LSI kundër ashpërsimit të penaliteteve ndaj biznesit

Dita

Një draft i propozuar nga Qeveria, që amendon Kodin Penal duke ashpërsuar dënimet për evazionin, shkaktoi përplasje të forta në Komisionin e Ekonomisë. Opozita i cilësoi ndryshimet si marrëzi me pasoja të rënda për ekonominë.

Deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli, tha se masat ndëshkimore janë shumë të ashpra. Ndërkohë që për opozitën ato nuk pritet te sjellin asnje përmirësim të arkës së shtetit. Zyrtare të Ministrisë së Financave mbrojtën draftin e qeverisë që kërkon 84 vota për miratim, të cilat shumica, kohet e fundit ka treguar se nuk i ka të konsoliduara.

Komisioni i Ekonomisë miratoi ndryshimet në kodin penal të cilat parashikojnë ashpërsim të penaliteteve ndaj bizneseve.

Këto ndryshime u kundërshtuan edhe nga përfaqësues të LSI, të cilët i vlerësuan masat drastike.

Kadeli: Këtu nuk është ashpërsuar disi, me këtë ashpërsim ne po e shkatërrojmë biznesin.

Braçe: Cilin biznes?

Kadeli: Çdo biznes.Tek 20 nene keni vetëm burg, burg, burg dhe 10-fishim.

Braçe: A mund të thuhet këtu që po bërë kontrabandë…?

Kadeli: Edhe ti e mendo si unë por nuk e thua dot.

Braçe: Jo mo unë e mendoj si unë nuk e mendoj si ty fare.

Ndërkohë për opozitën forcimi i masave ndëshkimore për biznesin nuk u konsultua me grupet e interesit.

Bode: Sanksionimet e këtij ligji janë kundër frymës dhe praktikave të ndëshkimeve që ka hapësira europiane.

Shehi: Unë gjykoj që kjo lloj mase nuk ka për të sjellë asnjë lloj përmirësimi. Kur bëhej kontrabandë me naftën në ’95-’96, se në çdo kohë janë bërë zullume këtu, për të kontrolluar doganierët vumë policë dhe për të kontrolluar policët vumë SHIU-n e shtetit dhe u erdhi era naftë të gjithëve.

Zv/Ministrja e Financave, Irena Beqiraj, shpjegoi se këto masa po merren për të sensibilizuar biznesin në një kohë që mbledhja e gjobave është e ulët.

Share This Article
6 Comments
  • Ketu nuk po ashpersohen masat ndaj biznesit te ndershem … por ndaj atyre bizneseve qe kane bere nje grope te madhe ekonomine financiare te bankave dhe te shtetit … Borxhet dhe detyrimet e pashlyera neper vite duhet te paguhen … Nuk ka asnje falimentim … Drejtorat te shesin makinat e tyre BMW X6 ose te femijeve , ose ato 2 – 3 apartamente qe kane neper Golem , Vlore dhe Tirane … Maxhoranca po ben nje perpjekje te rendesishme ekonomike … e cila duhet te japi rezultat … Pengimi i kesaj iniciative eshte nje note shume e keqe … Une nuk po e kuptoj , gjyqsori nuk po preket , ndertimet pa leje nuk po prishen , krimi i organizuar kapet ndersa populli dhe opozita e akuzojne per bashkpunim me trafikun e droges … Tani ajo po godet informalitetin dhe prap qytetaret nuk sensibilizohen … Une nuk e di se si do futet ky popull ne Europ , nje zot e mer vesh … Ketu nuk kemi te bejme me nje shtet te falimentuar por me nje shoqeri te falimentuar … Se pasuri vendi ka plot , te pashfrytezuara ende … Mendoj se pronaret e konsiderojne veten te paprekshem , zote te gjithckaje … nderkohe qe neper Europe shoqeria bashkpunon per te mos shkaktuar pabarazi ne ekonomi , ne treg , shtet dhe shoqeri … Shqiperise mund ti shtrengohen masat ekonomike shume shpejt … Qeveria nuk ka asnje faj , ajo po kryen punen … thjesht po perdoret propaganda e biznesit te vogel , sikur ai po falimenton rende … Shqiperia eshte shume gabim , te vazhdojne marrja e masave kundrejt informalitetit , te mos kete asnje pengese , Bankat te jene gati per sekuestro dhe bllokim te aseteve financiare te shume pronareve , qe nga ato personale … Antaresimi sa po vjen e largohet … Te mbeshtetet qeveria , biznesi i madhe te jete i pari qe te paguaj detyrimet ne shtet .

    • Thua goditet informaliteti duke dhjetefishuar gjobat..Sa per dijeni gjoba vihet aty ku ka regjistrim formal..atij qe eshte informal nuk I ve dot gjobe..”e pastaj qe dhjetefishimi “sa per frike” eshte per ta marre me te qeshur sepse nuk ndryshohet “kodi tatimor” per frike…Keta jane te paftyre dhe te paafte…si shefi I tyre arrogant..prit prit se do ta thyejne hunden keq..

  • O nio kondrabanda nuk behet pa pushtetar mbrapa dhe pushtetar do te thote njeri me pushtet qe Jane drejtora ministra deputet te pozites qe I bie qeveri pra qeveria nuk po punon mire mos u Ben servil fol drejte asnje tatimor doganier ose polic I thjeshte nuk Ben dot gje pa lejen e she fit e keshtu me rradhe deri lart,mos harro shprehjen popullore peshku qelbet nga koka gjej ku eshte koka dhe mbaro pune

  • LSI eshte per te mbrojtur interest e veta ekonomike te vena ne kohen e Metes dhe te Berishes. Ashtu si ka vene ashtu do i mbroje.
    Ndaj do te jete kunder cdo mase shtrenguese.Kontradikte kjo e papajtueshme me pS.
    Te shohim jetegjatesine e lidhjeve midis tyre.
    Shenjat jane te keqia per koalicionin.

  • A e falet Fullanin ju politiane te mpleksur me te? Perse llomotisni,perse godisni fukarane,perse varferoni te mjeret qe luftojne per buken e gojes?
    KU E KE ZOTI BRAÇE FULLANIN QE U ÇAVE DISA VJET RESHT PER KETE KANIBAL QE PINTE GJAKUN E POPULLIT? KE ME FYTYRE TE KERKONI NDESHKIM PER ATA QE NUK KANE DEKLARUAR NJE KUPON? MJAF TE KA THENE GJITHE OPINIONI,MOS DIL ME NE TELEVIZOR,MOS SHKRUAJ ME SE PO MBAN ERE TE KEQE TI DHE QEVERIA JOTE.MJAFT.
    E ti popull trim e trap shko me vrap e voto Braçen me shoke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *