LSI, drejt Polit të Tretë

redaktor

Konventa e prillit do të vendosë pozicionimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 23 qershorit, çka sipas nënkryetarit Petrit Vasili, është tregues i funksonimit të demokracisë së brendshme në këtë forcë politike.

“Ndryshe nga çka bërë politika shqiptare, e cila ka bërë kompromise të një orë, të një nate, gjithcka që do të prodhojë Konventa do të jetë një analizë logjike, ku që nga kryetari i LSI por edhe drejtuesit qendrorë dhe lokalë do të sjellin argumentat e tyre përfundimtare në vlerësimin për Qeverisjen, aspekte të cilat kanë shkuar mirë dhe aspektet ku duhet të ecim më shpejt. Mbi këtë logjikë do të prodhohet edhe më së fundi dhe cili do të jetë i profili i taktikës sonë elektorale. Do të ecim në një taktikë elektorale që vjen logjikshëm tek zgjidhje dhe jo një truk i një nate të vetme apo si një kapriçio e vetme”, tha Vasili.

Perveç vendimit per pozicionin, LSI duket se ka nje qendrim te qarte mbi te gjitha per nje pike, ate te domosdoshmerise per mos lejim te krijim te mazhorancave arrogante ne qeverisje.

“Eshtë folur shumë për kufizimin e totalitarizmave dhe monopoleve të mëdha të forcave të mëdha politike në Shqipëri, të cilat nuk kanë demonstruar të jenë as pozitive dhe efektive dhe besoj që shembulli i kësaj bashkëqeverisje, ku në mjaft raste profili i LSI-së ka imponuar një ulje të tensioneve, krijimin e klimave të dialogut të domosdoshëm dhe mjaft elementë të tjera, të cilat sigurisht kanë hapur rrugë që proceset të ecin, tregojnë se Shqipëria ka nevojë për ekuilibra reciprokë dhe kushdo që do t’i bënte shërbim dominimeve absolute do të kthente Shqipërinë nga ca reminishenca ku ajo është ndarë dhe nuk ka ndermend të kthehet më”, thotë Vasili.

Sipas Petrit Vasilit, LSI do te vijoje ne perpjekjet e saj per te sheshuar konfliktet mes dy forcave te medha, si perpjekje per t’i kanalizuar qendrimet e tyre ne reformat e domosdoshme per vendin.

“Ne kemi profil shumë të spikatur, falë të cilit Shqipëria njeh fare mirë se kush është LSI dhe c’kurajo ka ajo të ketë individualitet të fortë dhe të zgjidhë ngërçet. LSI është gjithnjë e më këmbëngulëse për ta forcuar këtë profil, identitet të saj”, tha Vasili.

Share This Article
2 Comments
  • Une quhem Petrit Sulaj (Leshko),jam drejtor i Trafikut Ajror,kam kënaqësinë t’ju përshëndes në emër te te gjithe antareve te Lsi Shpk qe kam marre ne pune se ne te vertete jemi te gjthe me diplloma Kristali e fshatare hesapi. Une kam vjedhe shume 46 milon euro por njeri nuk po ndihet, leke Anta ska me se kam marre dhe ca over drafte une smarr vesh se ne ngarkim shkarkim te peshorja ne Sauk kam punuar. Ne 95- 2000 kam bo trafik klandestinesh me kurde e viza Meksikane fallso, pastaj ja futa nje Italianit nja 150 mije euro i mora resrorantin,keto 3 vjet e 8 muaj vellai im Ilir Meta me vari melcite e Antes o zot o zot sa leke, sa shpejte milioner tani shumicen Monikes e Likes por mos te qahem tani kam dhe Audi Q 7 jam si mbret, 4 milon euro kam rrujt per vete. Tani jam me zemer cigaren e kam lene ,pi pak seksit ja kam vare kam shume stres kam dhe dashnore po ca ti bej doktori me tha viager ne asnje menyre fat muti kur isha 20 vjec sma varte njeri ikere katunar muti me thoshin edhe une shkoja te dritaret e qytetit studenti aty gjeja rehate e masturbohesha. Ky jam une qe te gjithe jeten time skam lexuar nej rresht liber me 4 klase fillore e i bej zbor te gjitheve ketu tek Anta me perulen e servilosen po deshen mos ta bejne ja u bej robt .Sa filluan me u krujt me mu e
    Lumtorin(ai i bo te gjitha letrat e vjedhjeve i qan) ata te Anila Bashes e Karlo Bolinos Shqipetarja .com i futa nje reklam 24 oreshe tek faqja ne internet e jam rehat nje here per nje here. Petrit ik e futi nje peshk me Leshkon te stadiumi Dinamo e shif se mos te japi ndonje euro per Sonja Popen hajt lum llumi i polit te trete.

  • Per cfar arrogance flet ti mor zotni kur pjes dhe e tera jeni ju si parti . Por nje gje duhet ta dini, mbaroj koha MASKARENJVE , mbaroj koha MASHTRUESVE E HAJNIS DO MERNI ATE QE MSRITONI UREJTJEN E GJITH POPULLIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *