Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, shprehet se koalicioni me Partinë Socialiste është funksional dhe garant i një fitoreje spektakolare në 23 qershor. Në një intervistë për GSH, Rama thotë se përfshirja e LSI-së në koalicion i ka dhënë të majtës garancinë e munguar për fitoren.
“Duke qenë produkt i një marrëveshjeje parimore, në themel të së cilës qëndron jo thjesht dhe vetëm interesi dhe aspirata e qytetarëve dhe natyrisht, edhe e të majtës shqiptare për të qeverisur vendin, por domosdoshmëria e ndryshimit të pashmangshëm dhe e rrotacionit jetik për fatet e Shqipërisë europiane, e cila më 23 qershor do të ndahet përfundimisht nga qeverisja e papërgjegjshme dhe abuzive, koalicioni LSI–PS është funksional, efektiv dhe garant i një fitoreje spektakolare në zgjedhjet e 23 qershorit. Frymës së fitores së të majtës që dominon tërë mjedisin politik, elektoral dhe qytetar në vend, përfshirja e LSI-së në koalicion i dha dimensione shumë më të gjera dhe një rezonance gjithëpërfshirëse, i dha garancinë e munguar dhe krijoi bindjen se 23 qershori përmes votës popullore dhe plebishitare do të realizojë ndryshimin e madh; lar-gimin e PD-së nga qeverisja e vend”.
Ndërsa në lidhje me çështjen e kryeministrit, Rama shprehet se do të jetë vota popullore ajo që do ta përcaktojë. “Këtë e vendos vota popullore e shqiptarëve më 23 qershor”. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, “projekti i koalicionit LSI – PS dhe i shumë partive të tjera është shumë më i gjerë, shumë më ambicioz e shumë më i rëndësishëm se sa emri i një kryeministri”, tha Rama.

kryeminister i vendit eshte vetem EDI RAMA dhe askush tjeter, nje fitore spektakolare e pret PARTINE SOCIALISTE me 23 qershor!!!
Greis ore bir mos bej deklarata te tilla kategorike pa u konsultuar paraprakisht me Ilir Floririn.
Tani spo ju morim vesh fare se kush eshte kandidat per kryeminister Rama, Meta apo ti se jeni duke bo nje lemsh te papar.
Je te zgjuar ju te LSI le te thon cfar te duan keto te PD dhe PS por ju prap ne pushtet do jeni si me njeren parti ashtu edhe me tjetren dhe pastaj normalisht do thoni ne jemi ne sherbim te popullit…
dhe sherbimi i popullit per ju eshte qe te mbushni xhepat tuj.
Kryeminister ka per te qene ai qe eshte tani dhe nuk ka kthim pas.
Ky eshte nje diskutim i nxitur nga Berisha per te krijuar konfuzion ne elektoratin e majte
Ai ehste mjeshter poer diversione.
E rendesishme eshte qe populli te siguroj rotacion me 23 Qershor.
Nqs ndokush nuk eshte i bindur qe Meta eshte i paster (nuk ka dyshim per kete) ata jane te ftuar te votojne per PS-ne nqs duan Ramen kryeminister
Por mund te votojne edhe per partite e tjera te Aleances se Majte, une do votoj per Aleancen Popullore. Ne kete menyre ju votoni Ramen kryeminister
Nje keshille, stop diskutimet per kryeministrin, fokusohuni tek Berisha qe po premton majtas dhe djathtas me rrezikun e coroditjes.
Opozita duhet te filloj fushate sensibilizim me moton similare: Berisha Jep llogari per 8 vjet Qeverisja, Berisha ne fillim llogari pastaj premtime, Berisha premtime boshe