LSI-ja mund të synojë kryesimin e qeverisë së re!

Ornela

Reforma zgjedhore,
pak a shumë u mbyll,
dhe zgjedhjet e reja,
do të jenë në Prill.

Them-zgjedhjet e reja,
do jenë plot lezete,
sepse çdo parti,
do luftojë për vete.

Pavarësisht se duken,
mjaltë në të parë,
Mona me Lulashin,
do jenë kundërshtarë!

Dhe sapo fushata,
të ketë filluar,
gjithë muajt e mjaltit,
quhen të mbaruar!

Që tani betejën,
LSI ka nisur,
për çudi anëtarët,
nuk e kanë braktisur!

Ambicjen aspak,
s’e fsheh LSI-ja,
që në dorë të saj,
të jetë qeveria!

Gjer në veshin tim,
ka ardhur muzika:
“Pse të jetë Lulashi,
dhe mos jetë Monika?!..”

Fletën e votimit,
s’e dimë si do jetë,
të paktën tre pole,
ajo do të ketë!

PD-ja e Lulit,
ka shumë aleatë,
po të bëjmë listën,
na del shumë e gjatë!

Shehi-Dulja-Ndoka,
kanë interes,
që me PD-në votat,
t’i kenë në një thes!

Që së paku vetë,
të jenë deputetë,
sepse aq shumë vota,
s’i marrin dot vetë!

Ndryshe me Agronin,
dhe Idriz Shpëtimin,
që mundet të vetëm,
ta bëjnë konkurimin!

Nuk po them se votat,
do t’u shkojnë lumë,
po pa koalicion,
do merrnin më shumë!

Mbase është shumë shpejt,
për parashikime,
po kemi të drejtën,
të japim mendime!

Edhe ky mendim,
mund të jetë i vyer,
nëse rrotacioni,
quhet fakt i kryer!

Mund të thotë ndonjeri,
shqipen mos e lodh,
se dhe rrotacioni,
vetëvetiu s’ndodh!

A.DUKA

Share This Article
16 Comments
  • Nuk ka rotacion o Arben të paktën edhe 8 vitet e ardhshme. Rama ka gabime dhe faje sa të duash, por eshte më i miri, më punëtori, më i ndershmi, më i zoti dhe më atdhetari nga këta që kemi sot. Mendon vërtet se populli i ka harruar katrahurat dhe mënxyrat e PD-LSI-së, shkatërrimin total të vendit, grabitjen dhe shitjen e pasurive kombetare, vrasjet në bulevard dhe qindra zezona të tjera?! Unë parashikoj se beteja elektorale do të jetë shumë interesante dhe shumë e ashpër në vitin… 2029! Deri atêhere fli i qetë. Populli nuk ështê budalla dhe as pa memorie.

    • Po mire, PS s’ka aftesi te nxjerre ndonje drejtues me te mire se Rama? Nqs s’ka deri ne 2029 sic thua ti eshte tragjedi e madhe. Se mua personalisht Rama me duket nje pordhac I pandreqshem qe I atribuon vetes vetite e shtetarit qe absolutisht nuk I ka.

      • Po cila PS ? more mavri-ja i fundit.
        PS-ja eshte Rama. Te tjeret jane ne gjendje alarmante. Po iku Rama, iken edhe PS-ja. Biles une mendoje se po iku Rama vendi shkon ne katastrofe.
        Nje shans kane shqiptaret po iku Rama, te votojne Monika Kryemadhin (deta Mona) kryeministre. Do vdesin per buke po te pakten do bojne gallate.
        Per ate qyqarin e PD-se nuk flas dot se me vjen per te vjelle
        Rama, pordhac ?
        Aty kane pordhe plehrat qe zbriten nga malet , mos kete Rama , cun-tirone

  • @Katarakt!
    Une jam me ju plotesisht. Me duket sikur keni shkruajtur mendimin tim.
    Ashtu u befte!
    Faleminderit!

  • Te gjithe bashke pervec PS, mund te merrin 45-46% te besimin te sovranit.PS vetem nuk mbetet pa 54 apo 55% e besimit te sovranit shqiptar,i cili eshte valid,bashke me popullin-sovranin, per dhenien e besimt te qeverisjes dhe drejtimin e shtetit per kater vjet te mandatit qe po vjen.

