Dekriminalizimi, reforma në drejtësi dhe ekonomia ishin tri pikat kyçe ku u ndal Ilir Meta në fjalën e mbajtur para Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Meta vlerësoi faktin që procesi i dekriminalizimit është futur në shinat e dialogut mes dy palëve dhe kërkoi që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, në mënyrë që, siç tha ai, të çrrënjoset njëherë e mirë çdo lloj ndikimi kriminal në politikën e vendit dhe të vendosën standarde më të larta të integritetit të politikanëve.
“Ky proces ka hyrë në trasenë e konsensusit dhe jemi të interesuar që ky proces të përfundojë sa më shpejt. Të dyja drafet janë më shumë se 90 përqind të përafërta dhe shpresojmë që diferencat të kapërcehen me konsensus dhe nëse jo, kemi rënë dakort t’i drejtohemi Komisionit të Venecias dhe për të pranuar çdo mendim të tij. Kjo është e domosdoshmë për t’i dhënë fund një periudhe të shëmtuar të politikës shqiptare dhe një debati e retorike mjaft helmuese”, tha Meta.
Sa i takon reformës në drejtësi, kreu i LSI-së kërkoi një debat publik për ndryshimet kushtetuese.
“Çështja e dytë është reforma në drejtësi. Është me rëndësi që procesi po ecën pas përgatitjes së draftit, por duhet që ndryshimet kushtetuese të bëhen me debat publik për të forcuar sundimin e ligjit dhe goditjes shembulllore të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, vlerësoi Meta.
Ilir Meta ripërsëriti mbështetjen për aksionin kundër informalitetit, megjithatë këtë mbështetje e shoqëroi me një “por”.
“Duhet gjithçka për të përmirësuar situatën ekonomike, që paraqet sfida të jashtëzakonshme. Ne përkrahim të gjitha përpjekjet apo aksionet për formalizimin e ekonomisë, por është shumë e rëndësishme që të kemi një strategji më të qartë për rritjen ekonomike të vendit dhe për këtë duhet të kontribuojnë të gjithë përfaqësuesit tanë, që tani me propozime konkrete sa i takon projekbuxhetit të ri”, tha Meta.
Kreu i LSI-së u ndal edhe tek çelja e negociatave, që sipas tij, varen thellësisht nga ecuria e reformave sa i takon dekriminalizimit dhe asaj në drejtësi.
Pas kryesisë, Kreu i LSI-së dha dhe një prononcim për mediat:
A i keni kërkuar aleatit tuaj Edi Rama ndryshime në qeveri?
Ne gjithmonë kërkojmë impulse të reja qeverisëse, kërkojmë standarde më të larta të qeverisjes. Sa i takon ndryshimeve, ia kemi lënë iniciativën gjithmonë kryeministrit kur ai e gjykon të arsyeshme.
A i ka këto impulse qeveria deri më tani apo duhen rinovuar?
Nëqoftëse ju jeni të kënaqur me impulset e deritanishme, unë do të isha shumë i lumtur për vlerësimin tuaj. Unë besoj se gjithnjë ka nevojë për impulse gjithnjë e më të gjalla e më të fuqishme.
A do të kemi ndryshime në qeveri?
Kjo është pyetje që i takon kryeministrit Rama.

Iliri duhet te krijoj nje koalicion me FRD-ne e Bamir Topit … Te marrin opoziten , dhe te bejne zgjedhje presidenciale te parakohshme … Ai duhet te ba faktoje me vepra nese eshte pro dekriminializmit apo jo … dhe kjo vertetohet vetem duke zgjedhur nje president te ri … fjalet jane te pavlefshme … Shqipetaret presin nga Z.Meta nese ai eshte me popullin … E vetmja menyre qe te na faktoje se ai vete nuk eshte i inkriminuar , eshte duke bere koalicion me FRD_ne dhe te votohet per te bere zgjedhje presidenciale … Shpresojme qe Iliri te krijoj nje opozite te denje per popullin Shqipetare … Dhe gjitcka te eci ne rregull … Dekriminalizmi fillohet vetem nga keto pika qe une sapo permenda … Vetem keshtu Iliri do ti faktoje gjithe Shqipetareve dhe nderkombetareve se nuk eshte i inkriminuar vete apo si parti … Dhe ne edhe pse do te zgjidhet presidenti i ri , nuk kemi arsye perse te hetojme Ilir Meten apo opoziten e re , Shqipetaret do te thone se gjithcka u faktua me zgjedhjen e presidentit te ri … Procedimi Penal do te ndiqet per ato qe krijuan gjithe kete rremuje , qe po akuzojne Ilir Meten me CEZ …
Hahaha e papame fare! Gangsteri Like e paska vene perpara me dru vagabondin Edi.Eshte e vjeter,mbrojtja me e mire eshte sulmi!
Artan
Vellezerit siameze ishin DY cope,ne Albanistanin e Eksperimenteve Katoviciane jane 4 vellezer Siameze qe e kane lidhur zorren e bythes bashke,Nano,Sala,Likja,Edushi.
Meta do 2 vende ministrash ne qeveri! Per 2 njerezit e tij me te besuar! Per Moniken dhe per Artur Zhejin! Se baba Take Brahoja i duhet pwer te zbuluar grupe armiqesore e poliagjente qe destabilizojne jeten e ciftit Mete Kryemadhi!
Ai qe duhet te largohet i pari eshte Ilir Meta!