LSI ndez motorrët, Kryemadhi: Ja oferta për shqiptarët

Bora Basholli

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka filluar përgatitjen për të ngritur grupin e punës për një konsultim të gjerë me të gjithë qytetarët shqiptarë.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar edhe  detaje për mënyrën se si do të operojë ky grup pune, i cili në thelb synon zgjidhjen e problemeve socio-ekonomike, që sipas saj kanë kapur për fyti familjet shqiptare.

Sipas Kryemadhit premtimet e Rilindjes për 300 mijë vende pune mbetën thjesht spot publicitar, ndërsa shton se për shkak të keqqeverisjes, mbi 400 mijë shqiptarë lanë vendin në kërkim të një jete më të mirë.

Postimi i plotë

Sot së bashku me grupin e punës së programit të LSI. Pas një konsultimi të gjerë me shqiptarët filluam të hartojmë programin, i cili do t’i japë zgjidhje problemeve, që kanë kapur nga fyti jetën social-ekonomike të vendit.

Ne si LSI, nuk premtojmë parajsën, as zgjidhje të fantapolitikës, që bëhen për të rrëmbyer votat dhe pas zgjedhjeve ato hidhen në kutitë e plehrave. Ashtu siç ngelën vetëm në spot publicitar premtimet e Rilindjes për 300 mijë vendet e punës dhe dëbuan nga vendi më shumë se 400 mijë të rinj dhe të reja, burra dhe gra.

Të “shëndetësisë falas”, që në fakt është shumë më e shtrenjtë se më parë. Uljes së taksave për 97% të shqiptarëve, që në fakt u kthye në “mrekullinë” e vetëm 4-5 oligarkëve, klientë të oborrit të Surrelit.

Ne si LSI, e kemi të shenjtë fjalën e dhënë. Ajo është detyrim për ne ndaj shqiptarëve. Programi ynë po hartohet për njerëzit e zakonshëm, për ata të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre në Shqipëri. Ne si LSI, duam t’i japim zgjidhje përfundimtare papunësisë dhe do e bëjmë të mundur këtë.

LSI, si asnjë forcë tjetër politike shqiptare, e ka në themelin e programit të saj punësimin e shqiptarëve. Shqiptarë të punësuar me rroga të mirë-paguara, janë një garanci për të ardhmen e Kombit dhe familjes shqiptare.

Ne si LSI, do i kthejmë shpresën rinisë për ta parë veten dhe të ardhmen e tyre në Shqipëri, jo të marrin rrugët e emigrimit dhe do e realizojmë me çdo kusht këtë aspiratë. Dhe kush më mirë se ekipi i vajzave dhe djemve të LRI mund ta realizojë këtë.

Ne si LSI, në qendër të vëmendjes do të kemi përkrahjen ndaj gruas, ecjen përpara të saj në shoqëri, pavarësinë e saj ekonomike, që të mos kthehet në “skllave” të familjes, por në nënën e respektuar nga fëmijët, gruan e denjë në krah të burrit, vlerën e vërtetë të kombit. E kush më mirë se grupi i grave intelektuale, luftëtareve të pakompromis që ka LSI mund ta realizoje këtë.

Ne si LSI, do ndryshojmë thellësisht qasjen e deritanishme të politikës ndaj 50% të shqiptarëve. Ata janë konsideruar si qytetarë të dorës së dytë, nga shërbëtorët qeveritarë të oligarkëve dhe krimit.

Fermerët dhe blegtorët, kontribuesit e 22% të PBB së vendit do marrin mbrapsht nga buxheti i shtetit kontributin e tyre në ekonominë shqiptare. Subvencionimi do të jetë për çdo kokë bagëti, për çdo koshere blete, çdo dynym të mbjellë, për çdo serë të ndërtuar, direkt te fermeri duke hequr hallkat dhe burokracitë e deritanishme ku fermerët harxhonin më shumë kohë dhe para për aplikime, se sa përfitonin nga subvencionet.

LSI do heqë akcizën e naftës për fermerët. Unë i jam përkushtuar personalisht kësaj pjese të programit dhe do jem çdo dite, në çdo fshat, në çdo shtëpi së bashku me ta për ta realizuar deri në fund këtë program që do ndryshojë realisht jetën e fermerit dhe blegtorit, të familjeve të tyre.

LSI nuk ka bërë ndonjëherë propagandë me fjalë boshe, por edhe si më parë fjala e LSI, është fjalë e mbajtur!

b.b/dita

Share This Article
19 Comments
    • Shikoni foton e fundit duket sikur te gjithe te pranishmit kane mledhur kurrizin dhe thone me vete “o Monika na çave bythen gjithe mbasditen ,ça ti bejme Likes qe na dha ndonje kocke (miliona) kur ishim me kualicion me Sal malokun ,sa per ty (Monika) as qurret nuk do te hidhnim”

  • Zjush Mona dhe të tjerë. Mos u lodhni shumë.për të bërë plane dhe projekte, sepse populli nga ju kërkon tre gjëra:
    1) Të gjithë ju krypartiakët e këtyre 28 viteve të jepni dorëheqje njëherë e përgjithmonë nga politika.
    2) Të riktheni në buxhetin e shretit të gjitha paratë (në cash, lekë , valutë, florinj, bizhuteri etj) që i keni në shtëpi, apo banka si brenda dhe jashtë vendit.
    3)Të riktheni të gjitha pasuritë e pakujtshme që keni si brenda dhe jashtë vendit, duke i a kalur shtetit me akte ligjore. Kjo sepse nuk i keni me punë të ndershme!
    Nëse i përmbushni këto tre detyrime, populli do ua falë vuajtjet dhe hallet që ju ja keni krijuar gjatë tre dekadave. Mbas kësaj të bëni një jetë normale siç dëshironi ju që na e thoni shpesh nëpër protesta, podiume partiake apo tek foltorja e vetme popullore, të cilën ju e braktisët pa arësye dhe mirë bëtë se nuk e meritonit.
    Arbëror Epiroti

  • O Buçe nuk iken shqiptaret po u hapi Rama 400 mije vende pune ne Gjermani. Tha qe do hapi 300 mije vende ne fillim te mandatit? Hapi 400 mije. Dhe punesoi edhe LSI-stat qe le ti rrugeve. Po deshe edhe ti mund te ikesh ne Gjermani. Po ti nuk iken se je mesuar me pune te lehta si prsh hajdute, Llafazane, shpifese, bllokuse rrugesh, gjujtese me kepuce etj.

  • Konkretisht zonja M.Ju keni pasur Ministyrine e Transportit dhe Drejtorine e Rrugeve.
    Perfaqesuesi i juaj(LSI) Drejtori i Rrugeve Dashamir Xhika,u arrestua per vjedhjen e 45 miljon eurove ne Rrugen Tirane-Elbasan dhe 20 miljon Euro ne Rrugen e Gjinarit.Si do ti pergjigjesh ti elektoratit shqiptar,per keto vjedhje te partise tuaj LSI?
    Ti thua,qe :Jeni parti e premtimeve te mbajtura.
    Cfare premtimesh do te mbanii lidhur me perfaqesuesit tuaj ne pushtet?
    Qe do te vidhni me shume?

  • Lristat do ta kenë të garantuar 1 muaj trajnim erotiko naziskin në Haremin Veror famëkeq të Jales me drejtoreshë Erisa hundpinokja

  • Partia private e hajdutvetë ILIR METËS DHE MONIKA K….LSI- I KA NDEZ MOTORIT E BITHËS MONIKËS ME KOHË ME LULUSH-rrapatushin , DUKE BLLOKUAR RRUGËT.

  • Ja dhe mesuese laperja po i shpjegon mesimin nxenesve cirake si te pervetesojne artin e vjedhjes se Shqiptareve,pa e ngritur aspak koken nga shkresurinat,medemek kesaj bythqire femer i digjet barku per Shqiptaret,ptuuuu maloke shurrethartuar qe te ra telebingo per te neperkembur intelektualet e vertete te ketij vendit.

  • Ah moj qyqe sa poshtë ke rënë kur del rrugëve me Dhembcakallen, bythderren, surrattepsine, hundpinoken, surratalienen, surratpispiruqen, Edhjetin, në vend që të jesh zonjë e parë si çdo grua presidenti. Tani je zonja e fundit apo njeriu ime i urryer në shqiperi

    • Sot Nafije Fallxhorja do mbledhë konventën dhe do filloje përrallat për rritjen e madhe ekonomike po erdhi leshelija larg qoftë ne pushtet,,dëgjoni mrroklla, premtime boshe, fjalë në ajër, disa lriste të haremit veror të Jales do bëjnë pak zhurmë për Nafijen

  • Sot Nafije Fallxhorja do mbledhë konventën dhe do filloje përrallat për rritjen e madhe ekonomike po erdhi leshelija larg qoftë ne pushtet,,dëgjoni mrroklla, premtime boshe, fjalë në ajër, disa lriste të haremit veror të Jales do bëjnë pak zhurmë për Nafijen

  • Mona po e ritheksoj parashkruesin se LSI ka drejtuar sigurimet shoqerore.hipetekat.arsimin.shendetesine.rruget
    tatimet dhe plus privilegje te tjera.

  • O RRUSPIE RRUGAÇE RRUGESH QE TANI PO KERCENON GJITH NJERZIT MOS E KE MAR GJE ME TAPI QE TE QEVERISESH DERI SA TE VDESESH MOJ ZARBE NUK KE PER TE SHPETUAR MOJ PUTAN KOT E KE SE POPULLI TE KA VARUR KARIN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *