LSI, Kryemadhi: Më të fortë se asnjëherë më parë

Ornela

Monika Kryemadhi, gjatë mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, tha se është detyra e kësaj partie “që t’i japë një dimension të ri mendimit dhe veprimit opozitar në vend”.

“Sot, LSI-ja është më e fortë se asnjëherë më parë. Kaloi me sukses një provë të jashtëzakonshme të 25 qershorit, ku u targetua në mënyrë jodemokratike dhe kriminale për t’i dhënë një pushtet të plotë dhe të pakontrolluar oligarkisë dhe malavitës, deri në kapjen në çdo qelizë të institucioneve të shtetit”, tha Kryemadhi.

“Edhe pse konkurroi e vetme, LSI tregoi qëndrueshmëri, rritje dhe vitalitet. Kemi grup parlamentar më të madh në numër, më cilësor e më të ri. Mazhoranca është pakica, që del nga një palë zgjedhje që janë më të deformuarat që nga viti 1996”, shtoi Kryemadhi

Share This Article
4 Comments
  • mi mona a u zgjidh i problemi i përplasjes së interesit në familjen tënde??
    ti, kryetare partie, dhe burri me të cilin ndan krevatin, mbi të gjitha partitë!!
    apo shqipëri hesapi,shqiptarën as kuptojnë e as mendojnë kaq thellë??

  • LSI me e forte se kurre? Nuk e di se sa mund te besohet nje perralle e tille! Keshtu thate dhe para zgjedhjeve, qe do te dilnit force e pare dhe e papare, por rezultati………ZERO! Parti fantazme, qe do te nise shkrirjen e ngadalte, por te sigurte!

    • e ka fillu llogaritjen nga fundi gruja e presidentit,or përkëthys!!
      problem është pikvështirmi dhe jo renditja!!

  • Bravo e ke forcue partin edhe ma shume se Likja.
    Shkurt: ja hodhe Likes floririt.E bane ma te forte Partine.
    Ty tashti te ka ngel sermi(argjendi) ose bronxi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *