Luan Rama: Kryeministër i papërgjegjshëm, abuzon me detyrën

Gazeta Dita

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar për listën e publikuar nga Kryeministri Edi Rama për zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën, sipas denoncimeve në Facebook.

Luan Rama shprehet se kjo listë e sajuar me spiunlliqe dhe sipas modeleve komuniste të fletërrufeve tregon se kemi një Kryeministër të papërgjegjshëm.

Postimi i plotë i Luan Ramës në Facebook:

Papërgjegjshmëri dhe abuzim! Këtë dëshmon Kryeministri i Rilindjes me të ashtuquajturën listë të njerëzve të denoncuar për abuzim me detyrën!

Një dacibao e shëmtuar e sajuar prej atij vetë, duke perdorur modelin e gardistëve të kuq, të ca spiunëve anonimë e të pashkollë që ndërsente timonieri i madh Mao në kohën e revolucionit kulturor në Kinën komuniste të fundviteve ’60 te shekullit te kaluar!

Një akt krejtësisht i kundërligjshëm që inkurajon perversitetin e spiunëve dhe dekurajon e vret besimin e qytetarëve tek ligji dhe institucionet e shtetit te së drejtës!

Sepse në një shtet të së drejtës, qytetari nuk ka pse të bëhet spiun anonim, por drejtohet tek institucionet e zbatimit të ligjit. Një veprim aspak etik e i pamoralshëm, që nuk ka asgjë të përbashkët me qasjen europiane të qeverisjes si shërbim ndaj qytetarëve e si përgjegjësi në zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë!

Një praktikë tipike komuniste e demaskimit në popull, por me një ndryshim; demaskimi komunist formalisht bazohej në ligj, ndersa demaskimi rilindas edhe formalisht është i paligjshëm! Përpjekje e dështuar, për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga krimi dhe korrupsioni elektoral!

Share This Article
10 Comments
  • More keta te LSI pse kercejne si plaka per K…Po keta e kane mbushur administraten me te pa afte te pa shkolle e hajdute

  • Ti,ore Luan Rama je nje qen-bir-qeni.Sahanlepiresi i Ilir Metes.Mos mendo se mu d te ngrihesh me lart.Ajo parti eshte familjare dhe ty te jan dhene kocken me te madhe.Laro…..

  • Eshte ceshtje koncepti. Ti s’e kupton dot, more ”luan”, mbasi jeton nen hijen e likefloririt, nen ombrellen e tij. Te komunikosh me popullin haptazi nuk eshte spiunim, eshte mentalitet modern, po ty te duket spiunim e ”dacibao”, la le pastaj, qe pergojon nje personalitet te madh te popullit kinez, Mao Ce Dun, qe e beri Kinen moderne.
    Je thjesht nje liliput! Ofendon nje popull te tere, qe denoncon per drejtesi e kunder korrupsionit.
    ”Sepse në një shtet të së drejtës, qytetari nuk ka pse të bëhet spiun anonim, por drejtohet tek institucionet e zbatimit të ligjit”. – shkruan ”luani”.
    E ke fjalen per institucionet e zbatimit te ligjit te salihit dhe likes, apo jo? Cfare tha ai megadenoncimi publik per shefin tend, liken, aleatin e ngushte te salihit? Me ze e me figure, gjjithe bota e pa dhe e degjoi, por nje ”gjemb” nuk i hyri likes me bllok ne dore per 700.000 euro. Ekspertet amerikane e provuan se eshte Likja ne video. Institucionet e ”zbatimit te ligjit”, qene dhe jane akoma ato te salihit dhe te klikes tuaj, prandaj jeni ketu, ne stacionin e shpifjeve. Kini zene radhen kush e kush te shpife me shume dhe me bukur, duke qene ne gare me njeritjetrin, qe nga kreu i lsi, e shoqja, vasili dhe me radhe deri tek ti dhe ”zonjushet”. Po e ndjeni lageshtiren. Heshtet pas rezultateve te zgjedhjeve, por vetem pak dite, e perseri filluat nga balta e shpifjet.
    Gabim fatal ka bere PS per zgjedhjen e presidentit te vendit. Sjellja e tij gjate fushates tregoi nje person te shperfytyruar, jashte natyres se tij dhe shume larg me portretin e PRESIDENTIT te vendit.
    Ramiz Alia me 1992 dha doreheqjen nga posti i presidentit si burre, kur ndryshoi raporti i forcave politike. Likja mezi pret te beje ”betimin” perpara atyre, qe i ka share e cfare nuk u ka thene.
    Populli e votoi PS dhe Edi Ramen per te bere shtetin, te kete drejtesi, rend, pune, mekembje te ekonomise dhe mireqenie sociale. Shqiptaret presin te shikojne dy gjera: progresin dhe skrapin!
    Sjellja juaj deri tani anon nga skrapi. Te shikojme, ne se vendi nuk do te ece perpara, atehere harram besimin, qe populli i dha Edi Rames. Ata qe mbajne lidhje me qeverine dhe denoncojne korrupsionin meritojne nderim dhe jo ofendime.

  • Ka goje e flet ky kelysh kurve pjese e LSI se Like Florirt, Parti qe licenson dhe pranon anetare te saj vetem hajdute.

  • Njerez me te pa pergjegjshem dhe abuzues ne kulm me funksionet shteterore , deri tani ka nxjerre vetem LSI-ja ! Kjo parti eshte turpi i shqiptareve , qe duhet peshtyre dy here . Kjo , me kujton shkrimin e para do kohe , te nje gazetareje, qe thoshte : Ne nje fshat ,ishte bere problem shqetesues shkelja e besnikerise bashkeshortore , aq sa nje dite , u mblodh fshati dhe vendosi qe ,cilido qe do te shkelte besnikerine bashke shortore , do te peshtyhej nga i gjithe fshati . Nuk zgjati shume dhe doli rasti i pare , duke e peshtyre me radhe “viktimen” . Njeri nga bashkefshataret , e peshtyu dy here “viktimen”, ndaj beri pershtypje tek te tjeret , qe e pyeten, pse e peshtyu dy here . Ai iu pergjegj : Per t`u peshtyre nga nje here , ne jemi bere i gjitha fshati , por ky duhet peshtyre dy here , se edhe nuk di te ruhet ! ! !
    Pra LSI-ja eshte me e pacipa , qe nuk ndruan fare dhe eshte krejt e pa ndjeshme ndaj interesave kombetare . Eshte qesharake dhe feminore , qe idjote si puna e Luan Rames, te kapen pas kesaj “kauze” !

  • Zotrote Luan , je si ato bajgat e thata , qe dalin mbi uje ! I tille ke qene , qyshse je futur ne politike . Te pame edhe kur F.Nano te te beri minister , se sa i pa afte , kokebosh e medjemadh je treguar . Tani , nga froni i n/kryetari te LSI-se i ke shumefishuar zullumet dhe idjotesite qe nxjer nga goja .Ti kujton se populli nuk te njeh dhe i ka harruar aventurat e tua , por gabohesh ! Ky eshte mandati yt i fundit per deputet , ndaj perpiqu te kthesh rruge, se pastaj nuk do te kesh me kohe , mbasi LSI-ja do te shkoje per lesh e do t`iu marre me vete !

  • PO GJERMANËT QË E BËJNË DENONCIMIN ME TELEFON SAPO SHOHIN NJË SHKELJE QOFTË EDHE KUR SHKEL VIJAT E SEMAFORIT?
    Ç’FARË DO THUASH TI LUAN?
    LUAN!!!! KUPTO NEVOJËN E NGUTËSHME TË NDRYSHIMIT TË MENTALITETIT.
    DO FITOJË POPULLI DHE DO MBIZOTËROJË VIRTUTI TEK Ç’DO SHËRBËTOR I POPULLIT,TEK Ç’DO NËPUNËS.

  • Largimi nga qeverisja i LSI ka qene fitore me e madhe se fitorja e PS ne zgjedhje! Pse? Sepse do largohet nga administrata lukunia e felliqur e LSI, e cila beri hatane me njerezit e thjeshte, duke i sorollatur jo me dite, por me muaj dhe vite per te zgjidhur probleme, qe normalisht zgjidheshin per pak dite! Tani, rrini aty ku ju vuri sovrani, e mos beni ze. Presim vettingun, i cili duhet nisur nga ish kreu i partise suaj, tashme ne rrugen e kreut te shtetit (!), e me rradhe te delenxhinjte dhe analfabetet e tjere, qe politika ne pergjithesi, dhe LSI ne vecanti, i ka me shumice!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *