LSI do të krijojë Forum ekonomik në ndihmë të grave të dhunuara

Dita

LSI së shpejti do të krijojë Forumin Ekonomik të Gruas pranë kësaj partie.

“ Do të organizojmë dhe grupet e vogla të punës sa i përket evidentimit të grave të dhunuara dhe ndihmës që mund t’u japim ne si LSI këtyre grave” tha deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me gratë që lëvizja e Gruas për Integrim zhvilloi në Patos.

Ajo u bëri apel grave të denoncojnë dhunën dhe fenomenet negative të keqtrajtimit të tyre, pasi në këtë mënyrë do të parandalohen edhe fenomenet negative në shoqërinë tonë.

“Duke i denoncuar këto probleme, kjo nënë do të jetë shumë më e qetë për të rritur fëmijën e saj, jo nën presione, nën trysninë e dhunës, por duke edukuar një brez të ri. Është detyrë e politikës shqiptare dhe është detyrë edhe e jona si nëna që të fillojmë të sensibilizohemi.

Nevojitet që të luftojmë sa më shumë këto fenomene negative, të cilat ndikojnë në familjen dhe në shoqërinë shqiptare. Një grua që gjen forcën për të denoncuar dhunën në familjen e saj, gjen forcën për të denoncuar problematikën me të cilën përballet, do të jetë një nënë e cila do të edukojë fëmijën e saj për të ecur përpara. Ne kemi nevojë për të pasur një shoqëri të reformuar, për të pasur një shoqëri të barabartë që të ecim më shpejt drejt BE-së”, – deklaroi znj. Kryemadhi.

Share This Article
6 Comments
  • Per sa kohe nuk ka levizje te re per te crenjosur kete batak politik ku jemi katandisur,LIKE floriri me qetesi e dashamiresi do tju fute gishtin gjith trangujve si Rama me shoke duke bere qe ne zgjedhjet e 2017 te dale force e pare politike me rivale mjerane e te diskredituan keq ne publik.Ilir Meta ky hajdut klasik tregoi se blerja e njerezve dhe demagogjia e ndjekur prej tij me koalicionet e bera i shfrytezoi per te punesuar antaret e L.S.I.se dhe per ti bere presion qeverise se gjithcka duhet bere sipas skemes se saj dhe jo sipas direktivave te Rames te keti trapi qe humbi shansin e ARTE per te mbetur ne histori.

  • Nje mbyti gruan nga skamje,sepse Sheiku jone vjedhe buxhetin e Shteti,dmth paret e fukerenjeve, me milliona edhe na bene ditelindje perralore!
    Do Erioni edhe shkaqet e dhunes,apo vetem do shtoni tallen dhunimit qe i béni popullit tash e sa vjet me vjedhesin lik floriri ne krye?

  • Dhunim psykologjik eshte per ne kur shohim vjetin Méta,pa vêtue hic,to shet ditur ne kurriz te popullit shqiptar,dhunim per ne eshte kur shohim ditelindjet tuaja e ne mbytemi per nje kafshate buke,dhumin per ne eshte kur te shohim aty monike me gjerdan millionash to na shit mend e ne vdesim se paret per mireqenjen tone ju i vjedheni !
    Stop me me demagogjine tuaj!
    Ju jeni shaktaret e ke saj dhune,se JU varferoni kete komb!

  • Ate qe Likes nuk ja ben politika, ja ben Monika. Dhune. Pastaj per te fshehur gjurmet Kryemadhja ben keto gjoja-Forume per grate e dhunuara. Kur te dhunuarin e ka ne shtepi. Shikoni si eshte fishkur nga dajaku. Eshte Kryemadhe ajo, jo shaka…Bravo Monike, te lumte krahu!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *