Lu: Mbështesim me forcë ligjin për dekriminalizimin

Saimir Lleshi
Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, duke folur gjate nje konference me teme "Grantet per Fuqizimin e Demokracise", organizuar nga USAID./r/n/r/nAmerican Ambassador in Tirana, Donald Lu, speaks during a conference on the "Grants for Strengthening of Democracy" organized by USAID.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë thotë se mbështet përpjekjet e Parlamentit të Shqipërisë dekriminalizimin.

Kujtojmë se paradite, ambasadori Lu dhe ekspertë nga kjo ambasadë shkuan në selinë e Kuvendit ku zhvilluar takime me deputetët që janë angazhuar për hartimin e neneve përkatëse të ligjit.

“Sot, ekspertë teknikë nga Shtetet e Bashkuara bënë një prezantim në parlamentin shqiptar mbi praktikat më të suksesshme në SHBA për hetimin e të kaluarës së zyrtarëve në qeverisje dhe udhëheqësve politikë.

Prezantimi u organizua nga Ambasada e SHBA, në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit të miratuar së fundi.

Ambasada mirëpret përpjekjet e parlamentit për të zhvilluar më tej aktet nënligjore të këtij ligji të rëndësishëm, dhe mbështet me forcë zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin”, thekson ambasada amerikane në Tiranë. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *