LSI i dërgoi mbrëmjen e së mërkurës një letër trojkës së ambasadorëve, ku shpreh doza të forta shqetësimi për iniciativën e PD-së me zëvëndësimin e LSI-së në KQZ.
Në përmbajtje të kësaj letre thuhet se, LSI konsideron se kjo është një lëvizje politike e Partisë Demokratike, me natyrë destabilizuese, e cila politizon hapur KQZ-në dhe kërkon të vendosë mazhorancë të dhunshme politike në proçesin e menaxhimit të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit 2013.
“Kjo frymë pritet të shpërndahet edhe në komisione të niveleve të tjera. LSI do të reagojë politikisht dhe në mënyrë proporcionale dhe do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për bllokimin e këtij akti të dhunshëm dhe shqetësues politik”, thuhet në letër.
“Ne nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që politika të ndërhyjë në çështjet e brendshme të KQZ-së dhe nuk do të tolerojmë asnjë tentativë për kompromentimin dhe manipulimin e proçesit zgjedhor”, vijon më tej mesazhi.
***
LSI: Berisha po dhunon zgjedhjet me shkeljen e Kodit Zgjedhor
Me një gjuhë të ashpër, Manjani tha se ky vendim i PD-së është i jashtëligjshëm dhe cenon legjitimitetin e zgjedhjeve.
Për këtë arsye Manjani i kërkoi parlamentit që të rikthejë legjitimitetin e votimeve. Në rast të kundërt, ai tha se do përshkallëzohet qëndrimi i opozitës.
Ai tha se nesër do mësohet se çfarë do të ndodhë.
“Sot kjo KQZ funksionon me anëtarësi të plotë. Sot opinioni publik u njoh me një kërkesë të PR që ka vënë në lëvizje Komisionin e Ligjeve për të çelur procedurat e zëvendësimit të një prej anëtarëve. Dua ti bëj të ditur opinionit se KQZ funksionon mbi nenin 18 dhe 19 ku parashikohen rastet se kur dhe si zëvendësohet një anëtar i KQZ. Lista është shumë e qartë: a) kur ai/ajo kryen veprimtari politike, b) kur mbush moshën për pension, c) kur vdes, d) kur jep dorëheqjen ose kur dënohet me vendim gjyqësor për kryerjen e një krimi. Rasti i pestë është kur ai cenon veprimtarinë e KQZ”, tha Manjani.
“Nuk është kërkesë e Partisë Republikane që të kalohet në këtë gjest politik, që është një lojë e PD, që ka ngelur që tani në zgjedhje. Vazhdoj të insistoj se prekja në kushtetutshmërisë të legjitimitetit janë prekje e zgjedhjeve. Këta e bëjnë që të imponojnë nesër çdo votë që ka të bëjë me zgjedhjet. Legjitimiteti i zgjedhjeve është tërësisht i dyshimtë, është detyrë e opozitës që vetëm për shkak të numrave të rikthejë sa më shpejt të jetë e mundur legjitimitetin. Ka ende kohë për PD të reflektojë. Shkelje shumë e rëndë e Kodit Zgjedhor. Ne nuk kemi interes politik në këtë se përbërja e KQZ është apolitike. E vërtetë që partitë emërojnë, por partitë politike nuk kanë asnjë rol as t’i shkarkojnë anëtarët e KQZ”.
***
Anëtari i KQZ, Parlamenti voton nesër mes Klement Zgurit dhe Patriot Çobës
Komisioni i Ligjeve votoi kërkesën e demokratëve për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muho, përfaqësues i LSI-së. Kjo kërkesë u miratua vetëm me votat e demokratëve ndërkohë që opozita e cilësoi këtë nismë antikushtetuese dhe cënim të institucioneve të pavarura.
Komisioni miratoi 2 kandidatura të propozuara nga Partia Republikane për zëvendësimin e Muhos. Ata janë: ish anëtari i KQZ-së, Klement Zguri dhe Patriot Çobo.
Parlamenti do të zgjedhe nesër me anë të votimit njërin prej tyre si anëtarin më të ri të KQZ-së.
Kjo nismë e PD-së erdhi pas daljes në opozitë të LSI-së, e cila përfitoi të drejtën e përfaqësimit të anëtarit në KQZ si forca e dytë e koalicionit qeverisës.
Filloje manipulimi me kete gjoja inisjative te PD.Une qysh tani po deklaroje se zgjedhjet jo jane ne rrezik por kane deshtuar .Saliu ,ky kamikaz zgjedhjesh, do beje cfare i thote koka Donkishoteske.Nuk ka per te lejuar te dal rezultat ne disfavor te tije .Thirrja e AK per te shkuar pa Saliun ne zgjedhje eshte shume e vertete..Nuk mesoje se cduhet te beje opozita por dua te them qe te ngrihen te gjithe ne kembe per te ndalur kete dore vrasese te demokracise shqiptare .Mos mendoni se kini kohe e te pretendoni se do ta hedhni me vote ne 23 Qershore. Qysh tani te bojkotoni cdo mbledhje te Kuvendit e te mos paraqiteni per numerim kartonash. Azgje te mos lejoni qe te prishin ato qe jane miratuar me pare.Mos u genjeni se do ju mbeshtesin nderkombetaret per ato vendime arbitrare qe merr Berisha .Ai shkalle shkalle do ta beje te pa efektshem largimin e LSI.Kjo nuk eshte beteje normale per tu perfaqsuar ne 23 Qershore por nje lufte reale per te mbajtur pushtetin .
Personalisht LSI dhe Ilirn e M E T E nuk i dua se jane pa moral plitik dhe personal. LSI ne kuvend ka 4 deputete dhe anetarin ne KQZ ja jep ligji., mire po Maliq Berisha urdheron se i takon PR, qe ka vetem 1 deputet dhe ky eshte killeri serial qe qesh, Fatkeq Me Ndjeni Mediu ( thote qe jam nga Fieri por e therresin o Fatkeq CAMI, ai e di .) Per nje vend ne Ko- Qe- Ze, Sali Kriminel Penicilina nga Tropoja, urdhron PR te caktoje dy kandidatura. Klement Zguri njihet si b.q. tjetri do te jete partnerI i tij ne shoqaten me ngjyrat e Ylberit. Bravo Sali palla dhe OSBE e organizmat e tjere Europiane qe do monitorojne zgjegjet qe Ti do t’i gjakosesh, Sali Palla je i humbur dhe do te gjykohesh si kriminel, ti dhe familja jote dhe ata 40o hajdute qe te rrine nga pas.
Sali Q. e ul aq shume nivelin vendimmares te institucioneve sa qe nderkombetaret mbeten me goje hapur Prandaj opozita duhet ti pergjigjet me te njejtin nivel dhe te mos leshoje pe ,ndryshe e ka te humbur Te mos haroni se budallai i zgjuar eshte shume i rezikshem sepse ne kete vende ai ka shume si veten.
More te shkrert ligji e percakton se shumica i takon shumices ne KQZ. U largue LSI nga shumica ku ishte,tani duhet PISocialiste ti jap vendin po rane dakort.
Marku berishen do ta fusim ne qeli ne qershor dhe do ta ngopim me ngjala te freskta.