LSI kundër delegacionit të BE në Tiranë: Heshtni se boll dëmtuat!

Ornela

“BE në Tiranë heshtni se boll dëmtuat!” Ky është reagimi i kreut të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, pas reagimit të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, lidhur me ligjin e Magjistraturës, që dështoi të miratohej në seancën plenare të së hënës.

Në një shënim në rrjetet sociale Vasili shprehet: “Për Reformën e shkatërruar në drejtësi në i themi ja ujku,ndërsa BE në Tiranë na tregon gjurmët.

Sistemit të drejtësisë në Shqipëri i kanë prerë kokën, ndërsa BE në Tiranë na tregon thonjtë e këmbës.

Shqipëria s’ka Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë dhe sistemi drejtësisë është kapur nga rilindja, ndërsa këta të BE në Tiranë na flasin për manikyrin e thonjve.

Shqipërinë e mbyten paratë e pista, krimi i organizuar dhe trafiku i drogës këta e kanë mendjen te vila “interesante” në Rolling Hills.

BE në Tiranë pushoni, jeni shndërruar thjesht në Fake Europa, Europa e vërtetë nuk është si ju”.

Reagimi i delegacionit të BE-së

BE-ja i bën thirrje partive politike të tejkalojnë bllokimet dhe të amendojnë Ligjin, ose në një seancë të jashtëzakonshme, ose me përparësi kur Kuvendi të mblidhet përsëri në shtator”, thuhet në një reagim të Delegacionit të BE në Shqipëri më herët gjatë kësaj të mërkure, lidhur me ligjin e Magjistraturës.

o.j/dita

Share This Article
9 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *