Vijon puna për mirëmbajtjen e këndeve të lojës kudo ku ka marrë jetë projekti “Luaj Tirana” për rehabilitimin e hapësirave rekreative në kryeqytet.
Në prag të pushimeve verore, të vegjëlit e kryeqytetit do të kenë në dispozicion më shumë hapësira çlodhëse dhe argëtuese, por njëkohësisht edhe një siguri maksimale.

Në të gjitha parqet e ndërtuara nëpër lagje është bërë verifikimi dhe është ndërhyrë për riparimin e tyre në kohë rekord.
Ndërkohë, Bashkia ka nisur organizimin e skuadrës së re, mjeteve, planifikimin e punës, nevojave dhe ndërhyrjet rehabilituese e mirëmbajtëse kudo.
Ndërhyrjet kanë prekur edhe fushat sportive të ndërtuara nëpër lagje, ku të rinjtë mund të luajnë futboll, basketboll apo t’i shfrytëzojnë për qëllime të ndryshme social-kulturore.

s.a/dita

Po 7 xhuxhat?
7 Xhuxhat tek rruga Elbasanit,ku ne shallupe hipi Meta me vajzen,tek gomari hipi Rama vetem!!!!!!