Në intervistën e parë politike pas marrjes së detyrës si kryetare e LSI, Monika Kryemadhi shuan të gjithë zërat lidhur me qëndrimin kësaj force politike, pas dorëheqjes se nënkryetares së Bashkisë së Tiranës.
“Tërheqja e saj ishte një tërheqje politike për të bërë të qartë që ne tashmë në Bashkinë e Tiranës do të jemi në opozitë”, deklaron Kryemadhi.
Në opozitë LSI do të jetë dhe në të gjithë këshillat bashkiakë, por qëndrimet do të jenë në varësi të çështjeve në diskutim. “Aty ku janë vendime që janë në funksion të qytetarëve, absolutisht ne nuk kemi asnjë gjë dhe do t’i votojmë”, thotë Kryemadhi.
Kryetarja e LSI siguron se nuk do të ketë lëvizje kryetarësh te këshillave bashkiakë, pavarësisht rreshtimit të ri të LSI.
“Çdo kryetar këshilli apo çdo njeri i cili është i emëruar me votat bashkarisht duhet të zbatojë ligjin, duhet të zbatojë rregulloren e Këshillit Bashkiak, sepse ajo është që e bën të domosdoshme. Unë nuk mendoj që heqja e Monikës dhe vendosja e dikujt do të sillte ndonjë ndryshim. Ajo çka është e rëndësishme është që LSI do të jetë tashmë shumë prezente dhe shumë më aktive”, thotë Kryemadhi.
Ajo nuk ka preferuar të komentojë sulmet e Lulzim Bashës, por ka patur një mesazh për të. “Unë nuk dua të merrem fare me PD, të them të drejtën. Ne tashmë kemi pozicionin tonë, kemi strategjinë tonë, kemi paltformën tonë. Paltforma jonë është në koalicion të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe në shërbim të qytetarëve. E kam thënë edhe më parë se opozita nuk është çështje numrash, opozita është çështje morali”, nënvizon Kryemadhi.
Kryemadhi ndalet dhe tek aksioni opozitar i LSI në Parlament. “Opozitë frontale pa asnjë lloj kompromisi. Frontale por edhe konstruktive, sepse opozitë nuk do të thotë të thuash jo për çdo gjë. Opozitë do të thotë të bësh opozitë dhe të japësh alternativa, të cilat janë në funksion të qytetarëve, janë për një jetë më të mirë për qytetarët dhe mbi të gjitha krijohet dhe një lloj stabiliteti jo vetëm politik por edhe ekonimik, financiar dhe njerëzor”, vijon Kryemadhi.
Në fund, ajo shton se LSI ka qenë gjithnjë e hapur për krijim e një fronti kombëtar opozitar pa dallime ideologjike, pasi sipas saj, mbrojta e interesave të qytetarëve nuk ka ngjyrë partiake. /TCH

Te ben shume pershtypje shprehja e saje.Nuk sjell ndonje dobi heqja e Monikes dhe vendosj e nje tjetri.” Mi e ke then.Po harrove qe ti Monika ke bere kerdin ne socialistet duke qen ne pushtet dhe ne kualicion me ta.!
Asbhe dobi nga ju nuk do te ket ase Partia Socialist dhe ase edhe shqiperia.
Ju jeni forca nme destruktive qe parim tek juve nuk .Ka vetem interesa te ngushte personale e familjare tujat.
Besoi e degjoni popullin cdo dite se si shprehet per bashkeshortin ten tashe president i cili aksidentalishte e mori kete detyre jashte vullnetit te popullit shqiptare.
Ne se neser del ne votim ase 10 % e shqiptarve nuk e votojne.
Prandaj partia familjare e jueja do te shkermoqet shume shpejte.
Populli i ka mbajtu se tepermi ne kurrize.!
Bej konferencen e Pezes moj kokemadhe,pa dallim feje,krahine,ideje,po ata ushtaret e tu ideal kane hajdutllukun poshte banakut te administrates shteterore.Provoje njehere 4 vjet jasht pushtetit,pastaj ec e gjejj zagaret ku i ke.
Ju vetem partia “Levizja socialiste per integrim” nuk duhet te quheni. Emri i partis tuaj duhet te jete ” Mjelsaja e pushtetit” Ju jeni partia me e neveritshme. Pse u dashka e pushteti vendor te dale ne opozite? perse u votuat ne 215-ten ? A ishit ne kualicin me PS-ne?
