Lëvizja Socialiste për Integrim shprehet e shqetësuar për debatet me karakter elektoral në sallën e Kuvendit. Në një deklaratë për mediat sot në mesditë, nënkryetari Petrit Vasili tha se Parlamenti po përdoret për qëllime elektorale nga partitë politike.
“Sot ndodhemi par jush për të ndarë një preokupim që ka marrë përmasat e një shqetësimin të vërtetë, lidhur me përdorimi apo shpërdorimin e sallës së Parlamentit për qëllime elektorale. Siç e keni përcjellë edhe ju, por dhe qytetarët, salla e Parlamentit ka nisur t’i ngjajë studios televizive për debat. Ethet, ankthet elektorale por në disa raste pakontrollueshmëria e etheve elektorale ka bërë që të shpenzohet orë debat elektoral duke lënë mënjanë ligje të rëndësishme, ku dhe cilësia e legjislacionit është bërë jetike. Ne bëjnë apel për kthim në normalitet dhe disiplinim të rregullores kur respekti i rendit të ditës mos të zëvendësohet nga debati elektoral. Debati elektoral ka vend, por ka të bëjë me ligjet e integrimit të gjithëpranuara nga opinioni publik dhe për të ecur në rrugën e integrimit në vend të deklaratave shterpë”, tha Vasili.
Leave a Comment
