Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes maxhorancës dhe opozitës për realizimin e një ligji të përbashkët për dekriminalizimin.
“Përshëndesim konsensusin për dekriminalizimin. Qytetaret meritojnë përfaqësim dinjitoz. U tregua që konsensusi është sfidë e mundur, rrugë e detyruar politike. Është një arritje e rëndësishme në të cilën nuk ka vend as triumfalizimi politik, as monopolizimi i një konsensusi të rëndësishëm. Ishte një hap që duhej hedhur edhe më shpejt, megjithatë është i mirëpritur. I japim një mesazh të rëndësishëm partnerëve ndërkombëtar. Gjithashtu hap rrugën për konsensuse të reja politike. Sfida e radhës për reformën në drejtësi”, deklaroi Vasili.
Ai theksoi se reforma në drejtësi përbën një shqetësim madhor.
“Nga sot të gjithë kanë hequr një peshë, tashmë domeni i luftës reciproke të përbaltjes, lidhur me këtë çështje mbyllet këtu dhe tani fjalën për këtë çështje e ka ligji, që është i qartë e konsensual. Në këtë rrugë do vazhdojmë të mbështesim zgjidhjet konsensuale. Edhe reforma në drejtësi i ka të gjitha mundësitë për të arritur një konsensus të ri”, u shpreh nënkryetari i LSI-së.

vasili, ministri me i mire i shendetesise qe ka patur ndonjehere shqiperia dhe burre i mencur dhe modest
ke shume te drejte.ta bejme president.vetem ky do ta shpetonte shqiperine nga kanceri LSI.ky eshte antivirusi LSI.
Bacili ose Vasili , nje person vertete bacil soc eshte mbushur politika shqipfolese ! Asgje te perbashket me shqiptaret nuk ka ! Per shendetesine qe po flasin krya zoterinjte me siper , mund te them me bindje dhe kompetence te plote se Zani Çaushi eshte vete Nene Tereza , ne krahasim me Bacilin !
Edhe Europa,edhe Ameriqia,jane dakort qe te mos zgjidhen njerez me precedente penale ne pushtet ne komuna ne qeveri ku mileti e pranon dhe e pergezon,POR,eshte lene si pa dashje ajo qe eshte kryesorja e kryesoreve: ESHTE LENE PA PERMENDUR FUQIA EKONIMIKE,PASURIA E VJEDHUR,E GRABITUR,E QE PO GRABITEN PERDITE SHQIPTARET. SI KA MUNDESI QE DHE AMERIKA DHE EUROPA PER KETE HESHT?
SA MILIARDA I JANE GRABITUR E SA DO I GRABITEN KETIJ POPULLI? EDHE SA VJET?
Kjo çeshtje nuk i takon politikaneve dhe partnereve,kjo eshte detyre per zdhjdhje e vete popullit.