Kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur të dalë në një deklaratë për mediat së bashku me krerët e partive aleate.
Ka qenë Fatmir Mediu ai që ka folur i pari për vendimin e djegies së mandateve, i cili u shpreh se vendimi ka qenë unanim.
“Ne që jemi këtu kemi një kalicion politik dhe lektoral të hershëm dhe kemi detyrimin moral përballë atyre qytetarëve që na kanë votuar, por edhe të atyre që dolën dhe treguan që Rama nuk mund të qeverisë më vendin. Është detyrimi i secilit prej nesh ti përgjigjemi atij zëri të qytetarëve me një qëndrim të përbashkët që ka të bëjë me djegien e mandateve.”
Për Vangjel Dulen, misioni i opozitës nuk përfundon me kaq. Ai tha se kërkohet një mbështetje e të gjithëve.
“Opozita e bashkuar parlamentare është në kushtet e realizimit të misionit të saj, i cili nuk mbaron me djegien e mandateve të këtij parlamenti ilegjitim, i cili i jep fund qeverisjes ilegjitime të Ramës. Ky koalicion opozitar drejton popullin, mbështetet nga populli për të sjellë ditën e nesërme, një ditë ku do funksionojë demokracia funksionale. Misioni është i vështirë, i rëndë dhe kërkon mbështetjen sot më shumë se kurrë, jo të mbështetësve tradicionale, por edhe ata që janë të gënjyer nga Rama.”
Ndërkohë për Nard Ndokën, Rama është kapur duke vjedhur ndaj dhe duhet një reflektim.
“Qytetarët folën qartë, patën mbështetje maksimale për aksionin opozitar, por folën edhe për mandatin e kryeministrit. Ai duhet ta lexojë qartë protestën e qytetarëve. Rama është kapur duke vjedhur zgjedhjet. Është kapur në korrupsion duke vjedhur dhe besoj që është momenti i reflektimit nga zoti Rama jo vetëm për mandatin si deputet, por edhe si kryeministër. Axhenda e opozitës është e qartë. Nëse nuk lexon mesazhin e qytetarëve është detyra jonë ti tregojmë si të largohet.”
Në përfundim të deklaratave Lulzim Basha tha se parlamenti aktual nuk është legjitim, pasi mandatet e mazhorancës janë rezultat i lidhjes me krimin dhe oligarkët.
“Mos humbisni kohë me budallallëqet e një njeriu të ç’ekuilibruar. E gjithë opozita ka marrë një vendim për t’iu bindur urdhrit të qytetarëve shqiptarë. Të tjerat janë budallallëqe për të devijuar të vërtetën. Edi Rama nuk është më kryeminsistri i shqiptarëve” – tha Basha.
Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është shprehur ende zyrtarisht për opsionin e djegies së mandateve. Pavarësisht takimit me Bashën në zyrën e këtij të fundit, Monika Kryemadhi nuk ka pranuar të komentojë për mediat vendimin e partisë së saj.
l.h/ dita

Vendim shume i drejte, por jo ti digjni dhe per gjashre muaj te merrni rrogat e majme, por te shkoni ne parlament , ti dorezoni ato dhe udha e mbare ju qofte e ne p… te semes te shkoni.