Luan Krasniqi ka bërë të ditur se do të dhurojë 65 mijë euro për Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë, pjesa më e madhe e të cilave të fituara nga ndeshja e bamirësisë zhvilluar nëntorin e kaluar me Uve Huk. Ish-kampioni i Evropës doli në ring për të grumbulluar fonde për të ndihmuar fëmijët, ashtu si dhe Huk, i cili ka fondacionin e tij për arsimimin e fëmijëve. Dje Krasniqi ka publikuar në faqen e tij në Facebook detaje financiare nga ndeshja me Huk. “… nga meçi im i zhvilluar për qëllime humanitare me Uve Huk, udhëheqësin e kompanisë Porsche, më 16 nëntor të vitit 2013, pas përfundimit të llogarive, ka rezultuar se janë fituar 100 mijë euro. Këto janë ndarë në dy pjesë, 50 mijë euro i dedikohen Fondacionit të humanistit Huk, për qëllime arsimore dhe 50 mijë euro të tjera i dedikohen mbështetjes time për SOS-Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë”, shkruan Krasniqi. Kësaj shume i ftohen edhe 15 mijë euro të tjera, prej të cilave 12 mijë janë të mbledhura “nga maratona e mikut tim, Aldo Berti, i cili është një njeri me zemër të madhe dhe humanitare”.
bravo champion ::::ja nje shqiptar i vertete ::: jemi fier me ju ::::::