Lëvizja Socialiste për Integrim po shkon çdo ditë e më shumë drejt tkurrjes, teksa goditja më e madhe ka ardhur nga Devolli.
Kryetari i këshillit bashkiak të Devollit, Albert Lilo nga radhët e LSI, dhe tre këshilltarë kanë braktisur partinë e tyre dhe i janë bashkuar Partisë Socialiste.
Anëtarët e larguar të këshillit janë Perlat Xhaçi, Aldo Shpuza dhe Enver Manoku.
Kjo është goditja më e madhe ndaj LSI, pasi nëse deri më tani kësaj force politike i janë larguar këshilltarë, nga kjo bashki vjen dhe largimi i kryetarit të këshillit.
Kjo sjell dhe krisjen më të madhe të kësaj force politike në këshillat bashkiakë. Albert Lilo dhe tre këshilltarët e tjerë janë bashkuar me grupin e këshilltarëve të PS, që tashmë numëron 8 mandate, duke kontrolluar këshillin prej 21 këshilltarësh.
Hemorragjia në LSI ka vijuar prej disa javësh, teksa në total janë 32 këshilltarë bashkiakë në të gjithë vendin, që kanë braktisur LSI dhe i janë bashkuar PS.
(Në foto: Kryetari Albert Lilo dhe këshilltarët e LSI që iu bashkuan PS)
o.j/dita

Po te duam ne. deklaroj munaqja ,para pak ditesh i marim p.s. se. 8 deputete deri diku tregonte fakte se si ?por nje miku tim deputet i l. s i . se .me tha pa u bindur plotesisht si ndertoj vilen ne lales se vertet ka banje dhe per mace se vertet ka bere trasaksone pastrim parash apartamente ne tirane e gjetke se ka flori ne angli do tja bej kaken mones mu ne koke zbehem pjese e hajdutve
Tashme eshte evidente qe, LSI pa shperbehet me shpejtesi, por mendimi im eshte qe asnje prej antareve te saj mos te pranohen nga partite e tjera, pasi do infektohen rende nga parazitizmi, makuteria dhe analfabetizmi i tyre proverbial!
Partise LSI,Monika Dibranes po i shtegtojne zogjt ne folera te tjera.Kuer te lene detyren e presidenllikut Likja nuk do ngelin nji trishtil sa per be ne fole.