Pamvaresisht se personalisht nuk kam as me te voglen simpati per kete parti dhe sidomos per kryetarin-ish te saj,neqoftese kjo zonje e ka me gjithe mend qe do beje opozite konstruktive dhe jo komplet negative,pra nese e ka seriozisht kete qe thote,kjo do i rrite me tej vlerat e saj si kryetare partie dhe politikane serioze.Te besh opozite duke thene “Jo” per cdo gje eshte nje vrime ne uje dhe nuk perfaqeson interesat e popullit.Mbetet per tu pare ne vijim se si do procedojne.
PO OPOZITEN KUNDER PERSE DO E BESH PER KRIMIN KORRUPSIONIN PRIVILEGJET APO KUNDER HAJDUTERISE SE LIKE FLORISE???????
E TË TJERA-E TË TJERA
ARBEN DUKA
Dy male Skrapari nxorri, Ilir Meta dhe Tomorri…
(Pjesa e parë)
Dy male nga gjiri,
Skrapari i nxorri,
njëri është Iliri,
tjetri është Tomorri!
Natyrisht Tomorri,
ka shumë histori,
por sot mal Iliri,
ka më rëndësi!
Dhe këtë e themi,
me fakte dhe bindje,
se mali i Tomorrit,
nuk bën dot ditlindje!
Nuk bën dot ditlindje,
s’e them me shaka,
se mali i Tomorrit,
është mal fukara!
Ndërsa mal Iliri,
jo dhe fort i gjatë,
as që e di fare,
ku i ka paratë!
Jo se ja kanë vjedhur,
jo se i ka humbur,
por t’i numërojë,
e ka të pamundur!
Të kthehemi prapë,
në krye të fletës,
në Gjirin e Lalës,
tek ditlindje e Metës!
Doli në ekrane,
imazh i magjishëm,
dhe u stis si lajm,
shumë i rëndësishëm!
Se tek mal Iliri,
kreu i Kuvëndit,
kishin vajtur gjithë,
fukarenjtë e vëndit!
Vetëm fukarenjtë,
ndryshe s’mund të ishte,
dhe më fukarai,
një benz 5000-ish kishte!
Kryefukarai,
mali Ilir Meta,
mblodhi në një tëndë,
gjashtqind e ca veta!
Gjashtqind fukarenjtë,
tek kreu i Kuvëndit,
i kanë të gjitha,
pasuritë e vëndit!
Ata kanë minierat,
gjithë koncesionet,
bankat dhe të tjerat,
dhe televizionet.
Pulat edhe vezët,
kanë pa diskutim,
se qe në ditlindje,
dhe Agroni im!
Për pulat dhe vezët,
bëra pak shaka,
se fukarenjtë kanë,
gjëra të mëdha!
Dua që ta pyes,
këtë farë pushteti,
a shkuan tek Gjiri,
me makina shteti?!
Kur shkuan tek Gjiri,
te baba Rexhepi,
a paguan naftën,
me para nga xhepi?!
Apo-me që vanë,
tek shefi-te Meta,
për atë mundim,
do marrin dhe dieta?!
Kishte mal Iliri,
shportat plot me fiq,
dhe kishte bërë tok,
miq edhe armiq!
Vërtetë që mungonte,
aty Uriah Hipi,
po çudi e madhe,
qe mistër Filipi?!
Mirë Metën dhe Ramën,
Nardi i afroi,
po Lipen me Metën,
vallë kush i pajtoi?!
Kryetar Iliri,
rezulton i zgjuar,
Lipen e ka falur,
por s’ja ka harruar!
Në tëndën e Metës,
s’kish ndryshim ekrani,
ishte edhe “Topi”,
ishe edhe “Klani”!
Ishte edhe “Topi”,
ishte edhe “Klani”,
dhe Carlo Bollino,
po dhe Irfani!
Dhe Carlo Bollino,
po edhe Irfani,
dhe Balli Fahriu,
dhe Dabullë Albani!
Dhe Bari Falliu,
dhe Dabullë Albani,
dhe kripa e gjellës,
ishte Arjan Çani!
Hëngrën dhe kërcyen,
në tis të muzikës,
gjithë ajkat dhe bajgat,
e publicistikës!
Në qëndër të tëndës,
ngjitur tek Babuçi,
krenar e i qeshur,
rrinte Gramoz Ruçi!
Rrinte Gramoz Ruçi,
burrë e kryeburrë,
ai Ilir Metën,
s’e ka sharë kurrë!
Më tujte i ëmbël,
si një koqe fiku,
gati për batuta,
rrinte dhe Namiku!
Meqë s’e pashë mirë,
dua të më thoni,
ku-me saktësi,
qe ulur Erioni?!
Erioni që Metën,
e ka kryemik,
kurrë nuk ka bërë,
për të një kritikë!
S’po flas për të vocklin,
domethënë Velinë,
po për Erion Braçen,
që bën historinë!
Aty qe Filipi,
po nuk qe Kurbani,
kurban i të gjithëve,
domethënë Dritani!
Nuk dimë gjë të saktë,
në ka qënë i ftuar,
dhe për kortezi,
fare nuk ka shkuar!
Po Dritani ftesë,
s’kish me siguri,
se për të askush,
s’ka bërë amnisti!
Po njëmijë për qind,
e kam sigurinë,
një ftesë të posaçme,
kishte për Salinë!
Po Sala kollaj,
s’futet nëpër ferra,
se dikur u thosh:
“Hani-pini Derra!:”..
Nëse mal Ilirit,
do t’i bënte nder,
atë natë Saliu,
do kthehej në derr!
Do shkonte tek Meta,
do t’i plaste delli,
do kthehej në çast,
një derr Oruelli!
Po Sala kollaj,
nuk e ha të trashën,
biles në Kosovë,
degdisi dhe Bashën!
Po të ishte Basha,
unë di të vërtetën,
do të rrinte ngjitur,
me Ramën dhe Metën!
Po vëndi i Bashës,
aspak bosh nuk mbeti,
se që nga Kosova,
na erdhi Behgjeti!
Të flasim tamam,
pa hiç nihilizëm,
ajo tëndë qe mbushur,
plot me pluralizëm!
Them se Nardi Koka,
aty qe profeti,
se veç nga ai,
majtas shkoi pushteti!
Nardi realisht,
nuk se ka shumë shkollë,
po ka në gjithë tëndën,
mëndjen më të hollë!
Mbase s’ka dhunti,
të zgjidhë teoremat,
po gjeti formulën,
të pajtonte demat!
Në Gjirin e Lalës,
u bë deti kos,
po s’u gjet një lugë,
për shokun Fatos?!
Tosi meritonte,
që të gjithë zamzanën,
se ai e ngriti,
Metën edhe Ramën!
Pse jeni kaq nenvleresues ndaj Figures se Saj, s’e kuptoj…
Mua me ngjan si shoqja Nexhmie Hoxhaj, ne fillimet e ngjitjes se saj.
Kam frike se do pendoheni kur ajo te behet me pushtet te madh shteteror. Por do jete vone per ju…
Monica ka dicka edhe prej Sali Berishes: nuk harron!
Ta dini edhe kete…
Dhe eshte 24 ore zgjuar…
ecselente Ben Duka!
Te kendofte lira
si liria brenda
nuk ta jep partia
as ta merr dot mendja…
E ke, o s’e ke
ti e ke, o Ben
kjo qe sapo shkrove
reale-legjende
Kush e do realen
e gjen krejt-e-plot
arben duk’ e shkroi
si profet e zot…
Zoti eshte tjeter
Beni s’ja do kreun
Por mes tere te Majteve
Beni ben shendreun…
Nuk gjen tjeter shpirt
me me shume liri
sa, ne qe e njohim,
na mbush me merzi…
Se e do Partine
kengen ia thur
por u bene vite
ne krye s’ka burre!
E, Beni c’te bej
beten ben zeher
voten ia jep
helem ia kthejne
Nuk e ndreqim dot,
por sic eshte e duam
se e qan liriken
si liri e shkruan…
Kjo eshte historia
keshtu do te veje
Edhe rrofte Partia
edhe…maskarenj!
Beni ua thote
troch ne sy e troch
derra, ah ju, derra
Une Sokrat do rroj!
Po pse jeni kaq nenvleresues ndaj Figures se Saj, Monikes, kete s’e kuptoj…
Mua me ngjan si shoqja Nexhmie Hoxhaj, ne fillimet e ngjitjes se saj.
Kam frike se do pendoheni kur ajo te behet me pushtet te madh shteteror. Por do jete vone per ju…
Monica ka dicka edhe prej Sali Berishes: nuk harron!
Ta dini edhe kete…
Dhe eshte 24 ore zgjuar…