Grupi parlamentar i LSI ka përjashtuar deputetin e tij Përparim Spahiu për shkak të qendrimit kundër lidhur me Reformën në Drejtësi. Vendimi është marrë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj force politike. Kjo masë “ndëshkuese” vjen pasi Spahiu është shprehur kundër reformës në drejtësi.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, argumentoi në përfundim të mbledhjes arsyet e përjashtimit të Spahiut si anëtar grupi.
Petrit Vasili: Grupi parlamentar i LSI vendosi përjashtimin e deputetit Përparim Spahiu si anëtar i grupit parlamentar të LSI për shkak të qëndrimeve personale të përsëritura të cilat nuk kanë qenë në pajtim me vendimet e Kryesisë dhe grupit parlamentar të LSI. Qëndrimi më i fundit personal i deputetit Spahiu që lidhet me reformën në drejtësi u vlerësua si i gabuar dhe i nxituar, njëkohësisht në kundërshtim të plotë me qëndrimet tepër parimore dhe koherente të LSI për reformën në drejtësi.
LSI vlerëson rëndësinë e jashtëzakonshem të reformës në drejtësi jo vetëm për forcimin e shtetit ligjor dhe ecurinë e integrimit europian por dhe si një çështje që lidhet drejtëpërsëdrejti me forcimin e sigurisë kombëtare dhe qëndrueshmërinë e vendit edhe si faktor stabiliteti në rajon. Ndaj LSI do vazhdojë në mënyrë konseguente të punojë për miratimin e reformës në drejtësi me transparencë dhe konstruktivitet sipas standarteve të Venecias, larg emocioneve dhe llogarive afatshkurta partiake dhe elektorale.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Spahiu ishte shprehur kundër monitorimit nga ndërkombëtaret të procesit të “Vetingut”.
“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me Komisionin Europian dhe shpresoj edhe me Bashkimin Europian. Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Çfarë përfaqësojnë këta?!” kishte shkruar Spahiu në rrjetin social Twitter.

pas ketij do dalin edhe te tjere qe do perjashtohen nga lsi, qe pastaj meta te thote s’kam c’te bej, nuk i kam 20 votat qe premtova per reformen ne drejtesi…
Kjo eshte vertet loja qe ka filluar pas mbarimit te dy pjeseve te kohes se rregullt.
Tani jemi ne shtese dhe prisni se cfare rezultati do dali pas kesaj.
Mos harroni se ka edhe gjuajtje penalltie!!!!!!!
Si mund ta perjashtosh Perparim jevgun e zgjut nga Grupi i te besumve te Monikes!!!
Perparimi kushrini i Ylli Manjanit po lun lojen e tij tinzare ashtu me djallzinj siç din ta lujn vetem spahinjte sherbetore te atyre qe i lan te pasurohen.
Perparimi lef prej kohesh,si ato zagaret e gjuetis,se e din mire se mbrapa ka Liken me Moniken me çifte ne dore.
Ne pergjigje te zoterinjeve qe nuk jane dakord me reformen.
Kujt i trembeni protektoratit ??? Nese populli yne do te kish mundesi per te protesuar me shume se nje dite (me bilete te paguar dhe nga nje cope buke me domate ne dore ) do e bente ate me dite te tera .
Deokracia dhe shteti ligjor tek ne jane te vdekur sepse u moren ne dore te besnikeve te SISTEMIT te Enverit servilat frikacake,medioker dhe te pavizion e ide por edhe te pashpirt dhe pa taban.
Filozofia e tyre eshte “ne jemi elita ne vume pasuri dhe kjo na takon vetem ne” duke i dhene sa me pak te varferit e mban te tulatur per buken e gojes zvarre pas Agait ….dhe nje shtet qe nuk ben llogari per pasurine e popullit qe nuk din nga i shkojne te ardhurat qe nuk menaxhon dot vendin e tij.
Hajduti e i pa udhi eshte me i zoti dhe po u mundove te hiqesh i ndershem perndiqesh ne vite ti si hajdut nga aparatciket e paskrupull per nje pesemijelekesh te vjeter e çuditeshme por e vertete.
une mendoj se inisiativa e marre nga superioret e demokracise perendimore eshte me se e domosdoshme karshi kesaj BARIKADE bajate ne emer te sovranitetit…te kujt sovraniteti te te perlyereve ne llum.
Zoterinj Sali, Jozefina, dhe ju si me i riu ne moshe, Spahiu, lereni kete popull ne hall te vet ju jetoni per mrekulli a nuk jeni ngopur ne pasuri dhe emer,boll!
Jane dhe nje pjese intelektualesh qe vrojtoje gjithkend edhe pertej oqeanit dhe thone se MJAFT.
S’ eshte,vec nje loje dhelprash Metiste…pra,do mungoj nje vote tani per tani,me von te shohim…
Edhe mua me shkon mendja tek paksimi i votave …me djallezi….per ta bere te pamundur kalimin e reformes pa nje marreveshje komardare….
Ky ta siguroj une ,ska dal kundra me kok te vet ,ka dal se i ka thene Meta, nuk i leverdis.ka te drejte Spartak Ngjela,mjer populli yne,sa do te shfryjme ne ,te bertasim,,, asgje nuk u ndodh atyre,keta jane plehrat e Salmetes,Mjerr Shqiperi e Mjera Shqiperi,kush te ka fut kryt nen hi?Salmeta me hordhi,dhe nenen e vet kan me . . . shit ,qumshti i nenes u be balt,ajo e monikes ,liris argites e k . . . te tjera u be mjalt
Pas kesaj skeme, qe do te titullohej “Po kjo eshte loje!” vetvetiu cdokush pyet: Ore ke ka takuar Ilir Met Floriri ne SHBA ne udhetimet e tij blic? Atje i ka marre zarfet e skemave te tij? Po lobi Podesta punon “vullnetarisht” edhe per kete, perveç Lulushkes. Kjo eshte vertet e çuditshme: thuhet se SHBA dhe BE e kane rritur presionin ndaj dredharakerise shqiptare Berisha-Meta (kandidate me te pare per ne biruce te burgut, te shoqeruar ose jo nga Liri-Monika, te cilat cuditerisht po rrine aq urte sa me t’u ba me pyet a jane apo jo gjalle zonjat katundare), po dhe keta ne progresion gjeometrik kane rritur diabolizmin e tyre. Te presim finalen! Atehere, mjere ata. S’ka as zgjedhje, as referendum, pa vershuar cunami popullor mbi pronat e tyre, mbi gjakun e djersen tone. Me keq se 1997-ta do te behet me keta spurdhjake, qe duan te imitojne Asaadin e sheike te tjere, rrjepacaket e qelbur!
Kjo mase nuk mallengjen asnje. Ai vertem shprehu ate qe te tjeret e kane ne mendje, por e shprehin ndryshe. Une kam frike se Spahiu ka shprehur pozicionin e Metes i cili po luan rrolin e karagjozit, per reformen, duke mbeshtetur Berishen me fjalor elokuent.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.
DHE MOS HARRONI, NE ZGJEDHJE VITIN TJETER, E KENI PRAPE THESIN ME MIELL NGA ILIR META.