LSI-ja tërhiqet edhe nga bashkëpunimi në pushtetin vendor?

anazapta

Një nga pikëpyetjet e lindura pas largimit të LSI-së nga qeveria ishte edhe ajo nëse bashkëpunimi me PD-në do të vazhdonte edhe në nivelin e qeverisjes vendore. Por mesa duket, një gjë e tillë nuk është e mundur, pavarësisht se prishja e këtij bashkëpunimi u mohua nga disa drejtues të lartë të LSI-së. Sipas gazetës “Panorama”, drejtuesit kryesorë të LSI-së në Bashkinë e Tiranës kanë marrë lejen e zakonshme që zgjat 45 ditë. Burime të sigurta nga Bashkia e Tiranës konfirmuan se nënkryetari Petrit Vasili ka dorëzuar zyrtarisht shkresën, me anë të së cilës kërkon të nisë lejen e zakonshme, ndërsa të njëjtën gjë e ka bërë edhe pjesa dërrmuese e drejtorëve të drejtorive që i përkasin LSI si forcë politike. Dalja nga qeveria ka bërë që përveç tre ministrive, LSI të humbasë disa zv.ministra dhe drejtorë drejtorish.

 

Share This Article
2 Comments
  • Le te behet dhe le ta beje Edi Rama Ilir Meten cfar te doje.Ne histori ai ka hyre e do te mbahet mend si Ilir blloku. Historia do ta hedh ate ne koshin e plehrave si Fatosin Nanon.Me vjen keq qe po merr pas vehtes edhe te tjere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *