Luan Rama: KQZ gjysmake po vepron me dy standarde

anazapta

LSI e cilëson si të paligjshëm vendimin e KQZ-së për rinumërim të votave të qarkut të Lezhës. Në një deklaratë për mediat në mesditë, Luan Rama tha në emër të LSI-së se KQZ gjysmake ka aplikuar deri tani dy standarde në lidhje me rinumërimin e votave.

“Vendimi i djeshëm dhe veprimi i sotëm i gjysmë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është dëshmi e keqpërdorimit të kësaj gjysmë KQZ-je si një instrument i zvarritur politik. Kjo gjysmë KQZ po aplikon në mënyrë të paligjshme dy standarde: kërkesën e LSI për rinumërim në 15 kuti të qarkut të Kukësit, e cila nuk u pranua. Ndërkohë që për qarkun e Lezhës aplikon një standard tjetër edhe pse nuk e kërkoi njeri rinumërimin”, tha ai.

Deputeti i LSI-së për Tiranën tha se sjellja e KQZ në këtë mënyrë nuk tregon gjë tjetër veçse dëshpërimin e PD-së për humbjen e thellë në zgjedhje. Rama tha se çdo trupë që tenton të deformojë procesin zgjedhor duhet të përgjigjet ligjërisht.

“Edhe kjo sjellje është reflektim i nervozizmit dhe shenjë e dëshpërimit për humbjen dhe rezultatin katastrofik të PD në zgjedhje. Askush nuk mund të tjetërsoje rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, që është bindës. Qëndrimi i LSI është i prerë: cilido individ dhe cilado trupë zgjedhore që ka cenuar apo deformua procesin zgjedhor duhet dhe do të përgjigjet ligjërisht”, përfundoi ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *