LSI: Përgjimi i Tahirit, ngjarje e rëndë, të gjendet autori

Elton Tafaruci

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për herë të parë për pajisjen e vogël përgjuese që u gjet në paradhomën e zyrës së ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili duke folur nga selia e partisë, tha se kjo ngjarje është tepër e rëndë dhe personat përgjegjës të nxirren para ligjit.

“Bërja transparente e plotë, zbardhja e përgjegjësisë pa hezitim për këdo do të ishte përgjigjia më e mirë për këdo. Hetimi duht të zbulojë përgjegjësitë e gjithsecilit në një cështje të tillë kaq serioze pa dalluar kërkënd, qoftë ministër, zv/ministër etj, pavarësisht nga përkatësia politike që mund të ketë. Dhe sa i takon përgjimeve çështja kërkon hetim dhe me ndihmën e ndërkombëtarëve. Është momenti që vetëm përmes transparencës maksimale të ndahemi një herë e përgjithshmonë nga paligjshmëritë”, u shpreh kreu i grupit të LSI Petrit Vasili.

Share This Article
1 Comment
  • Duket qe edhe LSI-ja po i bje gozhdes atje ku i bje edhe Sali Berisha.LSI-ja ka mundesi qe te jete si kali i trojes ne kualicionin me PS-te.Por ta dije mire,se nje levizje e saj djathtas,do te jete fatale per ate parti.Ajo ne 2013-ten mori vota se ishte me ps-te,por vetem ajo do te degradohet e do bjere ne humner me gjithe pd-ke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *