Ambasadori amerikan Donald Lu zhvilloi një vizitë në Drejtorinë e Doganave, ku u takua edhe me drejtoreshën Elisa Spiropali.
Lu dhe Spiropali,diskutuan në sfidat e doganave shqiptare, siç është parandalimi i trafikut të drogës dhe i atij të armëve.
“Patëm rast që të diskutonim nga afër për punën që është bërë në administratën doganore, për reformimin e shërbimit doganor shqiptar folëm për reformën që është kryer në administratë duke filluar nga kodi etik nga uniformat e reja, teset e integritetit, bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi me Croën Agents në gjithë këtë fushë, patëm rast të flisnim për reformën legjislative, kodin e ri doganor dhe si ndikon mbi lehtësimin e tregtisë dhe thjeshtimin e procedurave folëm për kanalin jeshil dhe procedurat e thjeshtuara për biznesin shqiptar apo të huaj”, tha Spiropali.
“Na ka lënë mbresë reformat e thella që drejtoresha Spiropali dhe ekipi i saj kanë ndërmarrë në zyrën e doganave. Populli shqiptar ka pritshmëri të larta për reformat në dogana dhe ende mbetet më shumë punë për tu bërë. Reformat për luftën e korrupsionit nuk do të përfundojë në një ditë të vetme, ato kërkojnë vigjilencë dhe vendosmëri.”- tha ambasadori i SHBA, Donald Lu.

Shkelqesia e tij z. Lu, qe eshte impresionuar kaq shume nga reforma e thelle e ndermarre nga zonjusha Spiropali ne zyrat e doganaveme duket se ka folur pa dogane. Para se te fliste shkelqesia e tij do bente mire te konsultohej me chief of station qe ka ne ambasade, jo per ndonje gje po kokaina perziere me kimikate e plehra kimike, qe erdhi nga kolumbia, tranzit neper Ekuador, me dokumente false venezueliane, nepermjet Portit te Haifas si kaloi ne doganen e Durrsit pas reformave impresionuese Spiropali?! Kokaina e rafinuar me pasterti mbi 90% si doli po nga Dogana e Durresit (Terminali lindor). Valle nuk paten frike boset e kokaines nga reformat Spiropali. Shkelqesia e tij z. Lu a e ka pyetur DCM-ne e tij ish parashutist (Zhardinene) se a u lodh shume ta bindte z. Spiropali per te riparuar kamionin skaner te firmes kineze Nu-Tech? Me qe jemi ketu Shkelqeisia e tij cfare mesazhesh merr nga linja te tilla si Durres-Derna, apo Durres_Bengazi? Z.Lu pse nuk e pyeti pak z. Spiropali nese xhihadistet e Kalifatit Islamik i kane kaluar njerezit dhe “pajisjet” e tyre neper doganat shqiptare ne rrugetimin e tyre drejt Evropes, kryesisht drejt Italise ( qe nga Grosseto deri ne Imperia). Duke perdorur nje teknike ne maredheniet me publikun qe aq qef e ka guruja i PR-it Alistaire Campbell “names dropping technique”,a e pyeti Shkelqesia e tij z. Lu zonjen e nderuar Spiropali, nese lushnjari Aldo Kobuci ne rrugetimin e tij Itali-Raqqa a ka kaluar neper dogant shqiptare?!?!?! Ky z. Lu se pse me kujton ambasadorin amerikan te vitit 1936 ne Brss William C. Bullitt, qe ishte aqnaiv saqe u besonte edhe gjyqeve farse me prokuror Vishinskin.
Sipas nje lajmi ne Top-Channel. Ato kimikate, perdoreshin per trajtimin e lekureve te kafsheve dhe nen kete lloj biznesi, kane hyre ne Shqiperi, ne menyre te ligjshme, por qe keto kimikate, jane perdorur, per prodhimin e droges.
prandaj them se nuk ka faj as Spiropali dhe as dogana, per keto kimikate, qe kane hyre konform rregullave.
Ore Horr ne terminologjine doganore gjendet termi “prekursor”. Doganat shqiptare qe ne kohen e Gezim Bletes ndjese paste (mars 1998) kane listat e prekursoreve te heroines, kokaines etj. Lista keto te derguara nga Viena, ku ka qendren organizmi anti-droge i OKB-se. Ka urdher me shkrim te Sokol Krajes (drejtor i pergjithshem i dpoganave i vitit 2002), qe keto lista te kihen parasysh me patjeter nga doganieret. Z. Shpetim Idrizi ne vitin 2004, me cilesine e drejtorit te pergjithshem te doganave ka leshuar nje shkrese te ngjashme per problemin e prekursoreve. Ne rast importi, eksporti dhe tranziti te mallrave te perfshira ne te tilla lista sipas te famshmit profil rreziku, qe e permend vend e pa vend ne publik zonjusha Spiropali, automatikisht partia e mallit, mjeti me te cilin ajo transportohet kalojne me te kuqe d.m.th. per kontroll te plote (jo me zgjedhje) fizik. Kaqe, mjafton se me pas duhet te perdor nje gjuhe teper teknike qe e kupton vec DCM-ja ish-parashutist i Ambasades Amerikane.