LSI-ja forcë e parë në Gjirokastër

Dita

Ka përfunduar numërimi i kutive të votimit për Këshillin Bashkiak në Gjirokastër dhe Lëvizja Socialiste për Integrim përveç kryetarit do të ketë edhe Këshillin.

LSI-ja rezulton fituese, duke u renditur si forca e parë politike me 12.848 vota ose 22,10%.

Partia Socialiste mori 11.742 vota  ose 20.20%, ndërsa Partia Demokratike rezulton forcë e tretë me 9.053 vota  ose 15.57 %.

Zamira Rami e Aleancës për Shqipërinë Europiane e propozuar nën siglën e LSI-së do të jetë kryetarja e bashkisë së re dhe marrja e shumicës në këshill do t’ia bëjë asaj më të lehtë qeverisjen e qytetit jugor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *