Deputetë të LSI-së dhe përfaqësues të ministrisë së Arsimit zhvilluan një takim sot në mesditë për të diskutuar rreth fazës së dytë të pranimeve në Universitete.
LSI kërkon fleksibilitet dhe në një prononcim për Ora News Kejdi Mehmetaj thotë: MAS është duke punuar në dy drejtime. po punon për transparencë e për të qetësuar maturantët. Propozimi ynë për fazën e dytë, asnjë nga lëndët me zgjedhje të mos llogaritet 0 pikë.
