Luan Rama: Ndihma austriake, e rëndësishme në procesin e integrimit europian të Shqipërisë

Dita

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama që gjendet në Lusaka të Zambias në përbërje të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë e 134-t të Unionit Ndërparlamentar Botëror ( IPU), zhvilloi dje një takim të veçantë me Andreas Schieder, Kryetar i Grupit Socialdemokrat të parlamentit austriak, njëherësh edhe Kryetar i delegacionit të parlamentit austriak në Asamblenë e Përgjithshme të IPU.

Sipas njoftimit zyrtar, në takim ishte i pranishëm edhe deputeti i PDIU-së, Tahir Muhedini.

Schieder pasi shprehu falënderime të përzemërta për z. Ilir Meta, një mik të mirë që prej mbi 20 vitesh, siç u shpreh ai, ka theksuar rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit mes parlamenteve të dy vendeve tona, dhe veçmas edhe mes grupit parlamentar të socialdemokratëve austriakë dhe grupit parlamentar të LSI-së.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, duke e falënderuar bashkëbiseduesin, ka nënvizuar nevojën e bashkëpunimit dypalësh, pasi ndihma austriake është shumë e rëndësishme në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

“Në këtë kontekst, bashkëpunimi mes dy partive tona dhe mes dy grupeve parlamentare mund të bëhet një model partneriteti e bashkëpunimi efikas. Austria ka qenë gjithnjë një mike e mirë e Shqipërisë, dhe për këtë ne ju jemi mirënjohës”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *