Luan Rama në Bujanoc: Me shqiptarët e Luginës së Preshevës të gjithë ndjehemi krenarë

Dita

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama mori pjesë në Konventën e Dytë të Partisë Demokratike në Bujanoc të Preshevës.

Luan Rama përshëndeti Partinë Demokratike të Bujanocit dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës në emër të Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta.

Në fjalën e tij, Rama vlerësoi rolin e shqiptarëve  në Luginën e Preshevës si shembull të qëndresës e të patriotizmit.

“Partia Demokratike në Bujanoc është një zë i fuqishëm i shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Përshëndes Partinë Demokratike të Bujanocit dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës në emër të Kryetarit të Ilir Meta.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë shembull qëndrese e patriotizmi. Me shqiptarët e Luginës së Preshevës të gjithë ndjehemi krenarë”, theksoi Luan Rama.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *