LSI pret që reforma në drejtësi të miratohet brenda muajit mars.
“Unë kam bindjen që kjo reformë do të përmbyllet të paktën deri në mars të këtij viti”,thotë Silva Caka për Ora News.
Sipas saj, sugjerimet e LSI synojnë vetëm të përmirësojnë draftin.
“Nuk janë mosdakordësi, unë të paktën nuk do të doja t’i shihja në këtë këndvështrim, sigurisht ajo ngelet çështje këndvështrimesh, gjithsesi unë nuk dua ti shoh kështu. Unë dua ti shoh si përmirësime, të cilat ne si LSI i kemi parë për t;ju bashkangjitur draftit që kanë propozuar grupi i ekspertëve të nivelit të lartë”, thotë ajo.
Caka shprehet se konsensusi politik për reformën është i mundur, në të kundër vlerëson referendumin si zgjidhjen e fundit.
“Më e mira do të ishte të arrihej përmes konsensusit politik, nëse nuk arrihet konsensusi edhe referendum është një nga zgjidhjet. Ne do ti tregojmë të gjithë qytetarëve që jemi tashmë të përgjegjshëm dhe që mund ta arrijmë një konsensus politik”, shton ajo.

Mendon ti apo LSI-ja moj cupe……………sikur e le enigma kete deklarate.Le qe ju nuk u ndahet shpirti ne PeDe-ja e Qen Berishes,shpetimtarit te Likes suaj qe eshte bere si personazh I filmave vizatimore.