LSI në Presidencë për krizën, në vend të Kryemadhit shkon Petrit Vasili

J L

Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim është ftuar nga ish-kryetari i saj, Ilir Meta, sot president i Republikës, për të biseduar mbi krizën politike në vend.

Kjo parti përfaqësohet në Presidencë nga Petrit Vasili dhe jo nga kryetarja Monika Kryemadhi, bashkëshorte e presidentit.

Vasili mbërriti rreth orës 10:15 në zyrën e kreut të shtetit për të biseduar mbi krizën.

Në një postim në Facebook Meta shkruan se po vijon konsultimet me partitë politike, në përpjekje për zgjidhjen e krizës në vend.

“Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, shkruan Meta.

Petrit Vasili mbajti postin e kryetarit të LSI-së gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, e cila në terren u drejtua nga Ilir Meta, ndonëse ky i fundit ishte votuar në Parlament si President i Republikës.

Aktualisht, Vasili është një prej 26 anëtarëve të Kryesisë së LSI-së.

Më herët në zyrën e Metës ishte i pranishëm kryeopozitari Lulzim Basha, ndërkohë që kryeministri Edi Rama vijon të refuzojë ftesën e Presidentit, e cila është e vlefshme deri në orën 13:00.

j.l./ dita

Share This Article
8 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *