LSI mbledh grupin, Petrit Vasili: Të enjten votë kundër në Kuvend për…

Ornela

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili deklaroi sot publikisht votën kundër të forcës që përfaqëson për çështjet që do të shqyrtohen në seancën parlamentare të së enjtes. Një nga pikat për të cilën do të votojë kundër ishte akti normativ për buxhetin, siç tha edhe Vasili.

Sa për organet e vettingut, Vasili tha se LSI-ja do të propozojë disa amendamente dhe për këtë kërkoi edhe votën e mazhorancës.

“Mbështetjen e organeve të reja të vettingut, proces për të cilin është punuar shumë. Ne nuk mund të pajtohemi me shkurtimet drastike që qeveria i ka bërë për qëllime që ajo i di. Kemi vendosur të paraqesim amendamente që reflektojnë pikë për pikë ato kërkesa që vetë këto instutucione kanë bërë për fonde dhe personel për të siguruar funksionimin normal të tyre. Shpresojmë shumë që qeveria dhe maxhoranca të reflektojnë shumë për këto amentamente dhe t’i votojë”, u shpreh ai.

Vasili gjithashtu deklaroi votën pro të deputetëve të LSI-së për dekretin e Presidentit Nishani që kthen ligjin e mbetjeve dhe ndalon importin e tyre në Shqipëri.

“Një çështje tjetër e rëndësishme është ajo për dekretet e Presidentit të Republikës. Këkresa e bërë nga PS për tërheqje nga ky ligj ishte jolegjitime, nuk mund të tërhiqeshin nga një pr/ligj i votuar në sallën e Parlamentit. Rruga e vetme ishte votimi pro dekretit të Presidentit dhe detyron atë të mos ketë import të mbetjeve. Komisioni i veprimtarive prodhuese e ka mbajtur të bllokuar, nga ky presion i madh u votua pro dekreteve. Ne do votojmë pro dekreteve të presidentit që detyrojnë kthimin pas të ligjit dhe ndalimin e importit të mbetjeve”, tha ai.

Share This Article
8 Comments
  • Nqs LSI kerkon qe te rriten fondet per gjyqtaret, jepni nga parate tuaja, te cilat i keni vjedhur nga buxheti i shtetit. Marrja e fondeve nga buxheti do te thote me pak investime e paga per shtresen e ulet, ndersa per sojin tuaj nuk eshte problem pasi keni vjedhur aq shume sa nuk thuhet.
    Per sa i perket votes tuaj kunder duhet te tregohen te aresyeshem e korrekt, se ne fund te fundit kujt i plasi?

  • Tit veshgjati eshte gjallesa me qesharake e LesheLise qe e perdor Mona per ti lare breket kur eshte me menstruacione. Kaq per veshgjatin Vasili.

  • Zoti Vasili, nuk jeni korrekt dhe nuk keni te drejte.
    Si ka mundesi qe ju , te miratoni pagat e gjygjtareve e prokuroreve ne nivele astronomike ( 1.1. milion leke te reja ne muaj ) ? Ju jeni parti e spekterit te majte. Cdo personi ne muaj i takon page sa 4 here paga e Presidentit te Republikes. Paradoks. Te ulet niveli i pagave te tyre eshte normale per buxhetin e brishte qe kemi.Cfare japin te huajt per ato, eshte problem tjeter.
    Ne lidhje me ligjin e mbetjeve. Sa ishit ne qeveri , nuk diskutonit e mendonit keshtu. Aq me teper qe kishit minister pergjegjes per mbetjet, perfaqesuesin tuaj.
    Jam shume dakort qe ligji te kthehet per rishqyrtim e riformulim. Te miratosh dekretin e z.Nishani , per kthimin e ligjit te mbetjeve ne parlament, eshte normale dhe qytetari. Do e votoni ju, PD dhe PS. Pra te gjithe. Cfare ka ketu per tu distancuar e per te bere debat ?
    Edhe aktin normativ te buxhetit, nuk ka aresye per ta kundershtuar, per vete faktin qe ju ishit ne qeveri kur u miratua ne qeveri dhe nuk ndryshon parametrat kryesore te buxhetit.

  • Ore idjot , opozitari me mend , nuk i kundervihet gjitheckaje qe ben mazhoranca , edhe kur ajo ben
    dicka te mire per vendin e popullin !
    Fati i LSI-se eshte i paracaktuar . Beni c`te doni !

  • Po si flet ne emer te te gjithe deputetve per drejtimin e detyruar te votes?Atehere ec vet z.Vasili,perse i do neser deputetet e tu ne sallen e kuvendit,kur i urdheron te votojne si kryetari i grupit,votoni ju per te gjithe dhe u zgjidh problemi.Deputetet jane te lire,votimi eshte i fshehet.Ketu nuk mbarojne paradokset,u be si deputetet e partise se punes.

  • Vasili – Une nuk e pata te gjate kryetarllekun ,se isha xholi ne duarte e Ilirit,por ,por ama , kryetar ui grupit parlamentar per LSI-ne jam e nuk e luan topi. mendimet emia jane te prera. Do jemi kunder !
    Ps-ja thote ky edhte qeros ne do themi : jeni mashtruesa . ginjeni se ky eshte me flok.
    Po u thane se eshte dele ,ne do themi eshte dash. Ata ngren bishtin per ta provuar se eshte dele,ju do thoni se shpifni eshte dash e uluni shikojeni nga barku. Nuk do gjeni gje poshte barkut ? Pa tjeter qe nuk do gjeni gje, por ne do themi eshte dash… Kunder e vetem kunder. A nuk na besoi populli me 25 qershor? PO na besoi. Na dha 19 deputet,se edhe mund te kishin futur gishtin ne B……..

  • Nje nga gjerat me te mira te Edi Rames eshte sjellja e tij nda LSIs. Injorim i plote, dhe mendoj se Vasili e meriton plotesishte se sillet si nje laro pa pikemeshtetje. Vasil;i dhe Monika kane per ta çuar LSIn ne humnere pa kthim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *