Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar, ku shumica, përfshirë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha janë shprehur pro propozimit të Lulzim Bashës për djegien e mandateve të deputetëve.
Por, ka qënë i menjëhershëm ka qënë reagimi i deputetëve të LSI-së.
I pari ka qënë deputeti Edmond Haxhinasto, i cili ka marrë pjesë në Komisionin e Ekonomisë, ku edhe ka debatuar me ministren e re të Financave.
Nga ana tjetër edhe ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka thënë se konsensusi i vetëm është të djegë qeverinë e dalë përmes zgjedhjeve të inkriminuara.
“Konsensusi i vetëm i Opozitës është të djegë Qeverinë e dalë nëpërmjet zgjedhjeve të inkriminuara dhe vjedhjes së votës. Shqiptarët meritojnë rikthimin e demokracisë së munguar”, ka shkruar Gjosha në rrjetet sociale.
Por, edhe deputetja Kejdi Mehmetaj në një qëndrim në rrjetet sociale, ka dalë hapur kundër djegies së mandateve. Ajo ka thënë se mandatet nuk janë të deputetëve, por të qytetarëve.
“Mandatet nuk janë të deputetëve por të qytetarëve! Ata folën qartë dhe fort ditën e shtunë‼Kundër regjimit kriminal të Edi Ramës!”-shkruan Mehmetaj në postimin e saj.
Kjo tregon qartë në të paktën këto tre qëndrime se grupi parlamentar i kësaj partie nuki do të djegë mandatet.
Pra, drejt djegies së mandateve duket se do të shkojë vetëm Partia Demokratike, e cila do ishte çudi të dilte me vendim tjetër pasi Berisha e ka shprehur tashmë qëndrimin e tij.
b.m. / dita

He, Sali Berisha ik nga Kuvendi i Shqiperise, sepse Reci po te pret…!
Zhdukuni te gjeje qetesi vendi
Xxx 2 x-sa i ke bere te vegjel se ne fakt qenke k..r i math