, përfaqësuesit e PS dhe LSI thanë se shqyrtimi i ankimimit ishte i pamundur për shkak të mungesës së kuorumit për të marrë vendime, por megjithatë 4 anëtarët e KQZ refuzuan rishqyrtimin e rezultatit të Kukësit.
LSI pretendon rinumërim për 15 QV, për shkak të mospërputhjes së rezultateve të tabelave elektronike me ato të grupeve të numërimit. Përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ilirian Muho, e cilësoi të paligjshëm vendimin e sotëm të KQZ-së dhe ritheksoi se numërimi për herë të dytë i fletëve të votimit në 15 QV e çon rezultatin e qarkut të Kukësit në rezultatin 2-2 (dy mandate për të majtën, dy për të djathtën).
Muho kërkoi të merren si provë materialet filmike që vetë KQZ i ka vënë në dispozicion dhe “ku qartësisht është e dukshme diferenca mes votave që shfaqen në monitor për subjektet në koalicionin e djathtë me atë të tabelave të grupeve të numërimit. Materialet filmike të konsiderohen si provë materiale. Kjo diferencën ndikon në ndarjen e mandateve dhe ka një diferencë minimale prej 15 votash”, tha ai.

ASHE 85 DEPUTET.KJO ESHTE LAMTUMIR BERISHIZMIT.
Nuk keni vjedhur mjaft o shoku Muho ?!!!!!!!! Rrini urte se do ju dali boja pa kaluar 4 muaj dhe do shohim se do perpiqeni te vendosni Diktaturen e Proletariatit.
Na erdhi keq kur u shkarkua nga KQZ-ja.Menduam se ishte me gjithe mend i pa varur e i pa ndikuar nga politika(LSI),e tani na del perfaqesues ligjor i saj.Cudi sa na tallin ne te gjoreve.
Kurse per ankimimin,ok le te hapin e te shohin se si jane numeruar votat,ne se keq-te ndeshkohen fajtoret.