  • Jo PS nuk do nxjerre dot drejtues me te mire se Rama megjuthese ka. Arsyeja e thjeshte eshte PS nen Ramen ka ul demokracine, kurajon, ka shtremberuar drejtimin e saj dhe perkeqesuar cilesine e bazes se antaresise.
    Sigurisht Rama mund te jete pordhac por paturpesia e ka bere te luftoje per pushtet me thonj.

  • Komentojne te paret buburrecat bythlepires partiake .Jo po Rama eshte me i mire se Basha ose Meta .I drejtohem keti pensionistit ,sa lek mer pension ti ,apo te ndihmojne femijet tuaj qe e kane braktisur shqiperine .Sa vjet ke ti qe sa vjen e me i vogel behet pensioni ,se cmimet riten me shume se indekset e tjera ? Pse ne dore te bajges se ndare te Ramiz Alise ne disa pjese do na lini fatin ju o te mjere qorra partiake .Keni sy ne balle ju apo jo ? Me gjeni vetem nje ndryshim , ne programet midis LSI ,PD e PS o qorra .Vetem vidh ,mos zbatim te kushtetutes ,apo i keni zgjidhur problemet e juaja te “portali ” i Rames . Ky ja ka kaluar Enverit more te gjore ,se Enveri kishte zyra dhe funksiononin ne nje mase me zyren e ankesave ne kryeministri ,kurse Rama “idhulli ” juaj i mbylli fare ? Ky eshte me shejtan budalla se Enveri . Pse me rrotacion midis kesaj bande te njejte ,te pardesy bardheve qe ka tridhjete vite do kullandrisemi ne akoma ? Ore kokterashe partiake , ka ardhur koha te vine ne pushtet komplet forca te reja ,me ideale te marin fatet e vatanit tone .Me ke debatoje une ,keta nuk duan as edhe te ardhmen e femijeve te tyre ,e jo te mendojne per shoqerine mbare .
    O zot cfare te kemi bere ,pse ne ke puq me njerez te tille ??

  • Populli nuk vendos gje me zgjedhjet sepse rezultatet e zgjedhjeve jane te paracaktuara nga iluminati i Londres dhe New Yorkut. Ashtu eshte ne te gjitha vendet e botes. Gjithemone zgjedhjet jane te manipuluara. Rezultatet qe deklarohen pas votimeve jane paracaktuar me heret. I gjithe cirku idiotesk me numerimin e votave dhe thirrjet e partive per te votuar ashtu si edhe fushatat zgjedhore jane kot vetem sa per te genjyer njerezit. Kush voton nuk ka kuptuar gje fare nga politika.

    Lexoni kete shkrim per te kuptuar te verteten:

    Ne Shqiperi politikanet pas 1990 jane si ne te gjithe boten kukulla te Rothschildeve qe komandojne te gjitha vendet e botes nepermjet Amerikes, CIA, Bashkimit Europian dhe organizatave te tyre te fshehta. Nuk jane dhe as nuk kane qene kurre kundershtare mes tyre politilanet e Shqiperise. Vetem per te genjyer opinionin publik bejne sikur jane kundershtare ata. Prandaj Berisha nuk eshte denuar kurre per te gjitha vrasjet dhe krimet e tjera qe ka bere. Nano beri burg fallco dhe denimi i tij ishte qesharak dhe ai hynte dhe dilte nga burgu kur te donte. Edhe Nexhmija dhe Ramizi bene burg fallco. PS kishte Fondacionin Populli dhe Rrapush Xhaferin. Kurse PD kishte te gjitha firmat e tjera piramidale. Amerikanet i kane bere edhe ne vende te tjera firmat piramidale. Edhe 1997 ishte nje teater amerikan me kukulla politikanet e Shqiperise. Cfare cmedurie ishte hapja e depove te armeve dhe shperndarja e tyre ne popull. U vodhen popullit rreth 1.5 miliarde dollare dhe u shperndane edhe armet qe te vriteshin mes tyre. Cili shtet ka bere idiotesira te tilla si kryekrimineli Sali Berisha? Po gjithe ato vrasjet qe ka bere Saliu? Ne 1998 Saliu dogji kryeministrine dhe kriminelet e tij para disa muajsh godisnin deren e kryeministrise me sende te forta per ta thyer dhe nuk u ndodhi asgje. Kurse Saliu vrau me 21 Janar ne fund te protestes megjithese ata ishin paqesore dhe kryeministria kishte gardh. Ku ka idiotesi me te madhe se kaq dhe ka akoma qe jane me PD dhe Saliun ne Shqiperi. Edhe Gerdeci ishte vetem faji i tij por si gjithemone asgje nuk i ndodhi. Saliu eshte e keqja e madhe e Shqiperise. Ai dhe gjithe familja e tij nuk kane ndergjegje shqiptare por ndergjegje serbe dhe kete e ka treguar edhe mbesa e tij. Edhe te gjitha zgjedhjet dhe formimin e qeverive Rothschildet me nepermjet amerikaneve i kane vendosur ne kohen e demokracise. PS ka bashkepunuar gjithemone me PD dhe nuk kane qene fare kundershtare mes tyre. Prandaj edhe Rama beri koalicion me LSI ne 2013 megjithese ca nuk kishte thene per Meten e 21 Janarit dhe te floririt te vjedhur. Prandaj e beri hajdutin Meta qe doli hapur me ze dhe figure president pa pyetur as PS Rama. Per pallatin qe ia prishi i fali Bashes gati 17 milione euro duke mos derguar as avokat ne Strasburg Rama. Sheti e kishte te fituar ate ceshtje dhe ai pallat ishte edhe pa leje fare. Ku ka me hipokrizi se kaq? Ai pallat nuk do kushtonte as 4 milione euro nese do kishte perfunduar por ai as nuk ishte perfunduar. Kaq hapur dalin qe jane hajdute politikanet shqiptare. Edhe te gjitha krizat politike ne Shqiperi me protesta dhe cadra jane fallco ashtu si jane ne te gjithe boten fallco. Prandaj as nuk jane paditur kurre ata politikanet per krimet e tyre. Edhe vetingu eshte nje teater fallco dhe politikaneve nuk u ndodh asgje. Edhe anetarsimi ne BE eshte nje teater politik dhe nuk sjell asgje per vendet anetare. Ne BE sjellin aq shume aziatike dhe afrikane ata se kane si qellim perzierjen e rracave dhe BE eshte krijuar per te hequr pavaresine shteteve dhe perkatesine nacionale njerezve. Rothschildet jane me origjine nga Frankfurti ne Gjermani dhe me fe cifute. Kane 200 vjet qe e kane krijuar organizimin e tyre ata. Edhe shtetin e Izraelit ata e kane krijuar se e kane te tyrin. 11 shtatorin dhe te gjitha sulmet terroriste vet i kane bere. Ne 11 shtator nuk kishte as avione dhe ka filmime origjinale. Ishte rrezim me dinamit i kullave. Edhe te gjitha luftrat ata i komandojne. Edhe te gjitha bankat e botes ata i kane. Ata e komandojne parane dhe vendosin nivelin e rrogave dhe te cmimeve ne te gjitha vendet e botes. Edhe te gjitha firmat e medhaja dhe internacionale ata i kane. Eshte nje diktature e fshehte pushteti i tyre. Edhe vajtja ne hene nuk eshte fare e vertete se xhirimet jane bere ne Amerike. Eshte e pamundur qe astronautet te qendronin ne hapesire jashte tokes se rrezet gama te diellit do i vdisnim direkt. Edhe fotografite dhe xhirimet duken hapur qe jane fallco se hena nuk eshte e vogel sa nje skene xhirmi dhe jane edhe jashtezakonisht shume arsye te tjera. Ne nje film humori te 2001 me politikane amerikane ata i kane pranuar te gjitha genjeshtrat per vajtjen ne hene dhe tallen me gjithe boten qe u beson genjeshtrave te tyre.

    Edhe ngrohja globale nuk ekziston fare. Edhe rritja e nivelit te detit nuk eshte e vertete. Dioksidi i karbonit nuk eshte fare gaz sere. Jane te gjitha vetem genjeshtra te Rothschildeve per opinionin publik. Vertetohen lehtesisht te gjitha keto gjera per politiken dhe keto tema te tjera. Edhe lufta e pare boterore, lufta e dyte boterore dhe lufta e ftohte ishin teater politik i Rothschildeve. Ne te vertete vendet demokratike nuk jane aspak demokratike sepse te gjithe politikanet i komandojne ata dhe vetem sipas skenarit te tyre veprojne.

  • Dibrani @……

    Qenke njeri shume i lig dhe bythlepires i ketij tranzicioni post komunist .Me erdhi dje ne mesenxher nje shkrim nga nje ekonomist intelektual shqiptar dhe ne gjuhe nene ne shqip.
    Ai shkruante me emer e mbiemer ,qe keto tre vitet e fundit ,jane 1.6 miliard EURO qe jane dhe po pastrohen ne shqiperi .Ne ndertim , ku cmimet po riten dhe keto para shkojne dhe dyllosen neper bote ne banka ofshore .Dhe kjo ishte e dhene nga Gjermanet ..E kjo rendon ne ekonomine shqiptare .Nuk eshte aq e thjeshte per njerez drite shkurter per tu kuptuar .Me kete shkrim ,qe na i boton sa here qe ke interes ,del se ti i bene te pa fajshem Saliun ,Meten e me kete hajdutin Ramesn ,qe e ka ritur frikshem borxhin ndaj popullit shqiptar ,ne % maramendese , qe ja ka kaluar Sali larqoftit ,disa here ?? .Dhe ti qenke i kenaqur me keta bandite dhe nga ana tjeter propogandon se keta jane te detyruar ,por edhe te “pa fajshem “te shkaterojne shqiperine .Nje pyetje kam une per ty ,pse nuk po e shkaterojne Zvixren ose gjermanine keta te Iluminatit tend ?.Pse duan ta cpopullojne shqiperine ,simbas teje o bythlepires partiak ?. Jo more djale i keq pa karakter ,jane shume si ty ,qe vdesin per PS ,prandaj jemi ketu ku jemi .Turp te kesh ,mbroi dhe justifikoi keto banda te ketij tranzicioni post komunist .Por e di mos kij merak ,prit pak SPAK e BKH se eshte ne perfundim e siper te formimit dhe e di se ske per te hedhur kete bar miu ,me propoganden tend te shejtan budallait .Apo partia te ka lene per detyre te komentosh iluminatin deri ne ditet e zgjedhjeve , ti nxjeresh te pa fajshem ,se ne, nuk jemi hajdute ,por na thote Iluminati te vjedhim popullin .Ah more debil ,shejtan budallai i lig .

    • Me reformen zgjedhore qe udhehoqi me sukses aleanca e atllantikut zgjedhjet i ka fituar Sali Berisha.Ai ve ne pushtet ke te doje nga piratet e vet.,por per te Eama eshte me i pershrateshmi.i jep popullit bar dhe e ben te esoje se eshte shqepur me bakllava.

    • Ca flet o budallai Mazllum Kadaifi? Ata zagaret e SPAK dhe BKH jane per vete sherbetore te Londres dhe New Yorkut me gjithe shoqerine e hapur te sorosit ne Tirane. Asgje nuk do behet kunder politiqeneve te PD, PS, LSI, PR, PBDNJ etj.

      Une nuk jam as politikan dhe as gazetar. Jam komentuesi me i sinqerte dhe qe shkruaj te verteten. Por per ta shkruar te verteten duhet ta dishe te verteten. Komentuesi Bureto eshte nje komentues qe i ka ngelur ora tek antikomunizmi dhe luftrat idioteske partiake te PS, PD dhe LSI.

      Me ca llogjike te cmendur thua ti se justifikohen politikanet e ketyre 30 viteve me kete shkrimin tim? Ata jane te poshter, maskarenj, kriminele, vrases, hajdute, bizhdila. More evsh tani?

      Por e di ti pse ata amerikanet nuk flasin kunder tyre por i quajten burre shteti dhe yll ne ngjitje Sali serb Berishen dhe Lulzim Bashen? Sepse keta politiqene jane sherbetore te Londres dhe New Yorkut.

      Paske nevoje per te mesuar me shume per Iluminatin dhe Rothschildet. E kuptoje qe te duket e pabesueshme diktatura globale e Rothschildeve. Edhe mua me dukej e pabesueshme ne fillim por duke i njohur te gjitha veprat bindesh 1 milion % qe eshte e vertete dhe qe ka 200 vjet qe eshte formuar ky organizim dhe qe gjithemone ka ardhur duke u fuqizuar aq sa sot genjejne sikur ekziston nje covid dhe te gjitha vendet e potes, madje edhe Kina dhe Rusia, veprojne sipas komandes se Iluminatit. Lexo kete se qe ne 1981 ishte planifikuar gjoja pandemia e covidit nga Wuhani dhe qe do ndodhte ne 2020:

      https://insajderi.com/libri-i-vitit-1981-qe-parashikoi-ardhjen-e-koronavirusit/

      Pse rastesi eshte kjo?

      Kjo eshte diktatura globale e Iluminatit.

      Ti duhet te jeshe nga ata qe bejne luften idioteske partiake ne Shqiperi per te genjyer popullin.

      Ti ben edhe diversion dhe genjen sikur mbrohen keta politiqenet me kete shkrim. Duhet te jeshe i lajthitur qe ta thuash kete qe ke thene dy here ti me komentet e tua. Une po te tregoje kopene e ujqerve qe jane padronet e ketyre politikaneve kurse ti e dredh muhabetin dhe mohon diktaturen globale te iluminatit.

      Pse vetem ne Shqiperi eshte gjendja ekonomike dhe politike ashtu? Jo or jo. Ashtu eshte edhe ne vendet e tjera te ballkanit perendimor, ne rumani, bullgari, moldavi, ukraine, turqi, bjellorusi dhe rusi.

      I pe 21 Janaret e ukraines ne 2014 dhe te bjellorusise tani?

      Prandaj mos llap kot si fanatik i partive qe bejne lufte idioteske partiake.

      Une kam shkruajtur hapur fare qe kush voton nuk ka kuptuar gje fare nga politika. Kjo domethene qe nuk duhet votuar fare ne zgjedhjet. More vesh tani? Kushe thote kete nga fanatiket partiake? Askush.

      Ty te ka ngelur ora tek antikomunizmi. Kete e verteton komenti yt. Pse mos ishte me mire me Sali Berishen? Mos ishte me mire me firmat piramidale, vrasjet e Saliut, Gerdecin, 21 Janarin, vjedhjet sa nuk kishte ku te vente me me rrugen Durres-Kukes, vjedhjet pa fund gjithandej te Sali Berishes dhe PD?

      Po mos fol kot atehere. Pastaj une nuk kam thene qe qeverisja e PS eshte e mire dhe qe votoni per PS. Une perkundrazi kam treguar qe PS, PD dhe LSI jane bashke dhe thjeshte genjejne popullin me kete cirkun politik idiotesk.

      Ne krye te ketyre partive vihen nga iluminati i Londres dhe New Yorkut ata qe jane te gatshem per te vepruar ashtu si kane vepruar keta politiqenet keto 30 vjet. Kjo nuk do thote qe keta jane te pafajshem. Keta politikanet jane plotesisht te fajshem ashtu sic jane te fajshem edhe gardistet e 21 Janarir qe vrane 4 protestues paqesore ne fund te protestes kur gati te gjithe protestuesit kishin ikur.

      More vesh tani?

  • Leri keto ti Duka,bej nja dy vargje per kete lyderin Evropian qe po na shet Detin Jon,se nuk po e ze gjumi per Bjellorusine.
    Deti eshte gje pa rendesi,nuk ja vlen te permendet,se ne Harten greke kufijte kane shkuar edhe ca me tej nga sa i la Berisha.
    Rendesi ka opozita ne Bjellorusi,,se per parime Rama vete mbron edhe te drrejtat e fokave ne Detin e Verriut,.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *